Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Kur Shkodrën e kall prenimi, dhe florini i dritave cyt çdo prag n’dehjen e solemnitetit të mramjes

October 13, 2025
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Kur Shkodrën e kall prenimi, dhe florini i dritave cyt çdo prag n’dehjen e solemnitetit të mramjes
4
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Kqyre me sy qielli, e me zemër përpiqu me e ndi kyt çast, kyt andje të beft ku Shkodra kridhet. Ndije me tan qenin tande kyt solemnitet, qi mundte me zbrit nga yjet, n’dehjen tande t’mrekullimit, veçse përmes kameras së fotografit Terenc Pepa. Përjetoje në tan thellsinë e pranis tande kyt prehje të adht prenimi, qi mundet me ken nji i patëdytë.

Shkodra, e hirshmja e dehjes së kuqëlimit ëndërrtar, i epet blatimit të hyjtë t’dlirësisë së mbrëmjes. Shendet n’kyt predikim hyjnor, tue ken e etun, n’nji shpirtje, që gufon nga poret e këtij shtati të dalë nga legjenda dhe të rritun nan hije malesh e përkundun në vërshim t’paqt ujnash, ku prenimet xehen në turp, e kuqen në fytyrë si vajzat e pafajshme.

Shpërfaqet Shkodra n’vërshimin e dritave që e përshkojnë si damarët e një vullani, e kandja e ndjek këtë vërshim llave të llamburitjeve, që cytin me andrrim naten e tana dëshirave, ku njerëzia e njiksaj nahije kridhet.

Kqyre e rroke me tan pranin tande, qytetin e kujtimeve t’fminisë e trazimeve rinore, prejku s’ka ma bukur se nga kamera e Terenc Pepës, si ai e ka fiksu, prenimin e zjermt, tue e ndez flakë qiellin, e tue shpalue syve që e shohin dhe andjeve qi dehen, spektaklin e ktyne reve që si nji si petk mëndafshi shtriqet kah Shkodra shtatin e vet hedh hirshëm n’krahët e njiktij mbarimi dite e dorzimi prehjes.

E si ka me ken, diqysh ma i bukur, ky çast i qytetit, ma i magjishëm se në kyt gostitje resh të kuqëluara dhe vërshim i dritave të florinjta, që depërtojnë në çdo prag, tue ndez dëshirimin me ke pjesë e njiktij ceremoniali.

Për fat, kyt qi mundet me e zgju vetëm imagjinata, e ban t’mujtun me e fokusu vetëm kamera. Po, për me e pru para andjes së syve që duen me u ndez mrekullimit në këtë shkrepje, në këtë ndalim të kohës, në këtë përjetësi përjetimi, qi shkrep si nji yll në adhurim, për me mbet përgjithmonë i vezullimt në qiellin e dëshirimeve, se si me e pa e me ndi Shkodrën.

 

Tags: Albert VatajShkodraTerenc Pepa
Previous Post

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia njerëzore

Next Post

Ja kush është Samantha Shkreli Sarelli, Miss Amerika që interpretoi në shqip “Këngën e Skënderbeut” në skenën e bukurisë

Next Post
Ja kush është Samantha Shkreli Sarelli, Miss Amerika që interpretoi në shqip “Këngën e Skënderbeut” në skenën e bukurisë

Ja kush është Samantha Shkreli Sarelli, Miss Amerika që interpretoi në shqip "Këngën e Skënderbeut" në skenën e bukurisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Leonora Carrington, gruaja që tentuan ta thyenin, artistja që e ktheu traumën në mit, zëri që nuk pranoi të heshtte

Leonora Carrington, gruaja që tentuan ta thyenin, artistja që e ktheu traumën në mit, zëri që nuk pranoi të heshtte

November 28, 2025
Pse kujtesa duhet të jetë arma jonë më e fortë kundër harresës së historisë së shkruar me gjak

Pse kujtesa duhet të jetë arma jonë më e fortë kundër harresës së historisë së shkruar me gjak

November 28, 2025
Shqiponja dykrenore në Xhubletën e malësores, ishte shumë më hershme se sa t’i përkiste flamurit modern shqiptar

Shqiponja dykrenore në Xhubletën e malësores, ishte shumë më hershme se sa t’i përkiste flamurit modern shqiptar

November 28, 2025
Historia atipike e Georgia O’Keeffe një artiste atipike që hyri në art si një zë atipik

Historia atipike e Georgia O’Keeffe një artiste atipike që hyri në art si një zë atipik

November 26, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj