Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Në Romë, Krishti i Salvador Dalì, që po tërheq vëmendjen e mbarë botës

May 19, 2024
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Në Romë, Krishti i Salvador Dalì, që po tërheq vëmendjen e mbarë botës
76
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Është sigurisht e vetmja mundësi për të soditur për herë të parë kryeveprën e Dalì pranë vizatimit që e frymëzoi, vizatim-relikt i Shën Gjonit të Kryqit. Dy vepra thellësisht të ndryshme, me sa duket, por të bashkuara nga e njëjta etje për Zotin. Kjo është nisma e re e përgatitjes për Jubileun e ardhshëm. Don Alessio Geretti, organizator i ekspozitës, na shoqëron në udhëtimin magjepsës drejt “shikimin përtej” të veprës së artit, për ta jetuar kuptimin e saj shpirtëror.

R.SH. / Vatikan

Rruga drejt Jubileut është plot me vende çlodhjeje, oaze të vërteta me bukuri të jashtëzakonshme dhe me kundrime shpirtërore. Ekspozita “Qiejtë e Hapur”, takimi i tretë i kësaj natyre – është edhe e papritur e vërtetë, e pashoqe! Për herë të parë, në Romë, në kishën San Marcello al Corso, kryevepra e Salvador Dalì, Krishti i San Juan de la Cruz dhe vizatimi i relikeve realizuar nga shenjti karmelitan, që e frymëzoi me  këtë  ikonografi unike. Është rast i papërsëritshëm për të parë dy vepra, njëra pasqyrë e tjetrës, njëra shumë e madhe, tjetra pothuajse e vockël, që na çojnë në marramendjen e soditjes shpirtërore.

Në kishën e San Marcello al Corso, në altarin kryesor, ka një pëlhurë të madhe me fjalët që Zoti ia tha Shën Gjonit të Kryqit: “Nëse doni një fjalë shprese, fiksojeni shikimin vetëm tek Ai. Do të gjeni më shumë seç dëshironi”.
Në kishën e San Marcello al Corso, në altarin kryesor, ka një pëlhurë të madhe me fjalët që Zoti ia tha Shën Gjonit të Kryqit: “Nëse doni një fjalë shprese, fiksojeni shikimin vetëm tek Ai. Do të gjeni më shumë seç dëshironi”.

Në Kishën e San Marcello al Corso, në Romë, në altarin kryesor, ka një pëlhurë të madhe me fjalët që Zoti ia tha Shën Gjonit të Kryqit: “Nëse doni një fjalë shprese, fiksojeni shikimin vetëm tek Ai. Do të gjeni më shumë seç dëshironi”.

Përvojë jubilare, shpirtërore dhe kulturore

Siç pohoi imzot Rino Fisichella gjatë përurimit të ekspozitës, “jubileu është përvojë shpirtërore që përfshin edhe përvojën kulturore, duke formuar dy realitete të bashkuara, të cilat i japin shije ngjarjes së vitit të ardhshëm, përmes asaj bukurie që mishëron përvojën mistike, takimin me Zotin. Bukuria na ndihmon të jetojmë mirë, sepse e lartëson shpirtin dhe e shtyn të shkojë përtej jetës së zakonshme” – përfundon proprefekti i Dikasterit për Ungjillëzimin. Vepra e Dalì është huazuar nga Galeria dhe Muzeu i Artit Kelvingrove në Glasgow, ndërsa relikti i shenjtorit karmelitan vjen nga Manastiri de la Encarnación, në Ávila.

“Me Krishtin e Dalit në Romë, nis përurimi i ekspozitës

Me “Krishtin e Dalì-t në Romë”, nis inaugurimi i ekspozitës. Menjëherë pasi kapërcejmë pragun e Kishës së Shën Marçelit, një diafragmë që ndan zërat dhe trafikun e rrugës nga heshtja e hapësirës së shenjtë, ndeshemi me arkitekturën themelore, që strehon ekspozitën, projektuar nga arkitekti Roberto Pulitani. Na duket sikur hyjmë në një faltore, ku ngurrosemi menjëherë para veprës së Dalit, Kryqit pezull në errësirë. Por akoma më shumë na tërheq një këllëf me ngjyrë të kuqe, poshtë, ku ka një figurë të vogël vizatuar me goditje të shpejta peneli, në një copë letre, të mbyllur nga unaza e artë e relikuarit. Është e nevojshme t’i afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur për të dalluar realizimin shumë të veçantë: një Krisht në kryq i parë si nga lart, si në një kënd. Këndvështrim shumë i guximshëm, krejtësisht i ri në ikonografinë e kohës. Shën Gjoni i Kryqit, i lindur me emrin spanjoll Juan de Yepes Álvarez (në spanjisht: Juan de la Cruz; Fontiveros, 24 qershor 1542 – Úbeda, 14 dhjetor 1591) e vizatoi atë që mendoi gjatë një kundrimi mistik.

Vizatimi i relikteve të Shën Gjonit të Kryqit
Vizatimi i relikteve të Shën Gjonit të Kryqit

Salvador Dalì e pa këtë skicë në duart e murgeshave të Shën Gjonit të Kryqit në Avila dhe i bëri përshtypje të jashtzakonshme. Kështu që në vitin 1951 e riprodhoi këtë figurë në mënyrën e vet. Organizatori i ekspozitës dhe autori i katalogut, Don Alessio Geretti, na shoqëron për të kuptuar plotësisht punën e piktorit katalanas, i njohur për çudirat dhe për shpirtin e tij të munduar.

Ndiqeni intervistën me Don Alessio Geretti, kurator i ekspozitës “Krishti i Dalit në Romë”

“Me këtë ngjarje nga 13 maji deri më 23 qershor në Romë, ne do të mund të admirojmë Krishtin e Salvador Dalì, Krishtin e Shën Gjonit të Kryqit, siç dëshironte të quhej. Kjo pikturë spektakolare, shumë e famshme, ndër ikonat më të famshme në botë që, siç e sugjeron edhe vetë titulli, lidhet me përvojën mistike të shenjtit karmelitanit spanjoll Gjonit të Kryqit dhe me vizionin e tij mistik që e bëri, rreth vitit 1572, të lërë gjurmë në një copë letre, vjedhur shoqes së tij, Tereza e Ávilës – edhe ndërmjet shenjtorëve mund të bëheshin vjedhje të vogla dashurie.

Gjoni përvijoi figurën e Zotit në kryq, si e kishte parë gjatë një ekstaze, ndërsa Ati i fliste për dhuratën e madhe të dashurisë të të Birit”, shpjegon Don Geretti dhe vazhdon të tregojë se “Dalì, në 1948, pas Krishtlindjes, në Avilën e rrethuar nga kullat e saj dhe të zbardhur nga bora që binte, pati mundësinë të shihte këtë fragment të vogël dhe, duke përjetuar në atë stinë të jetës së tij, një përmbysje të thellë shpirtërore që e bëri të rizbulonte bukurinë e fesë katolike, vendosi të përgatitet për të pikturuar Krishtin e vet dhe, duke mos guxuar të pasqyrojë bukurinë e tij, që ia kalon çdo imagjinate, vendosi të frymëzohej nga Mjeshtri, Gjoni i Kryqit, duke na e treguar Krishtin nga lart, në mënyrë që ne të mos mund t’ia shohim sytë. Por mund të perceptojmë fizikun e tij të mrekullueshëm dhe të përsosur”. Si model, Dalì zgjodhi për të pikturuar stutman-in dhe akrobatin e Hollivudit Russell Maurice Saunders, vëren Geretti, njeri me “trup hyjnor grek, sintezë e bukurisë, gjenialitetit, spiritualitetit, misterit”.

Krishti i Dali

Shenja tronditëse e kryqit

Skica e Shën Gjonit të Kryqit tregon Kryqin e shtypur nga dhimbja. Koka e përkulur, krahët e shtrirë, të tërhequr poshtë nga pesha e bustit, duart e shpuara nga gozhda vigane. Nuk ia shohim fytyrën. Edhe Dalì  e pikturon Krishtin siç shihet nga lart, siç e pa Ati. As këtu nuk e shohim fytyrën e tij. Kryqi është një trup i rëndë i varur në hapësirë. Krishti nuk është gozhduar në dru dhe nuk ka asnjë gjurmë gjaku. Nuk është thjesht një mënyrë “metafizike” për të kuptuar shenjën tronditëse të kryqit. Për Dalì-n, Jezusi “zgjedh” të kryqëzohet. Flijimi i tij nuk ka nevojë të frenohet nga ndonjë mjet torture. Vuajtja duket e gjitha në peshën që e tërheq dhe e tërheq poshtë, duke sforcuar çdo muskul të trupit të tij.


Salvador Dalì, Krishti i San Juan de la Cruz (detaje), 1951, vaj në kanavacë, 205×116 cm në origjinal, Galeria dhe Muzeu i Arteve Kelvingrove, Glasgow

Uniteti i universit është Krishti

Mendimet tona kthehen në një kryqëzim tjetër nga Dalì, Korpus Hypercubus i vitit 1954, ku Krishti është marrë nga poshtë, me një këndvështrim edhe më të ulët se ai i Virgjëreshës që po e shikon. Këtu Krishti është i pezulluar në zbrazëti dhe nuk prek asnjë kryq gjeometrik, hiperkubin, që është zhvillimi tredimensional dhe krejtësisht gjeometrik i të ngurtës me aludimin për kuptimet teorike të marrëdhëniejeve ndërmjet fesë dhe arsyes. Në Krishtin e Portligat Dalì gjurmon kompozime gjeometrike, trekëndëshin ideal barabrinjës përshkuar nga kryqi që bie  poshtë dhe rrethin, që mbyll gjithçka. Në Manifestin Mistik, Dalì shpjegon: “Para së gjithash, në vitin 1950 pashë një ëndërr kozmike në të cilën piktura, që më dukej me ngjyra, përfaqësonte bërthamën e atomit. Kjo bërthamë mori më vonë një kuptim metafizik, pashë në të unitetin e gjithësisë: Krishtin. Pastaj pashë Krishtin të vizatuar nga Shën Gjoni i Kryqit. Ndërtova gjeometrikisht një trekëndësh dhe një rreth, përmbledhjen estetike të të gjitha përvojave të mia të mëparshme, dhe skalita Krishtin tim në këtë trekëndësh”.

Një rrotull, në të cilën nuk është shkruar asgjë

Don Alessio Geretti vazhdon të tregojë se si vepra e ekspozuar në Romë është “tregues i fortë i shpresës, sepse ky Krisht që varet mbi botën në errësirë dhuron vetveten me dashuri dhe garanton se bota do të arrijë në një port shpëtimi, që ne e shohim poshtë, në pamjen e Portlligatit, vend i krijimtarisë së Dalit, por që përfaqëson gjithë botën, e cila duket në këtë vend”. Peizazhi është një gji i qetë, i mbushur me dritë. Në breg, një varkë! Figura të vogla aludojnë, kush e di për çka, për pasazhe ungjillore si apostulli që tërheq rrjetat,  e aty ka edhe citime veprash të piktorëve të mëparshëm, si Velasquez. Figura të pavetëdijshme për atë që po ndodh përtej qiellit, ku fillon errësira e pafund, megjithatë këta personazhe të vegjël janë të zhytur në hir, në dritën e shpresës. Don Geretti tregon hollësira të tjera magjepsëse të pikturës, që na shtyjnë të reflektojmë, si rrotulla në kryqin, mbi të cilin nuk është shkruar asgjë, sikur të ishte një faqe në të cilën të kishin shkruar të gjithë, “sepse i gjithë njerëzimi mori pjesë në kryqëzim, në dhimbjen e Krishtit”.

Ekspozita “Krishti i Dalit në Romë”

I Frymëzuar nga Zoti

Gjoni i Kryqit skicoi një pamje mahnitëse e cila, siç u tha, nuk ka asnjë krahasim me artin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Një vizatim që të bën të mendosh se nuk është dhanti artistike, por diçka që e ke parë në realitet dhe ke dashur ta fiksosh në letër. Don Geretti vëren se kjo skicë “është e vetmja gjë që shenjti karmelitan guxoi të vizatonte, sepse ky nuk ishte arti i tij, por sigurisht Zoti e frymëzoi, ashtu si kur shkroi Ngjitjen në malin Karmel ose vargje të tjera, në të cilat tregoi, në mënyrë artistike e prekëse, udhëtimin e shpirtit që kërkon të arrijë bashkimin e përsosur me Zotin”, përfundon kuratori i ekspozitës.

Kryqi i mrekullueshëm në kishën e San Marcello al Corso

Kryqi qëndron i patundur, ndërsa bota rrotullohet

Në kishën e San Marcello al Corso, ekziston një kryqëzim tjetër i veçantë, shumë i dashur për romakët dhe i njohur në të gjithë botën. Kryqëzimi i mrekullueshëm, protagonist i shumë ngjarjeve të vështira në histori, fillimisht në Romë, më pas në botë, kur Papa Françesku  e vendosi  në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit së bashku me Zojen Salus Populi Romani në atë mbrëmje marsi të Statio Orbis, gjatë Pandemisë. Prandaj u zgjodh kjo kishë për ngjarjen e tretë përgatitore të jubileut. Një vend ku paraqitja e kryqëzimit përsëritet me fuqi, duke interpretuar fjalë për fjalë moton e murgjve kartuzianë: Stat crux dum volvitur orbis, “kryqi mbetet i patundur ndërsa bota rrotullohet”, mes luftërave, padrejtësive dhe mjerimeve njerëzore!

Të zbulosh rrugën, për të arritur tek Zoti

“Pa dyshim – reflekton Geretti – kjo është një mundësi për të frekuentuar kishën romake ku nderohet edhe më shumë Kryqi i mrekullueshëm dhe në përgjithësi, një mënyrë për t’ia ngulur sytë Krishtit, siç këshillonte Gjoni i Kryqit. Por është edhe një mënyrë për të rizbuluar rrugën e drejtpërdrejtë dhe sigurisht sfiduese, që tregon ai për të arritur tek Zoti, domethënë, për ta kaluar natën. Është ftesë për ta dashur Perëndinë aq fort dhe me aq pasion sa të zhvishemi për të nga gjithçka që na pengon të hyjmë plotësisht në jetën e tij”.

 

Previous Post

BBC Science: Përjetimi i qenve dhe si e shpjegon shkenca lidhjen tonë të veçantë me ta?!

Next Post

Pajisjet e dëlirësisë, si praktika morali të mesjetës, mes trillit dhe të vërtetës

Next Post
Pajisjet e dëlirësisë, si praktika morali të mesjetës, mes trillit dhe të vërtetës

Pajisjet e dëlirësisë, si praktika morali të mesjetës, mes trillit dhe të vërtetës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj