Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Psikologji

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
in Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Vetmia si hapësirë shërimi, ndërgjegjeje dhe rikrijimi të themeltë të vetes, si kuptimsi më e thellë e të tjerëve dhe botës përmes vetvetes, në një përmasë të rizbuluar.
Mos ki frikë nga vetmia, nga guximi për të qëndruar vetëm me veten tënde, atë vetvete që të tregon se, për të pranuar të tjerët dhe kuptuar veten në raport me botën, nuk ka rrugë tjetër që të çon tek ata si drejt përmbushjes përveçse vetvetja.
Ka çaste në jetë kur njeriu e gjen veten përballë një boshllëku të panjohur. Ai largohet gradualisht nga njerëzit dhe marrëdhëniet, jo nga krenaria apo indiferenca, por nga nevoja për të gjetur qetësinë e brendshme dhe për të rikthyer dialogun me vetveten. Pikërisht aty fillon të dëgjohet zëri i zemrës. Në atë hapësirë të heshtur, individi përpiqet të çlirohet nga pritshmëritë e botës, nga rolet e imponuara dhe kërkesat e padrejta, për t’u përqendruar në eksplorimin e botës së tij të brendshme përmes përvojave të të tjerëve. Kjo distancë nuk është arratisje; është një proces shërimi, një përpjekje për të mbyllur plagët dhe për të mbushur boshllëqet emocionale të krijuara shpesh nga prani të cilat në bëjmë të ndihemi jo vetëm më të vetmuar, por edhe të demotivuar.
Dr. Malik Arshad Awan na kujton se vetmia nuk është zbrazëti, por një hapësirë e brendshme ku njeriu rregullon ritmin e shpirtit dhe rindërton ekuilibrin me veten. Shumë kanë frikë prej saj, sepse ajo ekspozon pyetjet që zakonisht i fshehim pas pranive, angazhimeve dhe zhurmës së jetës së përditshme. Paradoksi qëndron pikërisht këtu, sa më shumë që njeriu mbështetet tek prania e të tjerëve për ta shmangur vetminë, aq më shumë mund të përballet me një boshllëk të ri, një vetmi pa vetvete.
Janë momente kur njeriu tërhiqet, jo nga mospërfillja, por nga nevoja për të rimarrë kontrollin mbi brendinë. Aty fillon dialogu i vërtetë me vetveten. Ky proces, siç vëren Awan, nuk është arratisje; është akt shërimi, ripërqendrimi dhe kthimi tek më thelbësorja.
Montaigne e shihte tërheqjen e brendshme si një “dhomë” ku njeriu duhet të ketë gjithmonë qasje, edhe në mes të botës. Ai besonte se aftësia për të qenë me veten është kriter i maturisë shpirtërore.
Pascal paralajmëronte se shthurjet e njeriut shpesh lindin nga paaftësia për të qëndruar i qetë në një dhomë i vetëm. Për të, vetmia zbulon ankthin ekzistencial, por gjithashtu i hap derën njohjes së së vërtetës.
Nietzsche e trajton vetminë si laborator të shpirtit krijues. Njeriu që largohet përkohësisht nga turma nuk braktis shoqërinë, por përpiqet të ruajë autenticitetin e vet përpara se t’i rikthehet asaj me një vizion më të kthjellët.
Kierkegaard e lexon vetminë si arenë ku individi ballafaqohet me lirinë dhe përgjegjësinë personale. Vetëdija lind në çastin kur njeriu pranon se askush nuk mund të marrë vendimet thelbësore në vend të tij.
Heidegger e quan këtë përvojë “përballje me të qenit”, një hap prapa nga rutina e përditshme për të pyetur çfarë do të thotë të jesh vërtet.
Ndërkaq, Hannah Arendt dallon midis vetmisë krijuese dhe izolimit shterp. Vetmia është hapësira ku mendimi dialogon me vetveten; izolimi, përkundrazi, është shuarje e këtij dialogu.
Në psikologji, reflektimet e Awan afrohen me idenë e vetë-aktualizimit tek Maslow se distancimi i përkohshëm nga presionet e jashtme krijon kushtet për të zhvilluar potencialin e brendshëm.
Carl Jung e shihte vetminë si pjesë të procesit të “individuimit”, udhëtimin për të gjetur rendin e brendshëm dhe për të integruar pjesët e paqarta të vetes. Pa këtë proces, njeriu rrezikon të jetojë jetën e dikujt tjetër.
Donald Winnicott flet për “aftësinë për të qenë vetëm” si një kompetencë themelore emocionale, jo një vuajtje, por një shenjë se njeriu ndjehet i sigurt brenda vetes.
Erich Fromm e lidh vetminë me lirinë, sepse ai dhe vetëm ai që mëson të jetojë me ndërgjegjen e vet mund të zgjedhë dashurinë e vërtetë, e jo varësinë.
Ndërsa Viktor Frankl e sheh përvojën e tërheqjes së brendshme si burim kuptimi, madje edhe në rrethana ekstreme, njeriu mund të formësojë qëndrimin e tij dhe të ruajë dinjitetin.
Filozofët stoikë nga ana e tyre, si Seneka ashtu edhe Marcus Aurelius, këshillojnë kultivimin e një “qetësie të shpirtit” që nuk varet nga zhurmat e jashtme. Për ta, vetmia i jep njeriut distancë për të parë gjërat në përmasën e tyre reale dhe për të mos u robëruar nga emocionet e çastit.
Në traditën kristiane, Augustini e vendos thelbin e kërkimit shpirtëror “në brendësi”: njeriu gjen udhëzimin më të thellë kur kthehet drejt zemrës së vet. Edhe misticizmi i krishterë dhe ai lindor e kanë trajtuar vetminë si disiplinë të ndërgjegjshme, si heshtje që hap hapësirë për kuptim, jo boshllëk që na përpin.
Thoreau, duke u tërhequr në Walden, e shndërroi vetminë në laborator të thjeshtësisë dhe të lirisë personale. Rainer Maria Rilke e përshkruan si mjedisi ku lind poezia e vërtetë është një vetmi që kërkon durim, sepse vetëm aty piqen përgjigjet e kërkuara me ngulmin e shpirtit krijues.
Tek Albert Kamy, vetmia kthehet në sfidë etike, në përballja me absurditetin që nuk kërkon arratisje, por guxim për të jetuar me dinjitet, duke mos e braktisur kërkimin për kuptim në kaosin ekzistencial.
Shoqëria shpesh e ngatërron heshtjen me arrogancën dhe përqendrimin e brendshëm me indiferencën. Ky është paradoksi që prek edhe Awan, që konkludon në mendimin se vetmia interpretohet si refuzim i tjetrit, ndërkohë që në thelb është përpjekje për të mos humbur thelbin e vet. Vetmia e zgjedhur, e ndërgjegjshme dhe e përkohshme nuk e mohon shoqërinë; përkundrazi, e pasuron marrëdhënien me të tjerët, sepse vjen nga një “unë” më i qartë dhe më i përgjegjshëm.
Pra, vetmia si rrugë drejt autenticitetit, po, një shteg që të shpie te ajo vetmi, përmes së cilës i sheh dhe i kupton, i pranon dhe dakordësohesh me ta përmes një syçelësie më transparente.
Nën dritën e këtyre perspektivave dhe prizmin e këtij tejpërshkimi, rrokim kuptimplotë se vetmia shpërfaqet si një proces transformues, si një hapësirë shërimi psikologjik; shkollë kthjellimi i thellë i një reflektimi gjithëpranues filozofik; ushtrim lirie dhe përgjegjësie në një dritëpamësi më të qartë dhe patjetër kusht i krijimtarisë dhe i qartësisë etike individuale.
Mesazhi i Dr. Malik Arshad Awan qaset kuptimplotë idesë dhe mendimit, pranimit dhe jetësimit, se të jesh vetëm me veten mund të jetë akt guximi dhe maturie, një mënyrë për të dalluar lidhjet e vërteta nga ato sipërfaqësore dhe për të rindërtuar ekuilibrin midis brendisë dhe botës. Kjo rrugë, ndonëse e mundimshme dhe sfiduese, çon drejt një ekzistence më të ndërgjegjshme, më autentike dhe më të pasur në kuptimin e vetes, të të tjerëve dhe të botës, përmes vetvetes.
Albert Vataj

Tags: Albert Vataj
Previous Post

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Next Post

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Next Post
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj