Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Kongresin e Lushnjes, kur hidheshin themelet e shtetit të ri shqiptar

January 27, 2017
in Histori
71
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pas Kuvendit Kombëtar të Vlorës më 28 Nëntor 1912, mbetet padyshim ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Ndërsa simbolikisht, Kuvendi i Vlorës është i pazëvendësueshëm, sepse realizoi pavarësinë e Shqipërisë pas gati pesë shekujsh robërie, për nga rezultatet e realizuara, ky kongres mbetet mbresëlënës. Ai i dha popullit shqiptar një Shtet Modern me parametra demokratikë evropianë e më tutje; zgjidhi në mënyrën më të mirë të mundshme çështjen e garantimit të tërësisë territoriale të vendit; mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara, (e cila kishte mision garantimin e paqes e të sigurisë – OKB-ja e tashme?; krijoi një kabinet qeveritar që punonte sipas interesave të popullit; realizoi unitetin e patriotëve dhe atdhetarëve shqiptarë për mbrojtjen e tërësisë territoriale; zgjidhi problemin e kryeqytetit të vendit – ajo do të ishte Tirana; forcoi rendin e sigurinë; veproi me zgjuarsi dhe atdhetarizëm për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, e mjaft të tjera, që do të bëjmë kujdes t'i trajtomë më hollësisht më poshtë.

Cilat ishin problemet imediate që duhej të zgjidhte Shteti i Ri Shqiptar?

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës, për të mundësuar zbatimin e vendimeve të kuvendit, duhej të zgjidhte me emergjencë disa detyra. Së pari, të siguronte administrimin e gjithë popullsisë si dhe të garantonte tërësinë territoriale duke çliruar Vlorën, që mbahej e pushtuar nga Italia. Brenda dy muajve ajo mori në administrim pjesën më të madhe të territorit duke ribashkuar edhe Shkodrën, e cila rrezikohej nga forcat ushtarake jugosllave të dislokuara tek ura e Bunës. I kërkoi qeverisë Italiane të hiqte dorë nga politika pushtuese, prandaj inicioi lëvizjen për çlirim në territoret e pushtuara duke ndihmuar në rrugë të ndryshme jo zyrtare për të shmangur një konflikt ndër-rajonal. Në krye të organizimit të kryengritjes u vunë rrethet patriotike duke krijuar "Komitete të Mbrojtjes Kombëtare", më aktivi i të cilëve ishte ai i Vlorës i drejtuar nga patrioti Osman Haxhia, si dhe "Organizata e të Rinjve Intelektualë" me Halim Xhelon në krye. Më 29 maj u mblodh Kuvendi i Barçallasë, i cili vendosi fillimin e kryengritjes çlirimtare. U bë organizimi ushtarak duke krijuar çeta kryengritësish në bazë fshati, të cilat në pak ditë krijuan një forcë të armatosur prej gati 4.000 vetash. Njëherësh u ndërmorën edhe hapa diplomatike. Më 10 prill u ra dakord me Jugosllavinë që ajo të mbante trupa ushtarake në verilindje deri sa të largoheshin italianët, ndërsa me Greqinë u arrit marrëveshja, që të mos përfshiheshin në rast konflikti të armatosur. Ndërkohë qeveria italiane bëri disa arrestime, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Por patriotët shqiptarë me çetat kryengritëse u vunë vullnetarisht nën urdhrat e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare. Meqenëse forcat italiane nuk zbatuan kërkesat e një ultimatumi, më 5 qershor filloi sulmi i armatosur kundër garnizoneve italiane. Kjo kryengritje u shndërrua shumë shpejt në Kryengritje të Përgjithshme. Më 6 qershor u dorëzuan garnizonet italiane në Kotë, Gjorm, Drashovicë, Metohasanaj dhe pas pak ditësh edhe ai i Llogarasë. Më 11 qershor filloi sulmi i përgjithshëm për çlirimin e Vlorës. Më 2 gusht u nënshkrua në Tiranë një protokoll përmes të cilit qeveria italiane pranonte sovranitetin e plotë të Shtetit Shqiptar. Më 3 shtator forcat kryengritëse hynë në Vlorë si fitimtare. Kryengritja shqiptare u mbështet nga forcat demokratike të mjaft vendeve, përfshi edhe të Italisë, prandaj qeveria e Romës u detyrua të rivlerësojë qëndrimin e saj lidhur me Shqipërinë. Kryengritja e armatosur u përkrah nga mbarë populli, i cili kontribuoi me ndihma financiare, materiale, drithë, bagëti etj. Ndërkohë forcat qeveritare të komanduara nga Bajram Curri shpartalluan bandat esadiste që vepronin në Shqipërinë e Mesme. Fitoren e përshëndetën forcat demokrate evropiane. Më 13 qershor demokrati Avni Rustemi, vrau në Paris Esat pashë Toptanin, i cili ishte daja i Ahmet Zogut.

   Qeveria italiane tentoi të arrinte një marrëveshje për prezencën e forcave italiane në disa pika strategjike, çka nuk u pranua nga qeveria e Tiranës, e cila lejoi një forcë italiane vetëm në Sazan. Fitorja pati rëndësi sepse Italisë i pritej oreksi për pretendime territoriale në Shqipëri, nga ana tjetër, ajo nuk do të ishte dakord me pretendime territoriale të Italisë dhe Greqisë në Shqipëri.

   Kjo luftë pati protagonistët e vet, gjithsesi kryesor mbetet populli që mbajti peshën kryesore të një përballjeje me një fuqi disa herë më të madhe. Në krye të tij u vunë patriotë që hynë në histori, e që janë të gjallë në memorien e popullit si: Osman Haxhia, Selam Musai, Zigur Lelo, Dede Dajlani, Tato Bolena, Myhedin Mysteaku, Lilo Micolli e dhjetëra të tjerë. Kjo epope është përjetësuar edhe në vepra arti, midis të cilave spikat romani "Ultimatumi" i shkrimtarit patriot, por edhe të keqtrajtuar Petro Marko, por edhe "heroizmi i gunave mbi tela me gjemba kundër topave me alitrikë", sikurse shprehet populli.

Përballimi i ndërhyrjeve nga jashtë dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare

Në përfundim të Luftës së Vlorës, meqenëse Serbia nuk i qëndroi besnike marrëveshjes së nënshkruar, rilindi konflikti i armatosur në afërsi të Koplikut. Nën pushtimin serb ende ishte Malësia e Kelmendit si dhe disa krahina të Kukësit dhe Peshkopisë, të cilat viti 1913 i kishte lënë në territorin e shtetit shqiptar. Serbia nuk po tërhiqej paqësisht, çka nxori në rend të ditës përdorimin e forcës. Kështu, pas luftimesh të ashpra, në gusht ajo u tërhoq, por për fat të keq, do të kthehej përsëri. Pushtuesit serbë ushtruan terror të egër, sidomos në vitin 1921 në Dibër, të përkrahur edhe nga bandat esadiste që vepronin në Shqipërinë e Mesme. Qeveria Shqiptare i bëri thirrje popullit që t'i dilte zot Vatanit. Mijëra luftëtarë të lirisë u organizuar në formacione të rregullta, për rrjedhojë forcat serbe u thyen. Këshilli Kombëtar i kërkoi Serbisë t'i jepte fund terrorit, duke iu drejtuar edhe opinionit progresist evropian. Në këtë mënyrë çështja shqiptare u ndërkombëtarizua. Në vitin 1919 u krijua edhe Lidhja e Kombeve të Bashkuara, me mision garantimin e paqes e të sigurisë në rruzullin tokësor. Në tetor 1920, qeveria shqiptare, me një delegacion të drejtuar nga Fan Noli, bëri kërkesë të anëtarësohej në këtë organizatë. Edhe pse u kundërshtua nga fqinjët, pas këmbënguljes së Anglisë, (nisur nga interesat e saj imediate S.R? Shqipëria më 17 dhjetor 1920 u pranua në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara, vetëm me votën "kundra" të Francës, për të qenë e tillë edhe në vijim.

Në vitin 1921 Qeveria Shqiptare u shpreh vullnetmirë duke bërë mjaft përpjekje intensive konkrete diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, por hasi në kundërshtinë e tyre sistematike, të cilët synonin që të ruanin pushtimin në zonat që kishin nën zotërim. Prandaj më 9 nëntor 1921 "Çështja Shqiptare" u bë objekt diskutimi në Konferencën e Ambasadorëve në Paris. Konferenca mori dy vendime në kundërshtim me interesat e Shqipërisë: duke i copëzuar edhe një herë territoret shqiptare, sikurse kishte ndodhur më 1878, 1880 dhe 1913, duke i aneksuar Jugosllavisë territore nga krahina e Lumës, Hasit dhe Gollobordës. Ajo i jepte pozitë favorizuese Italisë për të ndërhyrë në rast se cenohej pavarësia politike dhe ekonomike. Po këtë mot pati veprimtari të dendura patriotike edhe për çlirimin e Kosovës, deri me veprime të armatosura. Pra, sikurse mund të gjykohet lehtësisht, mbi trungun autokton shqiptar u gatuan dhe u realizuan copëtime të herëpashershme. Si përfundim mund të nënvizojmë se, Shqipëria në vitet 1914-1920 u kthye në shesh beteje midis fuqive të huaja; ajo shërbeu disa herë jo vetëm si objekt diskutimesh në kancelaritë evropiane, por edhe si objekt sulmi; në disa raste ajo është konsideruar dhe trajtuar realisht nga Fuqitë e Mëdha Europiane, si plaçkë tregu për të joshur orekset e fqinjëve shovenë. Në të gjitha rastet është diskutuar e gjykuar, por edhe vendosur në disfavor të saj, duke vendosur krejt arbitrarisht copëtimin e saj për të katërtën herë. Vetëm në sajë të këmbënguljes së presidentit amerikan Willson vendi ynë shpëtoi nga copëzimet e egra.

Safet Ramolli

Tags: 21-31 janar të vitit 1920Abdi Toptanin dhe Dr. TurtullinAhmet ZoguAlbert VatajAli Riza KolonjaAqif Pashë ElbasaninDrejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene KosturiEshref FrashëriHistoria e ShqiperiseHoxhë Kadriaimzot BumçinKongresi i LushnjesMehmet KonicaMinistër i ArsimitMinistër i BrendshëmMinistër i DrejtësisëMinistër i FinancaveMinistër i LuftësMinistër i Punëve të JashtmeNdoc ÇobaSafet Ramollisi anëtarë të Këshillit të LartëSotir Peci
Previous Post

“Manifesti” i Paul VALÉRY: Dy rreziqe nuk reshtin së kanosuri botën janë rregulli dhe kaosi

Next Post

Përplasja Mozart-Salieri mes të vërtetës dhe trillimit. Përse gjeniu i muzikës u bë Mason?!

Next Post

Përplasja Mozart-Salieri mes të vërtetës dhe trillimit. Përse gjeniu i muzikës u bë Mason?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj