Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Duhet të duhemi… t’i tregojmë çdo zemre dhe t’i dëshmojmë çdo shpirti magjinë e ndjenjave

October 11, 2024
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Duhet të duhemi… t’i tregojmë çdo zemre dhe t’i dëshmojmë çdo shpirti magjinë e ndjenjave
6
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Duhet të duhemi…

… sepse vetëm dashuria mund të na tregojë se çdo gjë në jetë merr kuptim nga dashuria dhe vetëm ajo.
… sepse duke dashuruar mësojmë se sa të rrezikshme janë urrejtja dhe smira, inati dhe përbuzja, të cilën nuk i mundim dot me asgjë, veçse me shpirtin ngadhënjimtar të dashurisë.
… sepse asnjë pengesë apo vështirësi nuk e ndaloi dashurinë të jetë forcë, për të shndërruar çdo pengesë dhe vështirësi në mundësi.
… sepse, çdo aftësi dhe talent, çdo kurajë dhe besim, mundën të ishin forca transformuese nëpërmjet dashurisë.
… sepse, ajo dashuria ka sy qielli që më tregojnë përmasat e lirisë që mëkon ajo, çiltërsisht dhe pastërtisht, pa patur nevojë të numërojë vitet, apo të peshojë kilogramët.
… sepse mund të përdorësh çdo marifet dhe dallavere, çdo nënshtrim dhe poshtërsi, çdo pushtet dhe privilegj, për të patur çfarë do, për të zotëruar sa dëshiron, por gjithë këto do ta kenë të pamundur të të bëjnë të lumtur, pa dashuri.
… sepse, çdo sy që pa, çdo fjalë që ligjëroi, çdo prekje që drithëroi, çdo puthje që dalldisi, çdo kurm që dëshirimeve të pasionit u dogj, çdo përjetim që na shndërroi në frymë, erdhën si aktet e vullnesës hyjnore për të na treguar, se sa tokësore janë mrekullitë e ndjenjave dhe sa qiellore është dashuria, dhe se me çfarë ne meritojmë të shpërblehemi.
… sepse është dashuria ajo që shpirtin e bëri fuqi krijuese e të të bukurës, duke bërë që çdo ndjenjë dhe pasion, çdo shqisë dhe qelizë, të gjenerojnë energjinë e atij dielli që na ngroh dhe na ndrit, duke na mësuar se si të jemi të pasur dhe të lumtur.
… sepse nuk di të ketë një gjë të vetme, sado minimaliste, e cila nuk erdhi për të qenë vepër dashurie.
… sepse nuk ka betejë që nuk u bë për dashurinë, dhe nuk ka luftë që nuk e fitoi dashuria.
… sepse, ju mund të mos besoni verbërisht, por dashuria mund të bëjë që jo vetëm ne të ndryshojmë, por edhe fytyra jonë të tjetërsohet, sa ta kemi të vështirë ta njohim veten.
… sepse është ajo, dashuria që mund të bëjë magji dhe të na magjepsi me vështrimin e saj plot dritë, fjalën e ëmbël, prekjen e butë dhe përjetimin e fuqishëm.
… sepse mund të provosh çdo shteg dhe rrugë, për të mbërritur ku do, por është dashuria, dhe vetëm ajo që mund të të udhëprijë urtësisht ku të çon zemra.
… sepse është dashuria ajo, e cila edhe kur gabon, mund të të plagosë, por është po ajo që të shëron, duke të të mësuar se plagët nuk na vrasin, por na tregojnë se ato janë sprova të shpirtit, për të matur çdo gjë me rrahje zemre dhe për të mësuar se sa jemi të denjë për dashurinë.
… sepse, dashuria nuk është seksi dhe vetëm ai i shfrimit të epsheve, por solemniteti i mahnitshëm i pranisë dhe komunikimit ndjesor, i dehjes prej aromave të trupave, i rrahjes së shpejtuara të zemrave, i prekjes ledhatare të duarve, i përplasjes së buzëve në puthje, i kopulimit të trupave, i shkëmbimit të lëngjeve, i kolovitjes në melodinë e përgjërieve, i, i gjithçkaje që përbën aktin që i blatohet dashurisë, si të vetmes perëndi që ajo njeh dhe beson.
Duhet të duhemi…
sepse edhe unë si ti, dua të dua dhe të më duan, dhe t’i tregojmë çdo zemre dhe t’i dëshmojmë çdo shpirti, se dashuria është ajo që na duhet; që të mund të kemi ç’farë dëshirojmë; të jemi ç’farë na bën të denjë për çdo bekim hyjnor që na blaton dashuria.
Albert Vataj

Tags: Albert VatajDashuria
Previous Post

Terenc Pepa, fotografi profesionist që profesionalisht na sjell Shkodrën në çdo hir të saj adhurues

Next Post

Anna Muzychuk, një nga gjenitë e shahut që denoncoi diskriminimin e grave

Next Post
Anna Muzychuk, një nga gjenitë e shahut që denoncoi diskriminimin e grave

Anna Muzychuk, një nga gjenitë e shahut që denoncoi diskriminimin e grave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj