Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Çfarë përfaqëson ylli me pesë cepa, historia dhe mistikja e këtij simboli. Kush e përdori dhe pse?!

March 1, 2017
in A e dini se?
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një shoqëri e sëmurë si ajo e popujve të ish-Lindjes komuniste ka nevojë për një terapi  të vërtetë e më efikase se ajo e parasë, terapi që vështirë se do të mund të  vijë nga politika. E gjithë ajo që quhet e kaluar është e regjistruar në psiqikën bioenergjitike  të  trupit të njerëzve proletarë pra të asaj  popullsie  të “lirë” pas ardhjes së demokracisë. Por nuk mund të ketë liri reale pa lirinë shpirtërore dhe liria shpirtërore nuk barazohet me faktin që të mendosh çfarë të duash dhe të thuash çfarë të duash. Liria e vërtetë e individit është ajo shpirtërorja, është ajo gjëndje ku ai ndjehet i çliruar nga ankthet dhe komplekset e së kaluares jo nëpërmjet harresës gjë që është e pa mundur të ndodhë por nëpërmjet kuptimit të thellë të elementëve që janë të  fshehur në thellësi të psiqikës së tij e që do ta persekutojne gjatë gjithë jetës. Këto komplekse janë stampuar nëpërmjet simboleve të përdorura nga komunizmi me mjaft preçision, simbole që po të kujtojmë mirë as nuk  mund t’i kritikoje dhe t’i  ndryshoje, aq të rëndësishme ishin ato për pushtetarët që  modelonin shoqërinë komuniste.

Simbolet janë struktura të kodifikuara në bazë të një shkence shumë të thellë e mistike  arcane, me pushtet në aparencë të padukshëm, me një aparencë primitive por, me një forcë goditëse në thellësi të psiqikës njerëzore të ndërtuar e të zbuluar në prehistori, vlerën e vërtetë të operimit që ato kryejnë e kanë dominuar dhe mbajtur me xhelozi e sekret në shekuj shkollat mistike. Këtu bën pjesë edhe protagonisti ynë famëkeq: ylli me pesë cepa. Simbolet janë stuktura okulte, kanale të dhënies dhe të marrjes së energjise në niveleve të ndryshme të realitetit kozmo psiqik. Ato janë të ndryshme sepse ndryshojnë sipas niveleve të energjisë format e tyre.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në hirarkinë e shumë simboleve shkollave mistike kudo në botë  dhe ka pothuajse të njëjtin kuptim mistik. Ai simbolizon esencën e materies, është materia e sintetizuar me pesë elementët e saj. Sipas okultizmit por edhe të gjithë filozofisë antike materia nuk është diçka e kundërt me shpirtin ajo, është pjesa pasive e një uniteti të madh ku shpirti është pjesa aktive, ky unitet quhet Absolutja. Ndarja e materies nga shpirti, si të kundërta, ka krijuar patollogjine më të madhe në kulturën njerëzore. Ky devijim i madh ka prodhuar gjithmonë mendimtarë materialistë që proklamojnë  materializmin me trombat e tij shurdhuese për mosekzistencën e zotit dhe idealizmin fetar të vetëverbëruar nga lufta për mohimin e materies.

Pra: toka, zjarri, uji dhe ajri janë katër elementët materialë, por pas tyre vjen elementi i pestë, eteri, ai që formon quintesencën. Në këtë shkrirje të pesë elementëve fillon purifikimi i materies, lidhja e saj me shpirtëroren , fillon ajo që quhet njerëzore, këtu fillon dimensioni njeri.  Duke i skematizuar këto elementë në pesë segmente të vendosura sipas një rendi të caktuar formohet ylli me pesë cepa por po me ato segmente të vendosur ndryshe formohet pentagoni, kurse të vendosur në mënyrë horizontale, të pandërprerë në kohë, krijojnë pentagramin.

Simboli, dhe në këtë rast ylli, vepron në mënyrë të pavetëdijshme për atë që mban dhe e shikon, sepse trasmetohet në thellësi të ndërgjegjes nga neuronet dhe regjistrohet në qendrat psiqike elementare  të cilat fillojnë e bëhen dominante po të potencohen me teprim. Ja sekreti i veprimit të pakuptueshëm i simbolit  të  yllit, veprim që ka zgjatur dekada në komunizëm. Por ku  qëndron e keqja dhe efekti negativ i tij. Ky simbol që në vetvete nuk paraqet asgjë të keqe, bëhet i dëmshëm me përdorimin e tij me qëllim dhe afatgjatë sepse i mban të bllokuara  energjitë  psiqike dhe shpirtërore në nivele materiale dhe ato energji, duke mos marrë rrugën e tyre natyrale, bëhen dekadente, perverse e shkatërruese, efekte që na persekutojnë akoma. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh që ra ylli me pesë cepa, nuk jemi akoma në gjëndje të qëndrojme me këmbët tona, jemi të helmuar nga historia e afërme dhe duhet ta dijmë mirë se psiqika e një kombi shërohet ose sëmuret nga simbolet që ai  mban ose që e mbajnë atë nën zgjedhë.

Si simbol magjik e psikodinamik i materies iu dha ose u mor nga materialistët dhe u përdor në terrenet komuniste me vetëdije tek të pavetëdijshmit, tek të verbërit pwr tw shtuar verbwrinw me vetëdije, nga grupe okulte komuniste në nivel botëror për qëllime historike të caktuara.

Kaq të  rëndësishme ishin saqë  ato kanë modeluar gjithmonë shoqëritë, ose më saktë, çdo shoqëri mund të kuptohet dhe ndryshohet nëpërmjet simboleve që ajo përdor. Që nga antikiteti deri sot historia e psiqikës njerëzore është histori simbolesh,  simbole mjaft të lidhura me shoqërinë dhe me ata që  e drejtojnë dhe e dominojnë atë.

Simbolet janë ndërtuar nga të diturit, por janë simbolet ato që pastaj kanë modeluar njeriun. Ato janë shprehje e madhështisë njerëzore për të kuptuar universin por janë ato që kanë shkaktuar ndotjen më të madhe në shpirtin e njeriut dhe krimet më të mëdha në ndërgjegjen e tij.

Simboli  është i pari raport njohës që njeriu krijoi me jetën, i pari element, i pari realitet i tij pas mëkatit fillestar, mollës së ndaluar, e para dije madhështore kozmike që do ta helmonte atë. Ylli me pesë cepa si një nga simbolet më mitike të shekullit të kaluar është pjesë e kafshatës së parë në mollën e Adamit, është  aq i hershëm sa njeriu sipër tokës, është fantazma por edhe realiteti i njeriut që në fillesat e tij.

Simboli i yllit me pesë cepa, i urryer në botën  postkomuniste si vetë pushtetet diktatoriale komuniste ku buronte edhe forca e tij magjike, është thjesht nje vizatim figurativ i rastit apo  rastesisht u përdor nga komunizmi ndërkombëtar?

Po të intervistohen ata që kishin ose kanë  bindje komuniste mbi kuptimin e yllit me pesë cepa, shumica e njohin si simbol  lirie  dhe  bashkimi, i internacinalizmit  dhe vllazërisë së popujve. Pra, propaganda i ka dhënë një veshje logjike, një ëmbëlsi sentimentale këtij simboli e nëpërmjet kësaj veshjeje humane e mbolli atë në psiqikën e çdo shtetasi.

Këtu fillon drama, deformimi i vërtetë i simbolit të yllit me pesë cepa, këtu fillon misteri i tij në kohët moderne.

Shkenca moderne e psikologjise së thellësive e njeh rrolin e simboleve në shoqëri dhe vëndin e tyre dominant në psiqikën e individit. Por ai si krijim, si realitet, nuk është pjellë e patollogjive tona kolektive moderne. Simbolet dhe  ylli me pesë cepa vijnë nga thellësia e historisë njerëzore e krijuar me vetëdije nga shkenca antike si veprues në psiqikën e masave që kur çfaqen qytetërimet e para.

Ylli me pesë cepa ndodhet në  Egjyptin e lashtë ku eterikja me pesë degë ishte simbolizuar nga një prej hieroglifeve më të rëndësishme: Sba në formë ylli, e lidhur ngushtësisht me vdekjen dhe e vendosur mbi varre. Muret e brendëshme në nekropolin e Tetit janë të mbushura me këtë simbol. Kristianizmi në origjnën e tij e humanizoi nëse mund të thuhet kështu, hieroglifin Sba. Në katakombet romane ku organizoheshin  ceremonitë mortore e konsumohej dreka rituale, i vdekuri përfigurohej ekzaktësisht me pesë segmente në formën e yllit me pesë cepa. Për këtë arësye në shumë tekste të shejta lexohet që të vdekurit bëhën yje, kuptimi okult i së cilës ndodhet në faktin e thjeshtë se me vdekjen elementët shpërbëhen, pra vdekja është vetëm lirimi i elementëve tokësorë nga shpirtërorja, shpërbërje e simbolizuar nga ylli. Për shpërbërjen e një shoqërie, për të fituar terrene të huaja, për të fituar mbi armikun, u përdor i njëjti kod i yllit nga bërthamat  sekrete të komunizmit botëror. A ishin të vetëdijshëm për këto sekrete të yllit…? Në letrat e Tarokut që përdoren për të parathënë të ardhmen origjina e të cilave thuhet se vjen nga misteret e piramidave, që bazohen në fillozofinë ebraike të Kabalës, por në formën që na paraqiten sot, ze një vend edhe ylli me pesë cepa. Tek arkanet minore lidhur me pasurinë, paraqitet dora e fatit me një yll të madh që sipas tyre është rrënja e potencës mbi tokë, po të lexohet pozitisht e në të kundërtën,  do të thotë kurnacëri, dëshirë me zotëruar gjënë e tjetrit, mungesë besimi në botën shpirtërore, a thua se gjithë lumturia varet nga kënaqësitë materiale.  Për kabalistët, Pema e jetës është një ilustrim simbolik, një sistem ku forca perceptohet tek forma, pra për ta forca edhe forma janë në të vërtetë një e vetme, forma nuk është gjë tjetër veçse forcë e organizuar. Edhe në këtë sistem njohës figura është force, ku forca vitale organizohet nga simboli, trasmetohet me të njëjtë frekuencë në distancë tek sinboli tjetër i ngjashëm i cili bën që forca të rilindë në një realitet të ri. Këtë ligj sekret të trasmetimit në distancë të energjive psiko kozmike e përdorën  nazistët per qëllime antinjerëzore nëpërmjet simbolit të lashtë të svastikës, famëkeqi kryqi i thyer i Hitlerit. Simbolet janë përdorur gjithmonë nga diktaturat në dominimin e shkatërimit të territorrit psiko- kozmik të kundërshtarit, si pjesë e realitetit, sado fantastiko-shkencore t’i duket  kjo dikujt.

Po komunistët e njihnin këtë sekret antik. Një gjë është e sigurt: ato e përdorën për disa dekada, dekada që dëshmojnë për efektin shkatërues edhe të simbolit yll me pesë cepa; ai ndau njeriun nga natyra e tij, vuri materien kundër tij, shkatërojë nëpërmjet yllit energjitë shpirtërore. Mbi yllin u vendos çdo vlerë por vuajtjen më të madhe nuk e pati egoizmi i vogël njerëzor, ai vuan njëlloj në çdo sistem, vuajtjen e pati vlera shpirtërore, sa shumë do të ketë peshuar mbi kokat e shqiponjës magjike ai pesëcepësh në flamurin tonw .

Po kështu, në Lindjen e Largët, në Kinë, informacioni i parë i shkruajtur mbi pesë gjëndjet e materies në formë ylli me pesë cepa i takon periudhës midis shekullit X dheV para Krishtit dhe vazhdon të mësohet në shkollat tradicionale të mjekësisë kineze e në artet marciale edhe sot.

Ylli me pesë cepa bën pjesë në ikonografinë e lindjes së Krishtit, është  prezent në lindjen e tij, tregon misterin e mishërimit, e lidhjes së shpirtit me tokën.

 Përse duhet të preokupohemi sot, në kohën e kompiuterit e të ultraelektronikës, për keto fantazma të së kaluarës ose besime supersticioze? Sot është e mundur të informohen masat e gjera për shumë të vërteta, të mbajtura sekret, dhe ky është fundi i Botës, fundi i një bote të keqinformuar, jo përmbytja dhe shkatërrimi i Tokës, por shkatërrimi i një koreje artificiale dijesh për qëllime pushteti dhe brezat pas nesh do të tallen e do të na pikturojnë si të mbyllur në kafaze të arta injorance. Ftesa jonë për  rishikimin e kodeve të fshehura në shumë simbole, në rastin konkret të yllit me pesë cepa, nuk është intelektuale, nuk është çështje thjesht kulturore, qw me pak fjalë do tw thotw që  t’i shtojmë diçka më tepër asaj që dijmë. Spostimi i vëmëndjes në kuptimin e trukut të përdorur për manipulimin e vetëdijes nëpërmjet simboleve është jetik për një shoqëri që do të rinovohet, për shoqërinë vitale të së ardhmes, pasi një e ardhme me të paditur është një e ardhme e dështuar.

Mihallaq Xhavo

Tags: AjriDometheniet e simbileve dhe perdorimi i tyreEnigmat e historiseEteriHistoria e simboleveKomunizmi dhe ylli i kuq me pese cepaSimboletSimbolet mistikeSimbolet okulteTokaUjiZjarri
Previous Post

Gjet Kola: A duhet lejuar që të përsëritet historia e kufirit me Malin e Zi?

Next Post

Dashuria dhe letrat plot zjarr dhe pasion të Victor Hygo për të bukurën magjepsëse, Juliette Drouet

Next Post

Dashuria dhe letrat plot zjarr dhe pasion të Victor Hygo për të bukurën magjepsëse, Juliette Drouet

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj