Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Poezi

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm andrrimesh qi njom buzët n’tamlin e Rozafatit, e lan syt e shkrum n’liqen

January 19, 2026
in Poezi, Slider, Të përzgjedhurat
Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm andrrimesh qi njom buzët n’tamlin e Rozafatit, e lan syt e shkrum n’liqen

Foto: Jetmir Troshani

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj
Asht nadje heret nan Rozafat, nan t’epërmen thirrje që del nga gurët e zjermet në lpenin e dritës së zgjimit qi piklon e shendet, kah qielli andjeve t’mja kridhet, kur krahve t’andrrave amël shndrin.
Përlotem tue e mallnue e përpëlitem tue ju lut ditës që dehet andjes s’shndritshme qi e miklon, për me m’gjet rrokun me tana andjat, e përtrimun n’krejt dëshirimet qi tue dasht me m’kthy te kujtimet, m’çojn te prehni i nans, e prej aty, prej durve t’dads m’napin ç’ka mban me u ndi fmija i lumtunive t’hirshme t’viteve, kohjes qi tue shku përturr, n’mu mbetne kaplime dritet.
Jam fatlum se nadja sod po m’gjen tue nduk gjinin tand, Shkodër loce, tue pi tamlin e gufimeve t’legjendës, për me nguc krahnorit dritimin e gurëve, ku asht murue shenjtnimi i nanës e naltimi i hyjnis së përuljes së njiksaj dashnie t’përkor, sakrifikimi mitologjik e qëndrese epike.
Nadja e mir’ n’Shkoder, asht nji andje e lumnume çilun n’synin e ndezun n’shpirtin e tan’njatyne qi duen me bekime me ju dhan urdhnimit t’shenjt qi shpërblen me frymë e mrekullim.
Asht magji n’vendin tand anda e shpirtit e mylmimi i shpirtit qi nepet dorzan piklimit n’ball t’nji ylli, kur buzën ta prek puthja e dorën ta lmon ledhatimi. Asht prekje e amel e nji kujtimi qi beh, si ledh e durve t’nans. Asht syni i njatij shpirti qi vjen e ulet n’ty lehtas si prekje e drojshme dëshirimesh. Asht ç’ka don n’ty me beh, si tue dasht me t’kujtu se bota krejt asht si njajo vullnes zemre qi t’nguc tue t’ba me u ndi drite e dëshirimi.
Ndrij ti shpirt qi din me ndez n’çdo rreze synin qi m’sheh me ma t’amlen dashni, njat qi na ban me ken prekje n’çdo buz qi puthet, prehje n’çdo prehen qi m’pret me ngrohtesi e m’percjell me lot.
Gazmoju njiksaj nadje qyteti jem i amel, dhimbje e amesht, nane e shtrejt e tana deshirave qi lindin n’ty per me ken bekim per mu e mallnim për çdo pritje e padurim dashnimi.
Nadje e hirshme t’bjen prej kah drita lan me dëshirime, e jeton me amelcim andrren e syve ku pahem me ty, Shkodër, lumja ti, gzuemja andje qi m’mbush me dashni e me mall n’ty.
Nadja mbi ty Rozafat bjen njaq e bukur sa ç’dishroj me lind n’çdo zemer dita e dritun n’deshirime, e me mëkumun tamëlcim n’çdo shpirt, tamli i këtij qielli, ku Shkodra njom buzën e eshkun mallit.
Zgjimi t’ka ba za edhe ty andërr qi m’çon te tana andjet, e m’kthen te syt e përlotun t’mallit e kujtimeve, me ken i ndezun n’dritën e njiksaj nadje e flakun n’dillin e tana agimeve ku pahesh e mrekullon, Shkodër, hyjnesha e shpirtit tem.

Foto nga Jetmir Troshani

Tags: Albert VatajPoeziShkodra
Previous Post

Shaxhar al-Durr, gruaja që u lind skllave, u shit në Egjipt dhe themeloi një dinasti që sundoi për 267 vjet

Next Post

“Symfonija e Shqipevet”, një hymn nga Ernest Koliqi

Next Post

"Symfonija e Shqipevet", një hymn nga Ernest Koliqi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj