Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Heronjtë që kthehen në vrasës

March 7, 2017
in Forum
64
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

"Kemi krijuar elitën e ushtrisë shqiptare, nëse nuk i trajtoni siç duhet moralisht dhe financiarisht, jashtë ushtrisë këta trupa rrezikojnë të kthehen në kriminelë potencialë".

Nga Qamil Xhani

Në vitin 1998, kur Shqipëria certifikonte Batalionin e parë ushtarak të Operacioneve Speciale (BOS), një prej gjeneralëve të huaj që kreu trajnim e trupave kishte një porosi për Ministrinë e Mbrojtjes. Në ceremoninë e inaugurimit, ushtaraku i huaj i tha ministrit të asaj kohe dhe gjeneralëve shqiptarë, se trupa e re ishte trajnuar me stërvitjet më të veçanta të kohës, mes të cilave vlerësohen si më specialet; kursi i mbijetesës dhe qitja e besimit (me fishekë realë). Ata që i njohin si funksionojnë këto trajnime ekstreme, e dinë se vetëm pak persona në një mijë vetë arrijnë t'ja dalin. Këshilla e ushtarakut të lartë të NATO ishte kjo: "Kemi krijuar elitën e ushtrisë shqiptare, nëse nuk i trajtoni siç duhet moralisht dhe financiarisht, jashtë ushtrisë këta trupa rrezikojnë të kthehen në kriminelë potencialë".

Kjo deklaratë e bërë 20 vjet më parë sot merr një tjetër kuptim, kur sheh se pjesa kryesore e ngjarjeve kriminale të ndodhura këtë vit kanë për protagonistë pjesëtarë të Batalionit të Operacioneve Speciale në ushtri dhe të forcave komando. Vjedhjet e bankave rezultuan se ishin ideuar dhe ekzekutuar nga ushtarakë profesionistë. Po ashtu dhe ngjarja makabre dje në Këlcyrë u krye po nga një ish-ushtar profesionist. Në total janë rreth 15 raste kur vrasjet, grabitjet dhe ngjarjet kriminale kanë për autorë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë të Batalionit të Operacioneve Speciale dhe Komando.

Më të drejtë, në ngjarje të tilla theksohet fort fakti se autorët janë ushtarakë. Por pas dhënies së lajmit harrohet të shkohet përtej ngjarjes dhe të bëhet një analizë; përse një ushtarak që është edukuar më shumë se çdo qytetar tjetër të zbatojë ligjin dhe rregullat arrin dhe kthehet në kriminel?

Arsyet e dhunës nga pjesëtarët e Forcave të Armatosura nuk duhen kërkuar vetëm tek historitë personale të tyre, por edhe tek trajtimi që u bën shteti. Për të bërë pjesë e BOS dhe Komandove, të rinjve u duhen disa vite stërvitje dhe mbijetese. Pjesëmarrja në misione të huaja ka dhe trauma psikologjike, për të cilat ushtria shqiptare nuk ka luksin e ushtrive të tjera për trajtimin me psikologë edhe pas misionit. Në fund, gjithë puna e forcave speciale ushtarake shpërblehet vetëm 30 deri në 40 mijë lekë në muaj. Pas disa vitesh shërbim, shumë prej ushtarakëve zgjedhin të largohen me dëshirë nga detyra ose nxirren jashtë sistemit për shkak të gradave. Të gjendur në një ambient tjetër, pa rregullat e ushtrisë dhe pa pasur asnjë mundësi për t'u integruar në shoqëri, një pjesë e tyre gabimisht zgjedhin të bëjnë atë për të cilën janë stërvitur, të përdorin armët.

Sigurisht, çdo krim duhet trajtuar dhe dënuar sipas ligjit dhe nuk ka justifikim për autorët. Por ngjarjet e fundit përveçse dëshmojnë dhunën e ushtarakëve, sofistikimin e krimit dhe pasojat e mosmjekimit mendor, flasin dhe për harresë dhe neglizhencë të institucioneve ndaj pjesës më të rëndësishme të elitës ushtarake.  Nëse një ushtarak e trajnon 10 vjet si makinë dhe i jep 30 mijë lekë pa i lënë asnjë shans të jetojë si qytetarët e tjerë, mos prisni që kur largohen nga ushtria të sillen si njerëz normal.

Fatkeqësisht shumë prej krimeve kanë ndodhur nga ushtarakët që kanë marrë pjesë në misione të rrezikshme në Irak dhe Afganistan. Një pjesë prej tyre kanë marrë medalje nga Shqipëria, SHBA dhe NATO dhe janë vlerësuar si heronj. Sot kur i sheh emrat e tyre në kronikën e zezë për vrasje dhe grabitje kupton sesa lehtë nga hero mund të kthehesh në kriminel.

Gjithë këto krime të kryera nga ushtarakët shqiptarë janë dhe një kambanë alarmi për Ministrinë e Mbrojtjes dhe politikat e saj të trajtimit të veteranëve të rinj të luftës dhe ushtrisë shqiptare. Vende të tjera të NATO-s kanë programe të veçanta për të kthyerit nga misionet luftuese ushtarake. Përveç trajtimit shëndetësor dhe psikologjik u sigurohet dhe vazhdimësia e karrierës dhe trajtimi financiar.  Janë mijëra të rinj që kanë marrë pjesë në misione, nëse hidhen në rrugë rrezikojnë të kthehen në një "bombë" sociale. Ndaj deklarata e Gjeneralit të lartë të NATO-s, 20 vjet më parë ngjan si profeci për forcat speciale të ushtrisë shqiptare; "Nëse nuk i trajtoni siç duhet, jashtë ushtrisë rrezikojnë të kthehen në kriminelë".

Previous Post

Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij, një predikuese e shenjtërisë së dijes dhe edukimit

Next Post

Princ Wilhelm von Wied, një gjerman për mbretërimin e Shqipërisë, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar

Next Post

Princ Wilhelm von Wied, një gjerman për mbretërimin e Shqipërisë, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj