Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Shkodra, 14 Janari 1990, historia që nisi si shpresë dhe përfundoi si faj

January 19, 2026
in Forum, Të përzgjedhurat
Shkodra, 14 Janari 1990, historia që nisi si shpresë dhe përfundoi si faj
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj
Me datën 13 dhe, veçanërisht, më 14 janar 1990, Shkodra u bë skena e një akti të rrallë guximi qytetar, kur qindra banorë të saj iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste dhe dolën në një demonstratë të fuqishme për të paralajmëruar agoninë e diktaturës. Synimi i kësaj ngritje krye nuk ishte thjeshtë rrëzimi bustit të Josif Stalinit nga qendra e Shkodrës, por një ndeshje me frikën, me mitologjinë e terrorit dhe me trashëgiminë e një regjimi që kishte ngritur dhunën dhe nënshtrimi, persekutimin dhe vrasjen, mohimin e besimit dhe shtypjen e çdo shpirti hiri, në doktrinë shtetërore në filozofi linçimi.
Regjimi diktatorial iu përgjigj kësaj sfide me egërsinë që i ishte bërë natyrë. Demonstrata e 14 janarit u shtyp me të gjitha mjetet e dhunës, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë u arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me akuza të rënda për veprimtari të ashtuquajtur “antishtetërore terroriste”. Mes tyre ishin Ded Kasneci, Rin Monajka, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhi, Ndoc Liqejza, vëllezërit Haxh, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali, Hana Kraja, dhe shumë të tjerë, emra që sot përfaqësojnë jo vetëm individë të ndëshkuar, por një ndërgjegje kolektive që refuzoi nënshtrimin.
Megjithatë, dhuna nuk e shoi jehonën e asaj proteste. Përkundrazi, demonstrata antikomuniste e Shkodrës u përhap si një thirrje për zgjim. Kjo ngjarje historike hapi siparin e një serie zhvillimesh të mëdha gjatë vitit 1990, të cilat do të kurorëzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik përmes lëvizjes studentore të dhjetorit. Shkodra nuk u shpall e para me zë, por ajo mbeti përgjithmonë fillimi i numërimit mbrapsht të një diktature që kishte hyrë në orët e saj të fundit.
Historia nuk është thjesht kalendar i datave dhe ngjarjeve; ajo është ndërgjegje që kthehet për të na pyetur nëse kemi qenë të denjë dhe a bëmë çfarë duhej për t’i dhënë frymë këtij shpirti lirie. Karl Jaspers e përkufizon fajin historik si përgjegjësi morale që brezat mbajnë jo vetëm për atë që kanë bërë, por edhe për atë që kanë lejuar të ndodhë. Në këtë kuptim, 14 janari 1990 nuk është një datë për t’u përkujtuar, por një akt për t’u gjykuar vazhdimisht në dritën e asaj që pasoi.
Por flakadani i ndezjes së shpirtit të lirisë nuk përfundon me rrëzimin e busteve dhe dëbimin e tiranisë. Alexis de Tocqueville paralajmëronte se rreziku më i madh i revolucioneve nuk është dështimi i tyre, por sukseset e pjesshme që krijojnë iluzionin e përmbushjes. Pikërisht këtu nis tragjedia jonë kolektive, dalja nga terri nuk çoi në dritën e premtuar, por në një muzg të gjatë zhgënjimi, ku idealet u konsumuan dhe shpresa u administrua si mall politik. Paradoksalisht përdorimit të shpirtit demokrat të Shkodrës nuk u kursye as vetë PD, e cila sa herë që donte të fuste zhvillimet politiker në një dinamikë të re, ndiste urët në Shkodër, për të lejuar që ky qytet të ishte thjeshtë një bastion i saj, por jo një shpresë dhe mundësi për qytetin që meritonte shumë më shumë se sa ata i dhanë. Sepse ata ishin mësuar që nga Shkodra vetëm të merrnin, pa dhënë asgjë në këmbim, duke e lënë këtë qytet me shpirt të bukur dhe zemër të zjarrtë guximi, të përpëlitej më lëngueshëm se çdo qytet tjetër në kalvarin e cfilitës të tranzicionit, pa të të sotme dhe pa tërdhme, pa shpresë dhe pa perspektivë. Shkodra ishte dhe duhej të mbetej një llogari elektorale, numër votash dhe mandatesh dhe kurrë jo një shans që do ti kishte hije asaj për çfarë ishte dhe çfarë meritonte.
Por, të gjithë pa përjashtim, e trajtuan si provincë dhe e flakën në periferi këtë kryeqendër të historisë dhe kulturës, këtë kulmim të zhvillimeve që shënjuan aktet e lartë të historisë së mendimit dhe dijes, të bukurës dhe përfaqësueses shqiptare. Dhe… askush nuk u pendua dhe të kërkonte falje askujt, atyre që ranë theror dhe atyre që u martirizuan, atyre që blatuan shpirtin e tyre të madh në themelet e shqiptarisë dhe gjithë atyre që gjithçka bënë për Shkodrën e bënë për Shqipërinë.
Lëvizja antikomuniste e Shkodrës ishte, në thelb, një akt ekzistencial. Jean-Paul Sartre do ta quante atë një zgjedhje radikale për të qenë i lirë, edhe kur liria nuk garanton shpërblim. Ata që dolën atëherë nuk kërkonin pushtet, as privilegje; ata kërkonin dinjitet. Dhe dinjiteti, siç shkruan Emanuel Kant, nuk është diçka që jepet nga pushteti, por diçka që lind nga vetëdija morale e individit.
Por ajo që pasoi ishte një përmbysje e rëndë etike. Antonio Gramsci flet për momentet kur “e vjetra po vdes dhe e reja nuk ka lindur ende”, dhe në këtë ndërkohë shfaqen përbindësha. Shqipëria pas vitit 1990 mbeti për dekada në këtë zonë gri, ku komunizmi u rrëzua si sistem, por jo si mendësi; ku elitat u ndërruan në emër, por jo në strukturë morale. Premtimi i lirisë u zëvendësua nga praktika e interesit, dhe ideali i drejtësisë nga një rend antivlerash që e legjitimoi padrejtësinë si normë.
Kjo është arsyeja pse revolta e Shkodrës nuk u shndërrua në themel të një republike morale. Max Weber do ta shpjegonte këtë dështim me mungesën e “etikës së përgjegjësisë”, ku pasioni i drejtë i revoltës nuk u shoqërua me ndërtimin e institucioneve që e mbronin atë pasion nga korrupsioni i pushtetit. Kështu, ata që guxuan gjithçka për të mos fituar asgjë, u lanë të vetmuar përballë një realiteti që ua përvetësoi sakrificën, por ua mohoi frytin.
Sot, 35 vite më pas, jemi përballë një paradoksi tragjik, askush nuk mbeti pa fituar në mënyrë individuale, dhe megjithatë të gjithë dolëm të humbur si shoqëri. Fridrih Niçe do ta quante këtë triumf të “moralit të skllavit”, ku mediokriteti ngrihet në sistem dhe virtyti trajtohet si naivitet. Ata që ndërtuan këtë rend, me kultin e poshtërsisë dhe perversitetit, nuk e tradhtuan vetëm të shkuarën, por e zhveshën të ardhmen nga çdo mundësi shprese.
Zhgënjimi që ndjejmë sot nuk është vetëm politik; ai është metafizik. Është humbja e besimit se sakrifica ka kuptim. Dhe kur një shoqëri humb këtë besim, ajo hyn në atë që Albert Kamy e përshkruan si absurditet kolektiv: jeton, por nuk beson; vepron, por nuk shpreson. Megjithatë, Kamy na kujton se revolta e vërtetë nuk është mohimi i jetës, por këmbëngulja për kuptim edhe kur ai duket i pamundur.
Prandaj, faji ynë sot nuk është se nuk fituam; faji ynë është se pranuam të jetonim pa e kërkuar më të përmbushnim ëndrrën. Dhe pikërisht këtu, guximi i qytetarëve të Shkodrës mbetet një akuzë e hapur ndaj nesh, që ndoshta lejuam të mjaftoheshim me aq. Ata nuk u ngritën që pushtetin ta rimerrnin bijtë e etërve, ata u ngritën që liria të mos ishte pronë e askujt. Nëse sot jemi sërish të thirrur të ngrihemi, kjo ndodh sepse historia na ka kthyer aty ku nisëm, përballë detyrës për të zgjedhur mes nënshtrimit dhe dinjitetit.

Tags: 14 janar 1990Albert VatajShkodra
Previous Post

Lotët e fundit të Fridrih Niçes dhe Kali i Torinos, akti fillestar i arsyes së lartë

Next Post

“Dënimi i vërtetë për ata që gënjejnë nuk është të mos u besojnë më, por të mos mund të besojnë askënd.”

Next Post
“Dënimi i vërtetë për ata që gënjejnë nuk është të mos u besojnë më, por të mos mund të besojnë askënd.”

“Dënimi i vërtetë për ata që gënjejnë nuk është të mos u besojnë më, por të mos mund të besojnë askënd.”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj