Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Parashqevi Simaku, a po e shndërrojnë një diva në një kloun?!

January 4, 2025
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Parashqevi Simaku, a po e shndërrojnë një diva në një kloun?!
8
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Prirja jonë për ti çuar gjërat në teprim, është një eksluzivitet bastard, për të cilin ka një shekull që burra të urtë të këtij kombi, na e kanë lënë jo tamam si një konstatim, por si një mallkim. Sot në kohën e ritmeve të çmendura të ububusë së algoritmit dhe një qasje e pështirë protagonizmi, që na lejon të bëjmë edhe atë që nuk e ndalon ligji, por fytyra, ky teprim është më shumë klikime, më shumë para, e pse jo, më shumë projektor drejtuar kah ne.
Fatkeqe është ajo pré, e cila bie në gjahun e kësaj lukunie hijenash, dhëmbët e të cilëve jargen epshit për gosti dhe argëtim, i cili do të ishte i palotë pa një kloun.
Ajo që po ndodh me yllin e këngës së viteve ’80, Parashqevi Simaku, është e pagjasë në gjithë këtë orvatje joshje të algoritmit dhe budallallepsjes së narcizit. Çdo ditë që kalon ajo është aty në qendër të ciklonit viral, me shumë përngjasim te roli i klounit që dukshëm, i kanë dhënë të luaj asaj, altruistët dhe humanistët.
Ajo që nxorëm nga jeta cigane, po e rikthejmë sërish atje, por tashmë më se të poshtëruar të denigruar. Vajza kavajse me buzëqeshjen që na marrosi dikur, është katandisur në një grua të braktisur që ka gjetur një shoqëri allasoj, që nuk qesh më, por zgërdhihet, këndon, kërcen, madje me gotën plot mbi kokë si ciganët sarhosh, gjasme duke kërcyer e gëzuar. Me emocione të ftohta dhe mëndje të kthjellët e kam të pamundur ta lexoj kështu siç duket, por të vërej përtej kësaj skene farse, kësaj fasade plot lajlelule dhe ngjyra.
Gjykoj, dhe do të isha i lumtur nëse do të isha i gabuar në këtë konstatim, se ajo që po ngjet është e dhimbshme dhe e patolerueshme. Një divë si Vivian Simaku, ta pranojmë si kloun, gastore, jo e monarkëve të plotpushtetshëm, por e atyre që duan të shesin veten me çmimin e poshtërimit të një ylli. Ndoshta pa e vrarë mëndjen se e gjithë kjo që ato po bëjnë, nuk është në nderim të saj, por në shpërbërje të çdoorshme të imazhit që ajo stampoi në kujtesën tonë nostalgjike.
E parapashë që në krye të herës se çfarë do të vinte, përshpejtonte, por nuk pata kaq fantazi të parashihja se situata e shpërdorimit të saj fyes do të shkonte deri këtu. Aq sa, larg qoftë të kesh të drejtë t’i japësh të drejtë fatit të keq që vuajti ajo.
Këtë po e bëjmë ne të gjithë që po e përdorim Parashqevi Simakun, por jo më pak është fajtore edhe ajo të lejojë të shpërdorohet nga ata që u pëlqen loja e talljes dhe argëtimit, pavarësisht kostos.
Çmimi që Simaku me gjasë duhet të paguaj këtë rikthim në jetën e një diva, është i shtrenjtë, më shumë se tarifa e një klouni që asaj i kanë dhënë të luaj në këtë skenë mizore poshtërimi.
Qofsha i gabuar, por gjithë kjo ka marrë tatpjetën dhe po shkatërron gjithçka që ajo ngriti me talent dhe përkushtim, për të fituar çfarë, të rivijë në jetë siç nuk do të dëshironim, të paktën ne që idealizuam tek ajo imazhin e një këngëtareje ikonike dhe të një gruaje seksi.
Albert Vataj

Tags: Albert Vataj
Previous Post

Albert Vataj: Koha për lamtumirë e vitit që ikën dhe mirëseardhjen e vitit që vjen

Next Post

Clara Schumann, gruaja e madhe e muzikës, e pagjunjëzuara e betejave të jetës  

Next Post
Clara Schumann, gruaja e madhe e muzikës, e pagjunjëzuara e betejave të jetës  

Clara Schumann, gruaja e madhe e muzikës, e pagjunjëzuara e betejave të jetës  

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj