Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Problemet tona nuk nisën me plagë të mëdha apo me dështime të bujshme, por me një hezitim të vogël

January 19, 2026
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Problemet tona nuk nisën me plagë të mëdha apo me dështime të bujshme, por me një hezitim të vogël
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ndoshta problemet tona nuk nisën me plagë të mëdha apo me dështime të bujshme, por me një hezitim të vogël, gati të padukshëm, me çastin kur ndaluam së kërcyeri në pellgjet e ujit, kur filluam të ruanim këmbët nga lagështia dhe rrobat nga balta, sikur pastërtia e jashtme të ishte kusht i domosdoshëm për rendin e brendshëm.
Brian Hoffman e thotë thjesht, por therës: aty nisi rrëshqitja jonë drejt një jete të frenuar.
Rritja, e maskuar si pjekuri, guxoi të kryente një vrasje të heshtur, të shuante fëmijën brenda nesh. Në vend të kureshtjes, ajo mbolli frikën; në vend të lojës, llogaritjen; në vend të guximit, druajtjen.
U mësuam të peshojmë çdo hap, të dyshojmë në çdo impuls, të kërkojmë arsye edhe aty ku mjaftonte një ndjenjë. Madje filluam të frikësohemi nga vetë të menduarit dhe të vepruarit shkujdesur, sikur spontaniteti të ishte një gabim moral, jo një burim jete.
Kështu, pa e kuptuar, ndërtuam mure mbrojtëse rreth vetes, rregulla që na mbajnë “të sigurt”, por edhe të mpirë; zakone që na japin kontroll, por na marrin gjallërinë.
E humbëm aftësinë për t’u ndotur, jo vetëm me baltë, por edhe me përvoja, me gabime, me rreziqe të vogla që ushqejnë shpirtin.
Dhe me çdo hap të matur, u larguam pak e nga pak nga ajo pjesë e jona që dinte të jetonte pa frikë nga pasojat.
Ndoshta shërimi nuk qëndron te kthimi pas në kohë, por te rikthimi i një qëndrimi, të lejojmë veten të lagemi sërish, të mos kemi gjithmonë frikë nga balta.
Sepse fëmija brenda nesh nuk është papjekuri; ai është burimi i kurajos, i imagjinatës dhe i besimit se jeta mund të përjetohet, jo vetëm të menaxhohet. Dhe ndoshta problemet tona do të fillonin të zbehen pikërisht atëherë kur do të guxonim, edhe një herë, të hidhemi në pellg.
Albert Vataj

Tags: Albert Vataj
Previous Post

Josephine Marie Pearson, fati i një fëmije të braktisur, shkruar nga mirësia dhe dashuria

Next Post

Adèle, vajza fatkeqe e Victor Hugo, anatomia e një dashurie që u shndërrua në mallkim

Next Post
Adèle, vajza fatkeqe e Victor Hugo, anatomia e një dashurie që u shndërrua në mallkim

Adèle, vajza fatkeqe e Victor Hugo, anatomia e një dashurie që u shndërrua në mallkim

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj