Albert Vataj
Për shkodranin e madh Marin Barleti ka gjithnjë kohje dhe shtys të shkruhet. Edhe pse për kryerendësin e përbotshmërisë së njohjes dhe pavdekësimit të qëndresës legjendare të shkodranëve ndaj turqve në dy rrethime epike, jetës dhe veprës së Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në historinë e botës, priftin katolik Marin Barleti dihet pak. Përkundër hipotezave joargumentuese, se ai ishte italian, besushmërinë dhe rrëzimin e këtyre pretendimeve e thekson vetë ai. Ai si i vetmi kontakt në rafshin biografik. Pra e vërtetë për Barletin është vetëm çfarë ai ka shkruar për veten.
Kështu, në parathënie të veprës, Historia e Skënderbeut ai shprehet:
… megjithëse unë jam një spektator jo i huaj i lumturisë së dikurshme,» (Parath. I 57/1). Në librin e dytë të po kësaj vepre at thote: … qe të hesht për Shkodrën time» (II. 122/39″), Barlett, pra, eshte shqiptar prej Shkodre. Këtë të vertete ai e ka pohuar me nje menyre edhe më të padyshimtë në hyrjen e vepres së tij të parë «De obsidione scodrensi (Rrethimi i Shkodrës»), në të cilën ai e pohon Shkodrën at atdhe të vet.
Megjithëkëtë, të dhëna të tjera të parëndësishme të veprës janë bërë shkak për t’u krijuar, nga disa historianë, hipoteza lidhur me origjinën e Barletit. Kështu, një palë, ndër të cilët edhe Jorga, te mbështetur sidomos në faktin se emri i tij mund të lidhet me emrin e qytetit Barleta të Apulisë, e nxjerrin me origjine italiane. Familja e tij, mendohet prej këtyre anëve, se ka ardhur në Shkodër aty nga fundi i shekullit XIV (1396), kur Gjergj Balsha ia dhuroi këtë qytet, bashkë me të tjerë, Vene- dikut. Dhe F. Palli”), i cili ka këtë mendim, thotë, në monografinë e tij për Barletin se, ai është italian, del nga kultura e tij, nga ndjenjat e tij. Kjo duket në shkrimet dhe veçanërisht në fjalët që thotë se «francezët kanë kundër italianëve një urrejtje të ngulur në zemër të tyre prej natyre» (X 548/300).
Këto thënie nuk janë të bazuara. Emri «Barletius» mund të lidhet me emrin e qytetit Barleta, por mund edhe të mos lidhet, duke pasur origjinë tjetër. Pastaj, të kesh emrin e një qyteti apo të një krahine, nuk do të thotë patjetër që të jesh nga ai qytet apo nga ajo krahinë. Mandej, si humanist, Barleti do ta formonte më fort mbiemrin e tij nga trajta e vjetër e emrit të qytetit të Barletës, d.m.th. nga trajta Barulum apo Baretum (sipas Strabonit).
Në favor të mendimit, që përkrahet, se Barleti është shqiptar dhe jo italian, dëshirojmë të shënojmë edhe pohimin e prof. E. Çabejt, i cili në: «Revista Shkencore e Institutit Pedagogjik dyvjeçar të Shkodrës», nr. 1, viti 1964, f. 19, e shpjegon emrin Barletius nga një Bardheci, Barlleci etj., emër «që ndodhet edhe sot si emër familjesh në Shqipëri të Veriut». Le të shtojmë këtu se në viset veriore të Shqipërisë (Pukë) ndodhet sot edhe toponimi «Bardheti», emër lumi, dhe kjo na bën të mendojmë se mund të mbrohet më drejt shqiptimi «Barleti» dhe jo «Barleci».
Aq më pak mund të tregohet Barleti italian nga kultura, nga ndjenjat e tij. Kështu, një palë të tjerë e kanë nxjerrë me origjinë dalmate), sepse lavdëron fort Raguzën (X,527/287). Por këtë bazë Barleti del, mbi të gjitha, shqiptar, sepse vepra e tij është fund e krye një himn i flaktë i një zemre shqiptare për atdheun e vet, për heroin e adhuruar të saj, për çdo gjë shqiptare. Prandaj, me të drejtë, Noli thotë: «Ai nuk ishte italian i Jugut, siç e merr me mend Jorga.»).
Kur lindi dhe kur vdiq Barleti? Nuk dihet me siguri, por nga vepra e tij del se ai ka jetuar dhe ka vepruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV dhe gjatë 10-15 viteve të para të shekullit XVI. Në librin e katërt të «Historisë së Skënderbeut», duke bërë fjalë për taktikën e turqve, ai zë në gojë Rrethimin e Parë të Shkodrës, i cili ka ngjarë, siç dihet, më 1474. Ai thotë: «Kështu më kujtohet se në Rrethimin e Parë të Shkodrës armiqtë u dukën rrëzë mureve gati më parë se të merrnim vesh për ta,» (IV 229/103). Ky njoftim tregon së paku se Barleti duhej të ishte në këtë vit në një moshë që kishte interes për ngjarjet luftarake dhe për fatet e atdheut të vet. Në librin e gjashtë të po kësaj vepre ai na thotë se ka luftuar me armë në dorë për të mbrojtur atdheun, por pa fat (VI 339/171). S’ka dyshim se kjo mbrojtje e pafat i referohet Rrethimit të Dytë të Shkodrës (1478-1479), kur ajo ra në dorë të turqve. Si rrjedhim, Barleti është tani burrë luftëtar, por sa vjeç pikërisht? Këtë s’e dimë dhe s’mund ta dimë, gjersa nuk dimë se kur lindi, apo kur e sa vjeç vdiq. Në librin e trembëdhjetë, që është edhe i fundit i kësaj vepre, ai na thotë se ka botuar një libërzë» për Rrethimin e Shkodrës (XIII, 656/370). Ky libër, siç dihet, është botuar më 1504. Më në fund, si datë tjetër të sigurt ne kemi vitin 1512. Këtë e nxjerrim nga vepra e tij e tretë, «Com- pendium…, ngjarjet e së cilës, ai i shpie pikërisht gjer më 1512. Në bazë, pra, të këtyre njoftimeve, mund të thuhet, në përgjithësi, se Barleti ka lindur aty nga mesi i shekullit XV (1450), se ka jetuar e vepruar gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli, se ka qenë djalë i ri kur vdiq Skënderbeu (1468) dhe se ndoshta ka vdekur më 1512.
Barleti ka qenë prift, këtë ai e thotë në parathënie dhe në krye të çdo libri, por ka qenë prift katolik, jo ortodoks, apo unit i ritit grek, siç ka pohuar Rodota”). Kjo duket nga sa thotë për ata që ndjekin «gabimet dhe absurditetet e grekëve, si tribalët, të cilët quhen edhe bullgarë…» (V. 296-297/144). Veprat e tregojnë me kulturë të madhe, por, ku i bëri studimet, nuk dimë.
Pas rënies së Shkodrës, më 4 prill 1479, ai shkoi, bashkë me të tjerë, në Itali, në Venedik e në Romë, ku shkroi edhe veprat e tij.
Barleti ka shkruar tri vepra, të cilat, sipas rendit kronologjik, janë këto:
1) De obsidione Scodrensi», d.m.th. «Rrethimi i Shkod- rës», botuar në Venedik më 1504 prej Bernardinus Venetus de Vitalibus, tipograf i njohur. Kjo vepër është ribotuar tri herë, më 1556, më 1578, dhe më 1596. Ajo është përkthyer edhe shqip nga Henrik Lacaj
2) Historia e Skënderbeut», për të cilën do të japim ho- llësira menjëherë më poshtë.
3) Compendium vitarum summorum pontificum. imperatorumque Romanorum…, d.m.th. «Shkurtore”) e jetës së papëve… dhe e perandorëve romakë…, Romë, 1555. Ngjarjet në këtë vepër Barleti i shpie gjer te pontifikanti i Julit 11, i cili vdiq më 13 shkurt 1513 dhe ia kushton Pjetër Engjëllit, të vëllait të Pal Engjëllit, kryepeshkopit të Durrësit. Barleti e njohu Pjetrin në Venedik dhe pati prej tij shtytjen më të madhe për të shkruar «Historinë e Skënderbeut».”)
Marin Barleti ishte dhe mbeti shkodran dhe çdo hipotezë që zëfillet për një qasje italuanizimi është e rrëzuar. Pathosi dhe shpirti krijues, mbi themelet qiellore ku ai ngriti kryeveprat e kulmimeve tona në histori, janë thellja e forcës gufuese të ndjenjës, e cila ishte një thirrje gjaku, para se të formalizohej si një stolisje ligjërimi.











