Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Dashuria… pse është zjarri i zemrës dhe drita e shpirtit, akti sublim i mrekullisë së jetës

February 6, 2026
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Dashuria… pse është zjarri i zemrës dhe drita e shpirtit, akti sublim i mrekullisë së jetës
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest


Nga Albert Vataj

Ka shumë mënyra për të shprehur dashurinë dhe po aq për ta kuptuar, se rreth teje tashmë është krijuar një realitet galaktik.
Për ta rrokur në gjithë përmasat misterin e asaj që është, se ju, ju jeni të përfshirë në një proces transformimi, gjendeni në një hap në hovin e shtytjes së pafundësisë, drejt të tjera thellësive, matshmërinë e së cilës mund ta arrij; një gjendje, një shikim, një prekje, një puthje, një kopulim, një… rikrijim brenda një shkrepëtime, krejtçfarë përbën në vetvete krijimin si përjetim.
Duke thënë “Të dua!” është një prej atyre mënyrave solemne, se si ne gostitim atë çfarë brenda nesh është përfshirë në një stuhi, ku gjithçka i nënshtrohet forcës së hyjshme të mrekullimit.
Ndoshta duke e thënë dhe rithënë: “Të dua!”, gjithçka rreth dhe brenda nesh nuk mund të perceptojë, dhe të rrok, tjetër frymë në kapërthimin e etjes, për t’iu dorëzuar një vullneti që ju josh, duke ju përfshirë në një akt kremtimi, të denjë për besim.
Poetët kanë kënduar lavde dhe thurur kushtime mahnitëse për dashurinë, aq sa marrëdhënia e tyre është simbiotike. Pena dhe shpirti i tyre kanë mbrujtur mendime të shprehura përmes një solemniteti dehës fjalësh dhe frazash, muzikaliteti dhe ritmi, të tilla sa kanë arritur të trokasin fuqishëm në portat e ndjenjave, dhe duke i hapur ato, u kanë afruar atë çfarë vetëm një idil dashurie, i stolisur me yje e me ngjyra, me aroma e trajta, aq… sa ta frymëzojë breza të tërë atë.
Dashuria, i gjithë ai manifestim marramendës dhe ajo lojë dalldisëse fryme, ajri e shkrepëtima shikimesh, ka mbetur e brishtë dhe marrosëse, joshëse dhe adhuruese, e ëmbël dhe mahnitëse, si atëherë edhe sot, pavarësisht gojimeve, se kjo perëndi ka abdikuar nga froni.
Ne dashurojmë njësoj, sepse ndjejmë njësoj, edhe pse jeta cilësisht ka ndryshuar në fondament, edhe pse ne shihemi njëri me tjetrin disi ndryshe, kuptojmë njëri-tjetrin krejt tjetërsi. Por në të themeltën e përjetimit të dashurisë, ne kemi mbetur aq naiv dhe fëminor, lajkatar dhe të ndrojtur, të shkujdesur dhe të lajthitur, zjarrmëtar dhe drithërues, të tillë, të dashuruar.
Koha megjithë stuhitë e kijametshme, me të cilën ka bartur ndryshesa dhe zhvendosje, kataklizmo e përtëritje, shfarosje dhe riardhje transformuese, nuk ka mundur t’i heqi asnjë ashk të vetme pemës së dashurisë, frutave të saja që ndalimi i bën më të andshme dhe shijimi i bën më tunduese.
Ajo ka mbetur e tillë, e dlirë dhe e pastër, hojnore në drejtësinë e mosnënshtrimit të një vullneti të epërm.
Ka mbetur e tillë kureshtare dhe e dhimbshme, lojcake dhe përfshirëse, adhuruese dhe magjepsëse, ka mbetur… me e fort se çdo besim që ka ardhur e fashitur në nevojën e njeriut për një pikëmbështetje.
Dashuria, ajo e kahershmja dhe e tashmja, di të jetë e bukur dhe trishtuese, e ëmbël dhe majahoshe, delikate dhe rikrijuese, ajo… i shemb të gjitha botët dhe i rizgjon nga gërmadhat e veta, si nga një hukamë, si nga një përplasje, si nga një shkrepëtim e dritshme, që vërshon në limfën e saj si llava në damarët e tokës. Pluskon në gjithçka dhe çdo gjë jetuese, pulson në ritmin e saj. Gjendet në të gjitha trajtat dhe gjendjet, pjesëmerr në të gjitha aktet alkimike, për të ribërë vetveten në atë formë që dëshirimi e thërret përmes çdo vlimi gjaku, gurrimi lëngjesh e stuhije fijezash të holla përçuese të energjisë së universit në dimensionin e një vezullimi.
Kjo është dashuria, ajo që na ka mësuar më mirë se ligjësitë e kënaqësisë, ato të dhimbjes.
Portave të rënda të saj zvargen trokitje zemrash që thuhen, e shpirtrash që kaplohen nga makthi, e… pragjeve zvarrit hijet që i mikson me frymën e sendërgjon gjendjen, çastin, atë që kur guxojmë t’i bëjmë ndjenjat tona si rrugëkalim dhe dëshirën tonë si theror e kësaj shtërngate, që thërret nga qielli të gjithë zemërartat e anijeve të mbetura pa brigje.
Dashuria, ç’nuk është në një zemër e ç’mund të jetë në një shpirt, çmos është në një kurm që përpëlitet drojet dhe padurimit, për t’u derdhur në vërshimin e saj, si në një gufim llave nga shtërzimi i kushtrimeve të botëve të mbetura, varr dhe prehër i botëve që i shklasim përsipër.
Ti… zgjedh vet se ç’do të jesh në këtë gosti zjarri; tym, flakë, prush, apo… hiri i rikrijimit të botës në një çast, në një ngjizje, në një përjetësi që shndërrohet e nënshtrohet çdo pasioni, si dashurisë.

Tags: Albert VatajDashuriaNdjenjapasioniPerjetimi
Previous Post

Ibrahim Madhi, virtuozi i violinës shqiptare, i harmonishmi i magjisë së tingujve

Next Post

Grace Groner, e rritur jetime, bëri jetë modeste dhe dhuron miliona dollarë për bursa studimi

Next Post
Grace Groner, e rritur jetime, bëri jetë modeste dhe dhuron miliona dollarë për bursa studimi

Grace Groner, e rritur jetime, bëri jetë modeste dhe dhuron miliona dollarë për bursa studimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes

Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes

February 6, 2026
Harlisja, dashuria e zhveshur nga petkat magjepsëse të fantazisë dhe përfytyrimit zjarrmëtar të zemrës

Harlisja, dashuria e zhveshur nga petkat magjepsëse të fantazisë dhe përfytyrimit zjarrmëtar të zemrës

February 6, 2026
Barbara Castle, gruaja që tmerroi burrat e politikës, zëri i fuqishëm i të varfërve në parlamentin britanik

Barbara Castle, gruaja që tmerroi burrat e politikës, zëri i fuqishëm i të varfërve në parlamentin britanik

February 6, 2026
Ungjilli i Abba Garima-s, Etiopi, ndër më të vjetrit dhe më të plotit tekste të shenjta, datuar rreth viteve 330 – 650 pas Krishtit

Ungjilli i Abba Garima-s, Etiopi, ndër më të vjetrit dhe më të plotit tekste të shenjta, datuar rreth viteve 330 – 650 pas Krishtit

February 6, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj