Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Bekimet e buzëqeshjeve prej drite, dielli i një shpirti që na sheh përmes rrezeve

May 6, 2026
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Bekimet e buzëqeshjeve prej drite, dielli i një shpirti që na sheh përmes rrezeve
2
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj
Trilli më i hirshëm i një komunikimi, ngjyra më e hareshme e një penelate, rrezja më e ngrohtë e një dëshirimi, vetë melodia e një harmonie, është një buzëqeshje e dlirë dhe përkorje e larë bekimeve të mëngjeseve të atij shpirti dhe asaj mirësie, që fatlum është ai që shndrin në ato rreze, shpërblim hyjnor pranon ajo e njerëzishme që e mëkon.
Gjithnjë më kanë pëlqyer njerëzit e qeshur, ata tek të cilët shndrin gjithçka brenda dhe përreth tyre, sikur janë të larë në vezullim.
Ata janë bekim, sepse gjithnjë kanë një brerore shkëlqimi që i stolis, si petka të endura me fije drite.
Tamam- tamam nuk kemi të bëjmë vetëm me bukuri dhe feminilitet, por me dlirësi dhe pozitivitet, mirësi dhe shpirt të pastër. Janë raste të rralla, siç janë gurët e çmuar, të cilët reflektimi i dritës së vezullimtë i identifikon.
Një mikja ime, një ditë më tha për një kolegen time, të cilën vite më parë e kish patur nxënëse. “Po, e kujtoj bëzeqeshjen e saj plot dritë. Ajo dukej sikur kishte një diell brenda vetes dhe gjithnjë shkëlqente.”
Po, i’a pohova, edhe tek unë ajo do të mbesë shënja e saj identifikuese. Duket sikur është krijuar nga drita.
Edhe kur trazimi e përshkon, ajo sërish ka një hir drite që i qëndron si vello, duke ia mbuluar shqetësimin që e vë në sprovë jete.
Mendoj dhe besoj se buzëqeshjet, janë dritarja e shpirt, përmes të cilit disa tregojnë agimin e dritur prej ngjyrshmërisë së ditës që zgjohet.
Disa të tjerë reflektojnë një dritë të zbehtë të një qielli që vështron vërenjtur. Ka prej tyre që përmes kësaj dritareje hyn veç nata.
E megjithatë të gjithë dun të jenë të mbushur me diell dhe të kumtojnë përmes buzëqeshjes gjithnjë një dritë të vezullimtë që i bën ata misionar të ditës.
Por ka shpresë, ndoshta duhet të ushroheni edhe ju si kolegia ime, e cila e nis ditën duke u mbushur me dritën e mëngjesit.
Bekimet e buzëqeshjeve prej drite janë si një ungjill i heshtur që shpallet pa fjalë, një dritësim që nuk kërkon dëshmi, sepse është vetë dëshmia. Ka njerëz që nuk e mbajnë dritën mbi vete, por e lindin atë nga brenda, si një agim që nuk i bindet as reve, as stuhive. Ata nuk ndriçojnë vetëm për veten; janë një lloj qiriu i padukshëm që ndizet në shpirtin e tjetrit.
Buzëqeshja e tyre nuk është thjesht një lëvizje e buzëve, por një gjendje e qenies, një pajtim i brendshëm me jetën, një marrëveshje e heshtur me dhimbjen, që nuk e mohon, por e shndërron në dritë. Prandaj ata duken si të larë në vezullim: sepse kanë kaluar përmes errësirës pa u bërë pjesë e saj.
Ka diçka të shenjtë në këtë lloj drite njerëzore. Ajo nuk verbon, nuk imponon, nuk kërkon vëmendje; thjesht është. Dhe duke qenë, e bën botën më të durueshme, më të butë, më të jetueshme. Ndoshta për këtë arsye i quajmë bekim, sepse në praninë e tyre, njeriu kujton se drita nuk është vetëm në qiell, por edhe në brendinë e tij, duke pritur të zgjohet.
Dhe ndoshta, në fund, kjo është e gjithë çfarë na kërkohet: të bëhemi pak më shumë si ata, jo duke imituar buzëqeshjen, por duke ushqyer atë diell të brendshëm që e bën buzëqeshjen të vërtetë.
Tags: Albert VatajBuzëqeshje
Previous Post

Ralph Waldo Emerson mbi… “Si t’i besoni vetes dhe çfarë do të thotë në të vërtetë vetmi”

Next Post

Timo Flloko, më i epërmi kulm ku arti skenik nuk është thjesht mjeshtëri, por dëshmi eterne e një shpirti që e shnjtëron misioni

Next Post
Timo Flloko, më i epërmi kulm ku arti skenik nuk është thjesht mjeshtëri, por dëshmi eterne e një shpirti që e shnjtëron misioni

Timo Flloko, më i epërmi kulm ku arti skenik nuk është thjesht mjeshtëri, por dëshmi eterne e një shpirti që e shnjtëron misioni

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

May 11, 2026
Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

May 11, 2026
Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

May 7, 2026
“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

May 7, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj