Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Jeta e çrregullt e Xhejms Xhojsit dhe odiseja me 35 mjekë e një pacienti refuzues

January 13, 2017
in Esse
112
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Xhejms Xhojs (2 shkurt 1882 – 13 janar 1941) është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX. Ai është i njohur me për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit në rini” (1916).

Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e jetoi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it.

Shkrimtari irlandez bënte një jetë të çrregullt dhe ndërroi plot 35 mjekë, këshillat e të cilëve nuk i dëgjonte kurrë.

Një odise klinike, kështu është cilësuar jeta e Xhejms Xhojsit, romancierit të madh dhe autor i veprës së famshme “Uliksi”. Një titull dhe një frymëzim homerik ndoshta i zgjedhur jo rastësisht, duke qenë se vetë autori ka qenë protagonist i një endje të trishtuar gjatë gjithë viteve të ekzistencës së tij. Por jo mes rrugëve të Dublinit, si protagonisti i Uliksit, Leopold Bloom. Xhojs e kaloi gjithë jetën duke shkuar nga një mjek te tjetri me shpresën për të gjetur zgjidhje për problemet e shumta që kishte me shëndetin: u kurua nga plot 35 doktorë, por ishte pacienti që asnjë prej tyre nuk do të donte të kishte.

Jeta e çrregullt

Edhe në jetë, e jo vetëm kur shkruante, Xhejms ishte një tip i vështirë: jetë e çrregullt, zakone të këqija, tendenca për të mos dëgjuar këshillat e mira dhe indiferencë absolute për rekomandimet e mjekëve. Luca Ventura, anatomo-patolog i spitalit San Salvatore të Aquila-s, ka shkruar një sagë për historinë klinike të Xhojsit. Ai tregon se “me siguri shumë prej sëmundjeve nga të cilat ishte prekur ishin të vështira për t’u kuruar me mjetet e kufizuara të mjekësisë së fillimit të shekullit XX, por është gjithashtu e vërtetë se një pjesë e madhe e komplikacioneve mund të ishin evituar nëse do i kishte kushtuar më shumë vëmendje këshillave të mjekut”. Në fakt problemet e para që mund të kishte me shëndetin te Xhejms u vunë re që në moshë fare të vogël, që kur ishte fëmijë, ose më mirë adoleshent. Syzet e para, për shkak të problemeve me shikimin, i vendosi në moshën 6-vjeçare në vitin 1888, e që atëherë nisi luftën kundër problemit me sytë e që dalëngadalë iu rëndua duke e lënë thuajse të verbër. Në moshën 14-vjeçare shpenzoi në një bordello fitimet e para nga çmimet që fitonte në shkollë, duke ngjizur kështu pasionin e tij për prostitutat, pasion që e shoqëroi për gjithë jetën e që në fund u shoqërua edhe me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Ishin pikërisht problemet me shikimin dhe infeksionet që i shkaktuan një lloj inflamacioni të vazhdueshëm, duke u shndërruar kështu në dy armiq kundër të cilëve Xhojs luftoi shumë. Simptomat e para i ndjeu në moshën 20-vjeçare: ndërsa Xhojs jetonte si borgjez në Paris, mes jetës së çrregullt dhe pasionit për gratë, e ndoshta për këtë arsye lodhja dhe dhimbjet mund të lidheshin me sëmundjet e tij seksuale. Por odiseja e vërtetë nisi në vitin 1905, kur shikimi iu reduktua në mënyrë thuajse drastike: në maj Xhojs u bë thuajse i verbër, sytë i dhembnin dhe gjithë kësaj iu shtuan dhimbjet e stomakut dhe të mesit që e lanë për muaj me radhë thuajse të paralizuar.

Reumatizma

Mjekët diagnostikuan “ethet reumatizmale” dhe sipas Venturës “hipoteza më e mundshme është se episodet e përsëritura me natyrë inflamatore që i kushtëzuan jetën shkrimtarit duhet t’i atribuohen artritit dhe spondliatrozës. Sëmundje me një komponent gjenetik dhe autoimune që mund të shkaktohen nga një agjent patogjen i jashtëm dhe mund të shfaqet pikërisht nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme”. Këto patologji reumatizmale në fakt mund të kenë pasoja okulare analogjike me shqetësimet e Xhojsit që në vitin 1917 “shpërtheu” me dhunë. Dhimbjet e syve që e kishin munduar gjithmonë, në fillim në syrin e djathtë e pastaj te të dy, u bënë të padurueshme, për shkak të një inflamacioni të iridës, komplikuar edhe nga glaukoma. Ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale që do të ishte e para e një sërë operacionesh (11 gjithsej), por mjetet operatore të atëhershme linin për të dëshiruar dhe shikimi i Xhojsit vazhdoi të bjerë në mënyrë drastike. Problemet me shëndetin nuk kishin të sosur për shkrimtarin e madh: rreth të 40-ave, në vitet ‘20 vuante nga dhimbja e shpinës dhe artriti si një 70-vjeçar, plus që iu desh të hiqte edhe të gjithë dhëmbët. Okulisti i tij i radhës në fakt mendonte se në këtë mënyrë duhej eliminuar inflamacioni i shkaktuar nga problemet me dhëmbët e kështu mund të zgjidhej edhe problemi me sytë dhe me artritin. Por në fakt nuk ndodhi kështu, se rebeli dhe antikonformisti Xhojs nuk bënte asgjë për të ruajtur shëndetin dhe për të ndjekur këshillat e mjekëve. Vazhdonte të bënte ende një jetë të shthurur. Pavarësisht se kishte familje dhe fëmijë me gruan e tij të dashur Nora, vazhdonte të frekuentonte bordello, të pinte alkool, të hante pak dhe keq. Për më tepër nuk shkonte për të bërë kontrolle dhe as okulisti dhe kirurgu më i mirë i epokës, profesor Alfred Vogt nuk i bëri gjë. Xhojs shkoi tek ai thuajse i verbër, në fund të viteve ‘20. Vogt e operoi dhe i kërkoi vizita të rregullta për dy vjet rresht, por shkrimtari as që e mori mundimin t’i ndiqte. Deri kur në vitin 1932 situata “kapitulloi”: edhe pse ishte doktori më i mirë okulist nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar sytë e shkrimtarit irlandez, që asnjëherë nuk i kishte ndjekur këshillat e mjekëve.

Nervat

Prej moshës 20-vjeçare e në vazhdim Xhojs, përveç problemeve okulistike, atyre me dhëmbët, artritit dhe dhimbjeve kronike të shpinës, vuajti edhe nga dhimbjet abdominale të vazhdueshme të shkaktuara nga një ulcerë e të përkeqësuara nga stili i jetesës (kur ishte i ri tregonte se rrinte edhe dy ditë pa ngrënë se nuk kishte para për të blerë ushqimin). Sipas mjekëve, problemet pastro-intestinale ishin çështje “nervash”, për shkak të karakterit të keq të Xhojsit. Por ai mendonte se ishin shqetësime psikosomatike dhe i la pas dore deri kur në vitin 1939 dhimbjet u shfaqën edhe më të forta. Si gjithmonë Xhojs nuk i bëri radiografitë e përshkruara dhe me fillimin e luftës u vendos në Zvicër, në Zyrih. Aty mbrëmjen e 9 janarit të vitit 1941, e kapi një krizë e tmerrshme dhimbjesh. Mjeku i dha morfinë për ta qetësuar, por një ditë më pas Xhojs u shtrua në spital dhe u operua me urgjencë. Peritonit, për shkak të një ulcerë gastrike të pakuruar. Xhojs, pavarësisht ndërhyrjes, ra në koma dhe vdiq më 13 janar. Deri në fund, ai gjithmonë refuzoi të kujdesej vërtet për shëndetin.

Tags: 1907)1914)1916)1918)1922)192719361939)A Portrait of the Artist as a Young Man (novelAlbert VatajBota e nje krijuesiChamber Music (poemsCollected Poems (poemsDubliners (short-story collectionEsse letrareExiles (playFinnegans Wake (novelJames JoyceJeta dhe peripecite e shkrimtaritKrijuesi dhe jeta e tijKritikePomes Penyeach (poemsPomes Penyeach and other previously published works)Shkrimtari irlandezUlysses (novelwhich includes Chamber Music
Previous Post

Anita Take, karakteristika e veçantë e vokalit që sfidoi kohën dhe do të nënshtrojë harrimin

Next Post

​Papa Françesku: Të dashur të rinj … ju mund të ndërtoni një botë më të mirë

Next Post

​Papa Françesku: Të dashur të rinj … ju mund të ndërtoni një botë më të mirë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj