Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Një nënë është një shenjtore, tek “La Charité” e William Bouguereau ka bekimin hyjnor të shpirtit artistit

March 8, 2017
in Pikturë
126
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“La Charité” (Mëshira), e piktorit William Adolphe Bouguereau Nga Albert Vataj

Ajo është “La Charité” (Mëshira), e piktorit William Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 – 19 gusht 1905). Është realizuar në vaj, kanavacë në vitin 1878. Përmasat: 196 x 117 cm (77,17 ” x 46,06 “). I përket një koleksioni privat.

“La Charité” është një nga punët që sinjifikon krejt galerinë krijuese të William Bouguereau, i cili megjithëse u anatemua si askush tjetër, u mohua dhe u dëbua bashkë me stilin e tij akademik, sot e gjejmë në podin e famës, larg nga e shkuara fyese, pluhuri i harresës dhe dangat e poshtërimit.

“La Charité” (Mëshira) aktualisht mban rekordin botëror si piktura më e shtrenjtë e shitur e galerisë së Bouguereau. Ajo u shit në një ankand në vitin 2000 kundrejt vlerës 3.600.000 dollarë. Për një piktor të mbetur pas portave të mbyllura, kjo është një befasi.

“La Charité” (Mëshira) përshkruan një grua të bukur, shëmbëllimi i përsosmërisë femërore, dëlirësisë së kulluar, hireve rrezatuese dhe forcës amësore. Ajo kridhet në këtë tablo jo vetëm si elementi dominues por edhe dëshmimi më universal dhe i vetvetishëm i rolit të një nëne, i rolit të vazhdimësisë së jetës. Ajo shpreh kujdeseni dhe mbrojtjen e pesë fëmijë të vegjël, duke u dhënë atyre edukatë, ushqim dhe dije. Mirërritja është përfaqësuar nga gjinjtë e saj të kolmë që tregon synimin për të lejuar fëmijët të gjejnë aty përkujdesje në të ushqyer. Prarimi i syve, drejtqëndrimi dhe rrethqarkimi i krahëve që zapton tre nga vogëlushët, shëmbëllen atë kumt gruaje dhe nëne që jetësohet në botëkuptimin e të pazëvendësueshmes, që nga Hyjlindësja e këndej.

Është ngadhënjimi emblematik i një nëne, njimendja dhe vullnesa e saj e hovshme për të dhënë për ta gjithçka nga vetja përkundër gjithë përpjekjeve dhe sakrificave vetëmohuese.

Nën këmbën e saj të majtë qëndron një enë përmbys me monedha ari dhe argjendi, të cilat qëllimisht janë derdhur. Ky simbol tregon se nuk ka kosto për lumturinë e tyre, që e tejkalon atë për të cilën ajo, nëna, është e gatshme t’ua japë me mish e me shpirt. Paratë kësisoj nuk trajtohen si përparësi, ata nuk zotërojnë atë forcë, atë energji që u duhet atyre për t’u rritur të shëndetshëm të edukuar dhe të ditur. Burimi i vetëm prej nga ata e marrin atë që u duhet në jetë është ëma e tyre, është e perëndishmja, që piktori e ka trajtuar si një shenjtore, si një amanet që ka marrë mbi vete në përjetësi një grua, një nënë. Një tjetër detaj është edhe tematika e dijes, e shtjelluar nëpërmjet elementit të fëmijës, i cili është mbështetur mbi disa libra dhe diç lexon në një fletë të shkëputur dhe të vendosur në shkallare. Fëmija i ndrojtur që struket në të djathtë nën petkat solemne që derdhen përposhtë prej shtatit të gruas, dëshmon dhe denoncon realitetin, ashpërsinë dhe egërsinë, me të cilën ai do të qaset. Por nëna është aty, e vetmja dhe më e vetvetishmja mburoje dhe edukuese e fëmijëve, të cilët mbartin misionin trashëgimisë. Ajo rend në përjetësi me dashurinë dhe detyrimin, për fëmijët e saj, për jetën, për gjeneratat. Një nënë është themeli i një brezi!

Tags: “La Charité”30 nëntor 1825 - 19 gusht 1905Arti i te bukuresDedikim per nenenKumtimWilliam Adolphe Bouguereau
Previous Post

Nënat, të shenjta dhe të shtrenjta, si sillen ata me fëmijët dhe sa dashamirësi ka të mirëkuptohen

Next Post

Dhimbja therëse e zemrës së një nëne te “Mëshira” drithëruese e magjikut Michelangelo Buonarroti

Next Post

Dhimbja therëse e zemrës së një nëne te "Mëshira" drithëruese e magjikut Michelangelo Buonarroti

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj