Pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin pesë Ipeshkëvi apo Arqipeshkëvi:
- Argjipeshkëvia e Shkodrës,
 - Argjipeshkëvia e Durrësit,
 - Ipeshkëvia e Lezhës,
 - Ipeshkëvia e Sapës dhe
 - Ipeshkëvia e Pultit.
 
Në atë kohë ishin mbi 200 famulli, më shumë se 200 meshtarë, e një numër i madh student të teologjisë, të cilët disa më vonë u shuguruan meshtar. Mirëpo me ardhjen në pushtet të rregjimit komunist në vitin 1945 filloi rruga e Kalvarit për Klerit Katolik. Menjeherë filluan pushkatimet, burgosjet e një pas njëshme.
Gjatë rregjimit Komunist u pushkatuan tre Ipeshkëvinjë, 30 meshtarë dhe afër 100 meshtare vdiqën nëpër burgje, internime dhe fusha të përqendrimit.
Në vitin 1990 me lirinë e fesë mbeten gjallë vetëm 32 meshtarë.
Ipeshkëvijtë e pushkatuar dhe të burgosur:
– Imzot Vicenc PrenNushi – Arqipeshkëv i Durrësit, burgoset, vdes në burgun e Durrësit në vitin 1949,
-Imzot Frano Gjini – Abat i Mirditës, Neurosh, pushkatohet në vitin 1948 në Shkodër,
-Imzot Gjergj Volaj – Ipeshkëv i Sapës, pushkatohet në vitin 1948,
-Imzot Bernardin Shllaku – Ipeshkëv i Pultit, pushkatohet,
-Imzot Nikollë Deda, pushkatohet në vitin 1948,
-Imzot Nikollë Troshani – Ipeshkëv i Lezhës, burgoset,
-Imzot Luigj Bumqi, burgoset,
-Imzot Ernest Qoba – Ipeshkëv i Shkodrës, burgoset,
-Imzot Pjetër Demaj – Ipeshkëv i Durrësit, burgoset,
-Imzot Antonim Fishta – Ipeshkëv i Pultit, burgoset,
-Imzot Jul Bunati, pushkatohet në Vlorë.
Meshtarët e pushkatuar të burgosur dhe të interuar
- Dom Ndre Zadea, pushkatuar në Sheldi në vitin 1945,
 - Dom Lazer Shantoja, pushkatuar në Tiranë në vitin 1945,
 - Dom Dedë Maqaj, pushkatuar në Gjirokastër në vitin 1946,
 - Dom Alfans Tracki – Polak, pushkatuar në Shkodër në vitin 1946,
 - Dom Luigj Picib, i vrarë tradhetisht në Koplik në vitin 1946,
 - Dom Pjetër Quni, vdes në burg në vitin 1946,
 - Dom Aleksandër Sirdani, vdes në burg në vitin 1948,
 - Dom Nikollë Gazuli, i vrarë pa gjygj në vitin 1947,
 - Dom Engjëll Deda, vdes në burg në vitin 1948,
 - Dom Anton Muzaj nga Vernavakolla, Viti-Kosovë. Vdes nën turtura në vitin 1948,
 - Gjakoni Mark Quni, pushkatohet në vitin 1946,
 - Atë Gjovani Fausti – Italian, pushkatohet në vitin 1946,
 - Atë Daniell Dajani, pushkatohet në vitin 1946,
 - Atë Gjon Pantalia , vdes nën turtura në vitin 1947,
 - Atë Anton Harapi, pushkatohet në Tiranë në vitin 1946,
 - Atë Mark Harapi (vllezër), pushkatohet në Tiranë,
 - Atë Gjon Shlaku, pushkatohet në Shkodër në vitin 1946,
 - Atë Qiprian Nika, pushkatohet në Shkodër në vitin 1947,
 - Atë Mati PrenNushi, pushkatohet në Shkodër në vitin 1947,
 - Don Luigj PrenNushi, pushkatohet në vitin 1947,
 - Dom Nikollë Shelqeti, vdes nq fushat e përqendrimit nq vitin 1948,
 - Dom Jak Bushati, vdes nën turtura ,
 - Atë Serafin Koda, vdes nën turtura,
 - Atë Bernardin Palaj, pushkatohet në Rubik,
 - Dom Nikollë Laska, vdes në burg – Shkodër 1948,
 - Dom Mark Bicaj, vdes në burg të Shkodrës 1949,
 - Dom Mark Gjani, vdes nën turtura në Mirditë 1947,
 - Atë Martin Gjoka i burgosur,
 - Dom Mark Hasi, vdes në burg,
 - Atë Filip Masdreku,
 - Atë Bernardin Lupi, pushkatohet në Prizren 1946,
 - Atë Gegë Luma i burgosur,
 - Atë Dionis Maka, i burgosur,
 - Atë Mihill Miraj, i burgosur,
 - Atë Gjon Karma, e shtinë të gjallë në Arkivol,
 - Atë Mihill Troshani,
 - Atë Mark Dedaj
 - Atë Ndoc Luli, i burgosur,
 - Dom Injac Gjoka,
 - Dom Mikel Koliqi, vuajti burg 38 vite, Papa e emëroi Kardinal 1993.
 - Atë Alfons Quni,
 - Atë Gasper Suma,
 - Atë Sebastian Dedaj,
 - Dom Zef Maksen – Gjerman, pushkatohet në Pult,
 - Dom Enjell Kovaqi, i pushkatuar në vitin 1959.
 - Dom Dedë Malaj, pushkatohet në vitin 1959,
 - Dom Marin Shkurti , pushkatohet në vitin 1969
 - Dom Pjetër Gruda vdes në burg,
 - Dom Tom Laca, i burgosur
 - Atë Serafin Koda, ja nxjerin gabzherrin me thonjë dhe vdesë.
 - Atë Fran Kiri, vdes i lidhur në një Kufomë.
 - Dom Mikel Gjergji – Beltoja, pushkatohet në vitin 1974,
 - Atë Pjetër Meshkalla, i burgosur ,
 - Dom Nikollë Mazreku, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë.
 - Atë Jak Gardini – Italian, i vuan 10 vjetë burg.
 - Atë Lek Luli , ivrarë tradhtisht,
 - Dom Simon Jubani, i burgosur mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
 - Dom Lazer Jubavi (vllezer), i burgosur , i helmuar ,
 - Atë Zef Pllumi, i burgosur mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
 - Atë Konrad Gjolaj, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
 - Atë Ndoc Nikaj, i burgosur ,
 - Dom Kolec Pren Nushi, i burgosur
 - Dom Ndre Lufi, i burgosur,
 - Atë Buon Gjeqaj, i burgosur,
 - Atë Pal Dodaj, vdes në burg,
 - Atë Augustin Ashiku, i burgosur ,
 - Atë Pashk Bardhi, i burgosur,
 - Dom Shtjefën Kurti nga Ferizaji Kosovë, pushkatohet në vitin 1973,
 - Atë Leon Kabashi, i burgosur mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
 - Atë Anton Zogaj pushkatohet në Durrës në vitin 1945,
 - Dom Pal Gjini, i burgosur,
 - Dom Jak Gazuli,
 - Don Ndoc Sahatqia, i burgosur ,
 - Don Pashk Muzhani, i burgosur, mbetet gjallë pas ljimit të fesë,
 - Atë Benedikt Demaj, i burgosur
 - Atë Rrokë Gurashi , vdes në burg,
 - Atë Aleks Baqli, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
 - Dom NIkollë Shelqeti vdes në burg në vitin 1948,
 - Don Lekë Duedhaj, i burgosur,
 - Dom Zef Shestani, i burgosur,
 - Dom Dedë Plani, vdes nën turtura ,
 - Dom Luigj Bushati, i burgosur ,
 - Dom Frano Ilia, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit t2 fesë, Papa e emëroi Ipeshkëv në vitin 1993.
 - Don Mark Dushi pushkatohet në vitin 1948,
 - Atë Marjan Prelaj, i burgosur.
 - Don Zef Bici , pushkatohet në vitin 1968.
 - Dom Robert Ashta, i burgosur mbetet pas lirimit të fesë, shugurohet Ipeshkëv në vitin 1993.
 - Don Ndoc Ndoja, mbetet gjallë pas lirimit të fesë, i burgosur.
 - Dom Kolec Toni, i burgosur,
 - Dom Anton Luli, i vrarë tradhetisht,
 - Atë Gjergji Vata, i burgosur,
 - Dom Gjergj Simoni, shugurohet meshtar pas lirimit të fesë,
 - Dom Zef Simani (vëllezër), i burgosur mbetet gjallë pas lirimit të fesë . Shugurohet Ipeshkëv në vitin 1993,
 - Atë Florian Berishaj vdes në burg i qmendur,
 - Atë Gaspër Suma, vdes në burg,
 - Dom Jakë Zekaj, i burgosur
 - Dom Rrok Frishi, vdes në burg,
 - Dom Vllash Muqaj, i burgosur,
 - Dom Ndre Loku, i burgosur,
 - Dom Zef Shtufi, i burgosur,
 - Dom Prenk Qefalia, i burgosur,
 - Dom KArll Sereqi, vdes n1 burg,
 - Atë Qeshk Larja,
 - Atë Zef Saraqi,
 - Atë Karllo Markoviq, i burgosur,
 - Atë Pjetër Tuci,
 - Atë Marin Sirdani,
 - Atë Ndue Vila,
 - Atë Ndoc Nogaj, i burgosur ,
 - Atë Qiril Cani,
 - Atë Donat Kurti, i burgosur,
 - Dom Nikollë Ashta , i burgosur,
 - Atë David Pici,
 - Don Ndue Suma, i burgosur,
 - Don Pjetër Tusha, vdes në burg,
 - Dom Ndue Soku,
 - Dom Nikollë Gjini, vdes në burg,
 - Atë Gjon Padovani, i burgosur,
 - Dom Kolë Shkoza,
 - Dom Tish Lisna,
 - Dom Ndoc Volaj,
 - Dom Luigj Kqira,
 - Dom Injac Dema, mbetet gjallë pas lirimit të fesë.
 - Atë Shtjefën Pistuli, i burgosur,
 - Atë Ferdinand Pali,
 - Don Lec Sahatqija, vdes në burg,
 - Atë Silvester Hili,
 - Don Lekë Sirdani, e hedhin të gjallë në ujra të zeza të qytetit.
 - Dom Nikollë Tinza,
 - Dom Shtjefen Vjerdha,
 - Dom Nikollë Trisku,
 - Dom Prenk Suli,
 - Imzot Gasper Gurakuqi,
 - Dom Luigj Kolaj,
 - Dom Viktor Volaj,
 - Dom Anton Saraqi,
 - Dom Anton Ndoqi, vdes në burg,
 - Dom Ndue Doqi, i burgosur ,
 - Dom Marjan Arta,
 - Dom Mati Fishta,
 - Dom Ast Koka,
 - Dom Luigj Gashi nga Kosova.
 - Atë Leonard Shajaku, i burgosur,
 - Atë Nikollë Kola,
 - Atë Mark Temali,
 - Atë David Pepa,
 - Atë Zef Bici,
 - Dom Zef Gila, i burgosur,
 - Dom PAshk Gjadri,
 - Dom Lorom Ndoja, i burgosur,
 - Dom Ernest Troshani, iburgosur,
 - Dom Nikollë Tusha, pushkatohet,
 - Dom Ndre Kroqi,
 - Dom Mihill Quni,
 - Dom Lazer Deda,
 - Dom Gaspër Jubani,
 - Dom Mark Shllaku,
 - Dom Nikollë Shllaku,
 - Imzot Gjergj Haberi, vdes në burg,
 - Atë Klement Miraj, vdes në burg,
 - Dom Vllash Muqaj, vdes në burg ,
 - Atë Leonard Togaj, vdes nën turtura,
 - Atë Ambroz Marlaskaj ,
 - Dom Preng Suli dhe
 - Atë Gjergj Gjekaj, i burgosur.
 
Edhe disa priftrinjë shqiptarë nga Kosova kanë vuajtur denime të mëdha me burgjet jugosllave komuniste gjatë vitit 1945-1990.
E keta janë:
- Dom Dedë Ramaj, nga Stublla e Vitisë,
 - Dom Pjetër Berisha, nga Terziajt e Gjilanit,
 - Dom Mark Shiroka, nga Prizreni,
 - Dom Rrok Mateu nga Prizreni.
 
Tash në Shqipëri janë gjashtë Ipeshkëvi:
- Argjipeshkëvia e Shkodrës ,
 - Argjipeshkëvia Durrës – Tiranë,
 - Ipeshkëvia e Lezhës,
 - Ipeshkëvia e Rrëshenit, në Mirditë,
 - Ipeshkëvia e Shqipërisë së Jugut dhe
 - Ipeshkëvia e Vaot të Dejës.
 
Shenimet janë marrë nga librat :
- 10 vjet burg në Shqipëri.
 - Nga Atë Jakë Gardini – Italian, botuar në Romë në vitin 1992
 - Kisha e Ringjallur.
 - Nga Imzot Zef Simani, botuar në Shkodër në vitin 2001.
 - Një Monument nën dhe.
 - Nga Fric Radovani, Shkodran botuar në Zagreb në vitin 2004.
 
Shabe Ndoci
			
                                
                                









