Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Historia e mbijetesës së alpinistit Grga Brkić dhe “engjëllu kujdestar me qime”, qeni North

January 19, 2026
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Historia e mbijetesës së alpinistit Grga Brkić dhe “engjëllu kujdestar me qime”, qeni North
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një qen shpëtoi një alpinist të plagosur në malet kroate duke qëndruar sipër tij për 13 orë derisa i erdhën në ndihmë grupet e specializuara, të cilat u njoftuan nga dy alpinist të tjerë, të cilët nuk mund të arrinin ku Grga Brkić kishte rënë me qenuashin e tij North.

Ka histori që nuk kërkojnë zbukurime, sepse vetë fakti është ngjarje që të përpin. Kjo e North-it është e tillë, një rrëfim i thjeshtë në formë, por tronditës në thelb, ku besnikëria merr trup, frymë dhe ngrohtësi, për t’u shndërruar në një akt sublim.

North ishte vetëm tetë muajsh. Ende qenush, ende në moshën e lojës dhe zbulimit, ende pa e njohur botën si rrezik. Dhe megjithatë, pikërisht ai, jo një qen i stërvitur për shpëtim, jo një hero i paracaktuar, u bë nyja e hollë që ndau jetën nga vdekja. Në malet e akullta të Velebitit, aty ku bora e shuan zërin dhe frika merr formë heshtjeje, njeriu i tij, Grga Brkić, rrëzohet. Trupi i tradhton urdhrat, i ftohti depërton si thikë, dhe koha, ajo që zakonisht shëron, nis të punojë kundër.

Në atë çast, bota zvogëlohet në dy trupa mbi dëborë. Nuk ka shtigje, nuk ka shenja, nuk ka shpresë të dukshme. Ka vetëm një zgjedhje instinktive, të largohesh për të shpëtuar veten, apo të qëndrosh për të mos humbur tjetrin. North nuk e problematizon këtë dilemë. Ai nuk e njeh frikën si llogari, as mbijetesën si egoizëm. Ai afrohet. Rrotullohet rreth trupit të njeriut të tij dhe shtrihet pranë tij, duke e shtyrë trupin e vet të vogël kundër atij që po ftohej. Ai bëhet frymë, bëhet batanije, bëhet roje e heshtur e një jete që po rrëshqiste.

Ora pas ore, nata mbyllet mbi mal si një grusht akulli. Era rritet, temperaturat bien, dhe gjithçka që është njerëzore do të ishte dorëzuar. Por North qëndron. Nuk ikën për strehë. Nuk trembet nga errësira. Nuk kërkon rrugëdalje. Ai rri zgjuar me trupin e vet, i vëmendshëm, i pranishëm, i palëkundur. Trembëdhjetë orë, një përjetësi për një qenush, ai ruan nxehtësinë e asaj jete, pa e ditur se po shpëtonte një njeri, pa e ditur se po shkruante një histori që do të prekte botën.

Kur ekipet e shpëtimit mbërrijnë, gjejnë një pamje që flet më shumë se çdo raport zyrtar, dy trupa të ngjitur, si të përqafuar, si të lidhur nga një besë që nuk është mësuar, por lind. Qeni dhe njeriu. Jeta që ruan jetën. Shpëtimtarët e quajnë North-in “engjëll kujdestar me qime”, por kjo është vetëm përkthimi njerëzor i diçkaje më të thellë. North nuk bëri mrekulli. Ai nuk dha alarme, nuk vrapoi për ndihmë, nuk u bë spektakël. Ai bëri atë që qenët kanë bërë gjithmonë, para se fjala “heroizëm” të ekzistonte: qëndroi.

Në këtë histori nuk ka patetikë të tepruar. Ka një të vërtetë të zhveshur, dashuria, kur është e pastër, nuk pyet për kosto. Ajo rri. Ajo mbron. Ajo nuk largohet kur rreziku troket. Dhe ndonjëherë, pikërisht kjo, qëndrimi, është forma më e lartë e guximit.

North nuk e shpëtoi Grga Brkić-in sepse e dinte çfarë ishte vdekja. Ai e shpëtoi sepse e njihte praninë. Sepse për të, njeriu i tij nuk ishte një trup i rrëzuar në dëborë, por qendra e botës. Dhe kur bota rrezikon të shembet, qenët nuk largohen. Ata qëndrojnë. Dhe duke qëndruar, na kujtojnë se çfarë do të thotë, në thelb, të jesh gjallë.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajGrga BrkićNorth
Previous Post

Louis Vuitton djali i një mullixhiu që ndërtoi një nga perandoritë e modës së luksit

Next Post

Princesha Nilüfer, gruaja që nuk pati fatin të bëhej nënë e një fëmije, por u bë “nëna” e mijëra grave

Next Post
Princesha Nilüfer, gruaja që nuk pati fatin të bëhej nënë e një fëmije, por u bë “nëna” e mijëra grave

Princesha Nilüfer, gruaja që nuk pati fatin të bëhej nënë e një fëmije, por u bë "nëna" e mijëra grave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit

January 19, 2026
Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

Vetmia si një çelës që na mundëson për të hapur veten ndaj të tjerëve dhe botës

January 19, 2026
Romani “Doktor Zhivago” i  Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

Romani “Doktor Zhivago” i Boris Pasternak, një histori dashurie që u bë kërcënim për pushtetin totalitar

January 19, 2026
“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

“Utopia” e Thomas More në një pasqyrim të kthyer drejt modernitetit dhe ballafaqim i vetes sonë ëndrrash utopike

January 19, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj