Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Sendërtimi i misterit ekzistencial përmes vijave të “çmendurisë” së Avni Delvinës

June 5, 2025
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Sendërtimi i misterit ekzistencial përmes vijave të “çmendurisë” së Avni Delvinës
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Avni Delvina dhe grafika e përbindshme e shpirtit që çlirohet përmes çdo vijëzimi nga zgjedha e ngërthimit të gjëndjeve të trazimta.
“Skica me penë… rreth vitit 1997 më hypi një si çmenduri, kudo që isha mbaja një penë dhe një bllok vizatimi… qoftë edhe në tren vazhdoja vizatoja… Kjo çmenduri më zgjati nja dhjetë vjet… më pas u shërova dhe erdha në normalitet.”, kjo është ajo që shkruan në prezantimin e kësaj pune, Avni Delvina, një nga artistët më të veçantë të artit bashkëkohor shqiptar, i njohur për stilin e tij intensiv, ironik, filozofik dhe shpeshherë i përshkuar nga një lloj grotesku mendues, që përzien absurditetin me të vërtetën sociale… dhe me atë që është në vetvete art i përkatësisë identitare. Me gjas, gama krijuese e Avni Delvinës, plazmohet si e vetmja kurajo e ngulmët autenticiteti, që ka shënjuar në artin viziv shqiptar, një kapërcyell të qenësishëm estetik. Kjo jo vetëm në kohjen e “çmendurisë” së vizatimit, por në gjithë spektrin e vezullimit të tij krijues.


Ka artistë që krijojnë nga qetësia, dhe ka të tjerë që krijojnë nga trazimi, nga një trandie shkundullitëse e brendshme, nga një nevojë për të eksploduar përmes lojës së vijave, ngjyrave e simbolikë alegorike shprehëse. Avni Delvina i përket këtij grupi të dytë, atyre që për të reaguar zëshëm dhe shpirtshëm, në tashmëri të kohës së gjalljes dhe pulsit të vërshimt, nuk zgjedhin heshtjen, por shpërthimin krijues grafik.
Vepra e tij me penë, e realizuar rreth vitit 1997, është një dokument vizual i një periudhe ku nuk vizatohej për zbavitje, por për shpëtim shpirtëror. Ai e quan “çmenduri”, por brenda saj gjejmë një logjikë të thellë ekzistenciale, një përpjekje për të përkthyer kaosin e brendshëm dhe jashtëm në formë, vijë, strukturë.
Ky vizatim është më shumë se një kompozim surrealist, është një psikogramë e një epoke, një hartë e mendjes së njeriut që jeton në një vend në krizë dhe njëkohësisht në një vetvete të pashpjegueshme. Elementët që përbëjnë kompozicionin, format kubike që ngjajnë me blloqe betoni, grumbujt e shpimeve, si kërcënime ajrore, rruga që çon drejt një portali anonim, janë simbole të një ankthi kolektiv të përjetuar përmes shikimit të Delvinës.
Në këtë vepër nuk ka spektator të jashtëm, edhe ti je aty, i futur në labirintin e një mendjeje që nuk ndalon, në një botë ku gjithçka është e lëvizshme, agresive, shpesh e pakuptueshme. Mbi të gjitha, je përballë një artisti që nuk kërkon të pëlqehet, por të çlirohet, të thërrasë me zë të thekshëm qielli.
Kur Delvina thotë: “më pas u shërova…”, nuk është e qartë nëse ky shërim është një lirim apo një mbyllje. A është kthimi në normalitet një humbje e gjendjes krijuese? A është “çmenduria” çmimi i patjetërsueshëm për një vepër që të nxjerr nga vetja dhe të përplas përballë njeriut që je?
Si një ekogramë e ndërgjegjes së tensionuar, te kjo punë, çdo objekt është simbol, dhe çdo vijë është një krisje e fshehur në përvojën njerëzore, ai është aty, rrahje zemre dhe zgjim.
Si testament krijues i një shpirti, artisti nuk përdor penën për të vizatuar, por për të luftuar, për të bërtitur, për të mos heshtur.
Kjo është çmenduria e shenjtë e shpërfaqjes së brendshne, e pamëshirshme dhe e domosdoshme.
Dhe vepra e Delvinës e provon se arti nuk është gjë tjetër veçse kjo që ju kundroni, një formë e lartë e të mbijetuarit me stil.
Secili nga ne është një vijëzim në këtë kuadër, në këtë qasje për të ngjizur përmes fijeve të përjetimit, frymëmarrjen që shpërthen në krijim dhe ndërmendje nga apatia, në formë solemne të pranisë ekzistenciale.
Albert Vataj

Previous Post

“Nuk është thjesht një glob i botës, është një mënyrë për ta pasur atë” si një zotërim

Next Post

Rrethi i shenjtë i jetës tek populli Sioux, Të vdesësh për t’u kthyer

Next Post
Rrethi i shenjtë i jetës tek populli Sioux, Të vdesësh për t’u kthyer

Rrethi i shenjtë i jetës tek populli Sioux, Të vdesësh për t’u kthyer

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

June 6, 2025
Katie Sandwina, “femra e pamposhtur”, që sfidoi kufijtë e forcës dhe feminitetit

Katie Sandwina, “femra e pamposhtur”, që sfidoi kufijtë e forcës dhe feminitetit

June 6, 2025
“Kur vdes nëna, fillon vdekja jonë” e ditëpasditshem dhe shndërrimi në diçka që mëkon ai shpirt për t’u përjetësuar përmes nesh

“Kur vdes nëna, fillon vdekja jonë” e ditëpasditshem dhe shndërrimi në diçka që mëkon ai shpirt për t’u përjetësuar përmes nesh

June 6, 2025
Thomas Mann, nobelisti i letërsisë që ndërtoi ura midis artit dhe moralit, shpirtit njerëzor dhe historisë së madhe

Thomas Mann, nobelisti i letërsisë që ndërtoi ura midis artit dhe moralit, shpirtit njerëzor dhe historisë së madhe

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj