Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Mimika Luca, zëri dhe zemra e butë, që u përjetësua si një shkëlqim në artin tonë skenik

February 21, 2025
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Mimika Luca, zëri dhe zemra e butë, që u përjetësua si një shkëlqim në artin tonë skenik
27
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Më 21 shkurt 2023, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, Mimika Luca, duke lënë pas një emër të skalitur me pasion dhe përkushtim në panteonin e artit tonë skenik. Do të shuhej edhe një tjetër shkëndi në llamburitjen e qiellit, ku një plejadë e tërë regjisorësh, aktorësh, skenaristësh, kineastësh, kostumografësh, fotografësh, etj., etj., me punën dhe sakrificat e tyre, dëshmuan se kishin ardhur për të ndërtuar tempullin e kinematografisë shqiptare, të asaj tradite që mbeti sprovë e kurajës dhe besimit, një thesar në kujtesën e gjeneratave dhe faqe në historinë e artit shqiptar.

Mimika Luca, ju dha amshimit, ashtu paqësisht siç ishte krejtkund prania, zëri dhe shpirtja e saj u gjegj duke mëkuar, më shumë se aktoren, nanën, vetë lartësimin e atij hyjnimi, ku çdo grua shenjtërisht ngjitet për t’u shndërruar në një yll të shkëlqimshëm.
Ajo nuk do të mund të vijë më, si herë të tjera të festojë ditëlindjet, apo kremtet e zëshme të një zemre nëne, në Fish City, aty ku djali i saj, Gjergji, ka shndërruar kufomën e një të shkuare zezonash, në një mrekulli të sipërmarrjes. Ajo mungon shkallëve të pallatit ku ajo jetonte. Nuk është më çapitja e atyre hapave të lehte dhe kumbimi i butë i atij zëri, që ngrohu shpirtje dhe përtërini përjetime te të gjithë ata që ishin çdoditshmëria e saj.

Kinematografia shqiptare, ajo sprovë e vullneteve dhe pasionit për të bërë më të mirën në një kohë kufizimesh dhe mbikëqyrjes së censorëve komunistë, pamundësishë të panumërta dhe kufizimesh vrastare, u nda me Mimikën, siç u nda me dhjetëra e dhjetëra jetë, që lanë shpirtin e tyre në themelet e kësaj ngrehine.

Mimika Luca është tashmë një vepër dhe vlerë në kujtesë, është e gjallë në rolet që ajo përjetësoi përkushtimin, është sërish te filmat, “Detyrë e posaçme” (1963), “Kryengritje në pallat” (1972). Ende nuk mund të harrohet Laja në filmin “Kur hidheshin themelet” – (1978), nëna e Anës te “Në shtëpinë tonë” – (1979), Drita në “Zambakët e Bardhë” – (1983), drejtoresha e shkollës në “Nxënësit e klasës sime” (1984), edukatorja te “Taulanti kërkon një motër” – (1984). Spikat Mimika Luca me delikatësën e një nëne të ve dhe në merak për Alberin, në komedinë “Shi në plazh” – (1984), shkruar Teodor Laço, me regji të Gëzim Kame dhe muzikë të Aleksander Lalo. Sërish me rolin e nënës ajo solli shpirtjen e saj të thellë në filmin, “Të shoh në sy” (1985), nëna e Marigosë në komedinë legjendare, “Përrallë nga e kaluara” – (1987), nëna e Etlevës në “Treni niset më shtatë pa pesë” – (1988). Për të mbetur e tillë, Mimika e madhe e bukurisë dhe brishtësisë së një shpirti, te Shega në filmin “Rrethimi i vogël” – (1986), Leni, bashkëshortja e Iliazit, “Botë e padukshme” – (1987), “Viktimat e Tivarit” (1996).

Rolet që ajo luajti ndoshta nuk ishin role të mëdha, por zemra e sajë e madhe i dha zemër çdo nëne që ajo solli në jetë, identitet çdo personazhi që ajo e veshi me pasion dhe përkushtim, duke dëshmuar se një aktore e madhe mund ta tregojë madhështinë e talentit të vet edhe në role të vogla.

Mimika ishte një prej atyre aktoreve të kinematografisë shqiptare, e cila nguliti në celuloid dhe memorien një vetvete të patëdytë, një integritet të mbujtur me ambicie dhe përkushtim. Ishte dhe mbeti unike, duke qenë e favorizuar edhe nga karakteri dhe personaliteti, nga butësia dhe brishtësia, nga zëri dhe shprehia e saj e fytyrës. Ishin këto veçanti që i garantuan asaj një vend të privilegjuar në filmin shqiptar, në jetësimin e gjallë që ajo u dha personazheve që ju besuan.

Tags: Albert VatajMimika Luca
Previous Post

Sodoma dhe Gomorra, mëkati biblik që na fton në pendesë

Next Post

Intimiteti i gruas, nga “Origjina e Botës” së Gustave Courbet te “Diversiteti i Natyrës” së Jacqueline Secor

Next Post
Intimiteti i gruas, nga “Origjina e Botës” së Gustave Courbet te “Diversiteti i Natyrës” së Jacqueline Secor

Intimiteti i gruas, nga "Origjina e Botës" së Gustave Courbet te "Diversiteti i Natyrës" së Jacqueline Secor

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj