Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Mid’hat Frashëri, nacionalisti i zëshëm, një ndër shkreptimat më të dritshme të mendimit shqiptar

October 3, 2024
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
65
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES

Në mëngjesin e 3 tetorit 1949, u gjend i vdekur në dhomën e tij në hotelin Winthrop në New York Mit’hat Frashëri.
Në kryet e tij, mes miqve të befasuar nga vdekja e papritur, është edhe Fehmi Kokalari, me duar të kryqëzuara para, i dyti në të majtë të shtratit, në krah me publicistin dhe studjuesin gjithashtu nga Gjirokastra, Xhevat Kallajxhiu. Personat e tjerë janë Hasan e Luan Dosti, Nuçi Kota, Talat Karagjozi.
3 Tetor 1949
Nderroi Jete Mit’hat Frasheri.
Foto publikuar në profilin e tij në Facebook nga Kujtim Cekani

Mid’hat Frashëri ishte prej atyre penave dhe mendjeve të ndritura të përkatësisë sonë identitare, i cili, bashkë me Fishtën dhe Konicën, por edhe të tjerë, patën guximin të flisnin hapur dhe të godisnin fort, të tregoheshin rreptësisht të drejtë në pamëshirën e deklarimeve për shqiptarët, në një përpjekje, më shumë gjasë të dështuar, për të ndikuar sadopak në mirësimin e sjelljeve dhe dobishmërinë e punëve për kombin, më shumë se për veten.

Mid’hat Frashëri me recetën e tij të ashpër për shërimin e mëndjes dhe shpirtit të shqiptarëve, bëri shumë armiq, vrenjti shumë surretër, la shumë koka mënjanë, turfulloi shumë pëshpërima, prishaqejfi jo pak zuzarë, deshti dhe urrejti si një zemër që kërkonte të prehej në një gjoks që ishte gati t’i vihej derteve të kombit, siç burra dhe gra të tjerë që u flijuan për mëvetësi dhe dritën e dlirësisë.

Ai, Mid’hat Frashëri, i përket atyre kapaciteteve intelektuale, ikja e të cilëve të shënonte një humbje për Shqipërinë e shqiptarët. Ai iku më më 3 tetor 1949, por testamenti që la ishte ajo shprëblesë e hyjshme që gjithkënd ndër ne e bën të ndihet i përulur në besim të virtyteve dhe vlerave të nalta, të atyre aspiratave që shënjohen në faqe të dritshme të historisë sonë.

Qëndroi dhe iku si një shqiptar i madh, duke na lënë amanet:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

“Nuk di se ku do të vendoset Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij”.

Ai dhe shumë mëmëdhetarë të tjerë, patën, lanë dhe dhanë gjithçka kishin që shqiptaria të jetë, të lartësojë me lavdinë; e të shkumes, të tashmes dhe të ardhmes, duke qenë dhe mbetun te çdonjëri që flet dhe jeton shqip, një amanet si një grusht dhé që e mbajmë nën krye dhe e marrim me vete kudo fati na thërret. Po, për të qenë dhe mbetur amanetçarë të veprave të mira në dobi të asaj përkatësie, e cila të ndihet e përfaqësuar dhe e krenuar prej nesh.

Kjo ndërmendje për Mid’hat Frashëri, për këtë atdhetar të ditur dhe dritur, është mirënjohje por edhe ndjenjë përgjegjësie, ndoshta jo për të bërë sa bëri ai dhe të tjerë atdhetarë për shqiptarinë, por për tu përpjekur që duke bërë sa të mundim të jemi të të njëjtës udhë që ata bënë.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajMid’hat Frashëri
Previous Post

Është në vullnetin tuaj të zgjidhni, nëse do të jenë dritshmëri apo zjarr?!

Next Post

11-vjeçarja Rhea Bullos që fiton 3 medalje të arta në atletikë, me këpucë të bëra me fashë

Next Post
11-vjeçarja Rhea Bullos që fiton 3 medalje të arta në atletikë, me këpucë të bëra me fashë

11-vjeçarja Rhea Bullos që fiton 3 medalje të arta në atletikë, me këpucë të bëra me fashë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj