Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

“Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive

August 25, 2025
in Forum, Traditë
“Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Mbylli siparin në mesnatën e mbrëmshme me një atmosferë shpërthyese fetive, në një skenë gjigande me kënge dhe valle, “Vajza Fest 2025”, një event që nisi si takim brezash për t’u shndërruar në një traditë.

Për tre ditë me radhë, fshati Vajzë i Labërisë u shndërrua në një tempull arti, kulture dhe kujtese. Nga çdo anë e Shqipërisë, njerëzit u mblodhën për të festuar, për të kënduar dhe për të rikthyer në gjallëri hijen e rrënjëve të tyre. Aty ku polifonia ngjizet me gurin, ku vargjet e poetëve zgjohen bashkë me aromën e gjethes, ku loja e aktorëve përplaset me sfidën e garës, dhe ku malli për traditën gërshetohet me shijen e gatimeve, “Vajza Fest 2025” kurorëzoi një ngjarje që nuk është vetëm festë, por një kthim në burim, një ringjallje e fshatit si prag i kujtimeve të fëmijërisë, si strehë e shpirtit të përbashkët.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)

Në ditën e tretë të “Vajza Fest 2025”, atmosfera u ndez me një mbrëmje të vërtetë festive, ku fshati Vajzë u bë skenë e dritës, këngës dhe artit. Banorë të fshatit, miq nga zonat përreth, të ardhur nga çdo skaj i Shqipërisë dhe diaspora, u mblodhën për të ndarë emocionin e këtij manifestimi kulturor.

Ceremonia nisi me përshëndetjet e personaliteteve dhe të ftuarve të nderit, për të vijuar me një valle solemne të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, që ndezi duartrokitjet e publikut. Në skenë u ngjit aktori i mirënjohur Gent Hazizi, i cili me zërin dhe shpirtin e tij u bashkua me grupin polifonik të fshatit Vajzë, duke sjellë një këngë që përqafoi traditën dhe artin në një tingull të vetëm.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)

Magjia e mbrëmjes u gjallërua më tej me numrat e cirkut, që sollën gëzim dhe entuziazëm, duke përfshirë publikun në lojën e spektaklit. Një moment i veçantë ishte përshëndetja e ikonës së skenës shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila me fjalët e saj e bëri mbrëmjen edhe më të ndjeshme. Pas saj, polifonia e grupit “Djemtë e Delvinës” u bë jehonë e shpirtit jugor.

Emocione të tjera sollën Maya dhe West Side Family, të cilët ndezën skenën me energjinë e tyre, ndërsa Grupi i Dukatit solli meloditë e rrënjës dhe traditës.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)

Në këtë mbrëmje madhështore nderuan me praninë e tyre personalitete të politikës, kulturës, artit dhe sportit, të cilët përshëndetën dhe falënderuan organizatorët, duke vënë në pah historinë, trashëgiminë, kulturën dhe traditat e fshatit Vajzë, thesare të gjalla që e bëjnë atë një qendër krenarie dhe përfaqësimi për mbarë Vlorën dhe Shqipërinë.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Djemt e Dukatit
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Djemt e Dukatit

Kjo fest, tashmë në vitin e tij të tretë, nuk mjaftohet të jetë thjesht një traditë. Ai është dëshmi dhe shembull i gjallë se si mund të rikthehemi te vendlindja, te kujtimet dhe te rrënjët, që rrepet e lashtë të Vajzës të mos mbeten vetëm simbole hijerënda, por të vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë, duke u bërë shenjë e një vazhdimësie brezash. Nga 22 deri më 24 gusht, nën kujdesin e posaçëm të Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, Vajza nuk ishte më thjesht një fshat, ajo u bë një skenë e hapur ku fryma e Labërisë u ngjit në qiell si këngë dhe u shtri në tokë si kujtesë.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)

Në rrëzë të Amantias së lashtë, mbi gurët që kanë mbajtur mbi shpinë legjendën e Ilirisë, në gjirin e gjelbër të natyrës, “Vajza Fest 2025” u ngrit si një ftesë për ta përjetuar kulturën shqiptare jo si një kujtim të zverdhur në faqe librash, por si një frymëmarrje të gjallë që rrah në çdo varg polifonik, në çdo valle, në çdo tingull fyelli apo lahute.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Luiza Xhuvani
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Luiza Xhuvani

Çdo hap i vizitorit është një udhëtim i dyfishtë: në të tashmen festive dhe në të shkuarën e lavdishme që rron nën gurë. Dhe mbi këtë sfond jehon ende vargu i Ali Asllanit: “Në krye të fshatit ka një delí krua, uj’ i tijja akull derdhet në përrua…”

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive (2)

Një këngë e gdhendur në poezi, që edhe sot mbart freskinë e shpirtit të Vajzës.

“Vajza Fest 2025” nuk është thjesht një event aktivitetesh artistike. Është takim brezash, është shkrirje e traditës me frymën bashkëkohore, është dëshmi se historia nuk rron vetëm mes faqeve të librave apo nën rrënoja të heshtura, por merr jetë mes këngës, lojës, artit dhe kujtesës kolektive. Në fundin e gushtit, ky fshat i vogël i Labërisë u ngrit si kryeqyteti i kulturës shqiptare, duke treguar se edhe qendra e botës mund të jetë një vend i vogël, për sa kohë mbart madhështinë e shpirtit dhe jehonën e kujtesës.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Grupi Polifonik Vajze
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Grupi Polifonik Vajze

Që gjithçka kaq domethënëse dhe e bukur, kaq shprehëse dhe frymëzuese, kaq origjinale dhe kaq përjetuese, do të bëhej e mundur nga ideatorët dhe organizatorët, nga ata që janë shpirti i kësaj feste, zemra e gjallë e kësaj thirrje për të kujtuar dhe fetuar, kryebashkiaku, Selenicë, Nertil Bellaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, shoqata e fshatit Vajzë, dhe patjetër me punën e shkëlqyer të atij që ishte truri i mekanizmit të këtij eventi, biri i Vajzës, Armando Bora.

Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Maya
Albert Vataj “Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive Maya
Tags: “Vajza Fest 2025”Albert Vataj
Previous Post

Dita e dytë e “Vajza Fest 2025”, rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire

Next Post

Zilia sipas botëkuptimit filozofik të Fridrih Niçe dhe e tashmja e rrjeteve sociale

Next Post
Albert Vataj Zilia sipas botëkuptimit filozofik të Fridrih Niçe dhe e tashmja e rrjeteve sociale

Zilia sipas botëkuptimit filozofik të Fridrih Niçe dhe e tashmja e rrjeteve sociale

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Albert Vataj Zilia sipas botëkuptimit filozofik të Fridrih Niçe dhe e tashmja e rrjeteve sociale

Zilia sipas botëkuptimit filozofik të Fridrih Niçe dhe e tashmja e rrjeteve sociale

August 25, 2025
“Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive

“Vajza Fest 2025”, në ditën e tretë të edicionit të tretë, shpërthen me një natë spektakolare festive

August 25, 2025
Albert-Vataj-Koha-Jone-Dita-Olimpike-në-Amantia-Vajze-Fest-2025-Foto_KOKSH-

Dita e dytë e “Vajza Fest 2025”, rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire

August 25, 2025
Albert Vataj "Depërtimi shpues i mendimit të filozofit David Hume në esen: “Për dinjitetin ose poshtërsinë e natyrës njerëzore”

Depërtimi shpues i mendimit të filozofit David Hume në esen: “Për dinjitetin ose poshtërsinë e natyrës njerëzore”

August 25, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj