Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Sot, dhjetë vite nga vdekja e Sokol Olldashit, mikut të pashoq, gazetarit të talentuar, politikanit karizmatik dhe poetit sharmant

November 20, 2023
in Kujtesë, Slider, Të përzgjedhurat
Sot, dhjetë vite nga vdekja e Sokol Olldashit, mikut të pashoq, gazetarit të talentuar, politikanit karizmatik dhe poetit sharmant
145
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

U bënë 10 vite prej asaj nate të kijametshme, me stuhi dhe natë të thellë, natë që vinte me vdekje dhe davaritej me një re të ngjeshur misteri. Kishte vdekur në një aksident të pretenduar, gazetari, deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Ai, miku i mirë i aq shumë njerëzve, gazetari i talentuar, ai, zëri i fuqishëm i demokratëve, ministri që u bë tmerri i grupeve kriminale, poeti penëhollë, Sokol Olldashi nuk ishte më.

Lajmi i kobshëm e mbushi atë mbrëmje realitetin shqiptarë para dhe pas mesnate, me pikëllim, lot, lajme, hipoteza dhe teori, të cilat zgjatën deri në mëngjes, për të vijuar për ditë e muaj të tëra, pa mundur të hedhin një dritë të qartë dhe të mëtonin argumente bindëse, mbi arsyen e vërtetë të kësaj vdekjeje të bujshme.

Sokol Olldashin e kam takuar për herë të parë në selinë e Partisë Demokratike, mbrëmjen e 23 dhjetor të vitit 1997, unë i gazetës i “55”, me Agron Balën e “Radio Kontakt”, Astrit Patozin e gazetës “Rilindja Demokratike” dhe ai i gazetës “Albania”.

E kam përcjellë tragjikisht humbjen e tij në mbrëmjen e kobshme të 20 nëntorit në gazetën “Koha Jonë”. Ishte vonë, mbrëmje vonë, me pjesën e mbetur të stafit po i jepnin dorën e fundit numrit të ditës së nesërme. Binte shi i kijametshëm, kur i’a behu në redaksi botuesi Nikoll Lesi.

Ndodhte rrallë të vinte kur pothuajse gjithçka kishte përfunduar. Me patjetër diçka kishte ndodhur. Ne mbajtëm frymën.

Ka vdekur Sokol Olldashi, tha me buzën që dridhej dhe me lot në sy!

Kaq tha dhe hyri në zyrën e tij.

Fjalët e tij ranë si një shpërthim dhe heshtje në ambientet e gazetës. Ishte një natë e gjatë. Gazetarët e kronikës merrnin dhe jepnin ngado ku kishte informacion, krejtkund gjësend bëzante rreth kësaj ngjarje kaq të beftë dhe kaq tragjike.

Kishte ndodhur diçka e pazakontë, diçka tronditëse, kishte vdekur Sokol Olldashi, gazetari dhe një nga veprimtarët më të zëshëm të Partisë Demokratike.

Ajo që telegrafisht thuhej dhe që kurrë nuk e besova ishte se më 20 nëntor të vitit 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Kërrabë. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës dhe shpejtësia e lartë, me të cilën Olldashi ka udhëtuar. Makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

E megjithatë që pas asaj nate të gjatë dhe nxitimesh kaq të pakuptimta, Sokol Olldashi, gazetari simpatik dhe politikani konseguent, kolegu i mirë e miku me cigaren në buzë, ai të cilit mund ti besoje në gjithçka që thoshte dhe në çfarë bënte, sepse ishte një potencial njerëzor i mbushur me qëllime të mëdha dhe një zë i fuqishëm në atë kohë heshtjeje të makthshme.

Ai, miku dhe kolegu, Sokol Olldashi nuk do të ishte më, siç do të mbetet mungim i pazëvendësueshëm në PD dhe në ambientet e gazetarëve, kur zëri dhe mirësia e tij linin gjurmë inkandeshente.

Çfarëdo që u tha dhe u bë, ai, Sokoli, nuk do të mund të kthehej. Vdekja e tij mbeti mister, po kaq sa dhe e pakuptimtë nxitimi për t’i gjetur një vendprehje në amshim. Edhe sot pas 10 viteve gishti tregues ka mbetur i drejtuar kah dikush apo diçka, pa mundur të bëhet dëshmues për natën fatale të fundit të një jete që i’u kushtua me mish e me shpirt, si gazetarisë, politikës, ashtu edhe poezisë.

Përjetësia është e merituar për shpirtin tënd, miku dhe kolegu i pashoq, Sokol Olldashi!

Albert Vataj

Tags: AlbaniaAlbert VatajKujteseNjeriuShqipSokol OlldashiTradita
Previous Post

Ndre Mjeda, shërbestari i devotshëm, veprimtari i shquar atdhetar, kontributori i zellshëm i shqipshkrimit dhe liriku buzëhollë

Next Post

Marie Kraja, zëri magjepsës i operas shqiptare, interpretuesja që nxori këngën popullore nga auditori familjar për ta ngjitur në skenat koncertale

Next Post
Marie Kraja, zëri magjepsës i operas shqiptare, interpretuesja që nxori këngën popullore nga auditori familjar për ta ngjitur në skenat koncertale

Marie Kraja, zëri magjepsës i operas shqiptare, interpretuesja që nxori këngën popullore nga auditori familjar për ta ngjitur në skenat koncertale

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj