Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore, “një model i papërsëritshëm në lirikën tonë”

November 1, 2023
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore, “një model i papërsëritshëm në lirikën tonë”
81
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ai asht ndër t’parët dirigjent profesionist t’orkestres simfonike. Ai sa kje ndër t’mdhejt e t’mdhejve t’muzikës shqiptare, ka zhvillu nji aktivitet t’dendun n’fushën e krijimtaris, muzikologjisë dhe pedagogjisë, ekzekutimit gjithashtu. Veprat e krijuese prej tij shtrihen qysh prej te muzika e dhomës, ajo për orkestër, muzika instrumentale e vokale, muzika e filmave, përpunimet e t’kangve popullore, orkestracion t’veprave t’kolegve kompozitor, kangt e deri te muzika fetare kishtare. Tanjtata veprat t’tij, si romanca, suita, koncerte, fantazi, simfoni, janë mirpritun, kanë marrë vlersime, tue xan njiherash edhe nji vend n’repertorin e lujtun t’instrumentave, orkestrave dhe koreve, shkruen Marjan Z. Shestani në librin “Shkodra, kontributet në traditat kulturore e artistike shqiptare”.

Simon Gjoni u lind n’qytetin e Shkodrës, më 28 tetor 1923. U eduku n’nji familje t’thjesht qytetare shkodrane, njaty ku “djepi i kulturës” përkuni e mkoi shpirt e gjenialitet, za e zemër, kah u naltu arti dhe tan mirsit e tjera shpirtnore.

Shkollën fillore dhe t’mesme e kryen në Kolegjin Françeskan, n’qytetin ku u lind, njaty ku emna e figura t’ndrituna t’artit shqiptar nisën rrugën kah andrra dhe vepra e vlertë. Kur ishte hala fëmij, ai ka marr pjesë në mënyrë aktive në grupin koral të shkollës, dhe ma vonë i dedikohet instrumentit të trompës. Asokohe asht antar i bandës së fëmijëve së bashku me Tish Dainë, Tonin Harapin, Çesk Zadenë, etj, me drejtues kompozitorin e njoftun, Prenkë Jakova. Mbasi mbaron gjimnazin, ju kushtu nji aktiviteti t’dendur muzikor, duke kontribu n’formacione të ndryshme orkestrale e vokale. Drejton ansamblin artistik t’gjimnazit, t’Shkodrës, aktivizohet njiherash si drejtues orkestrave të ndryshme, pranë Radio Shkodrës. Në kyt periudhë Simon Gjoni, u shfaq edhe talenti i tij prej krijuesi, me nji ndjenj t’fuqishme dhe origjinalitet t’dukshëm shpirtnor, me t’cillin ai e mishëroi artin e bukur të sendërgjimit muzikor. Përgjatë periudhës ndërvitëse, 1946 – 1947, ai bahet nji reale e shpirtit krijus, një gjendje kah e cilla pulsoi vitalja e asaj epje, qi erdh për me ken nji vlerë e muzikës dhe kangës lirike shkodrane.

Kyt kontelacion yjesh magjepsëse t’kangs s’bukur, ku spikat ndjeshmëria i vibrimeve muzikore dhe tejpamshmëria e idilit poetik dhe tamëltimi i andjes t’themelt t’shpirtit shkodran, qi shpërfaqet përmes nji dehjeje mrekullimi këndues, me “Lule – bore”, “Sy laryshes”, Sulmuesja e tisazhit”, “Pash sytë e tu si drita”, “Fyelli i çobanit”, “Nëna dhe çika”, etj, kang qi e çuan më tej traditën qytetare të lirikës shkodrane dhe u përhapën me një shpejtësi të vetëtimshme, tue u kthy n’hymne t’atij shpirti qi jetoi dhe u blatu më t’amlën fjalë dhe melodi hyjnue n’kang e muzikë, virtuozitet interpretus dhe thellsi përjetimi.

Simon Gjoni, kësisoj kje, ajo zemra dhe ai zani, ai vullneti qi bani shend e verë krejtkënd u gjegj me u ba, prehën dhe e perëndishmja e fryms qi duhmën aromë lulesh e freski, për me u ngjit atje nalt, ku e perëndishmja e artit të madh t’muzikës, zotonte dhe magjepste shpirtin e botës. Erdhën kta kang, u ba vullnet i epërm ky shpirt krijus dhe Shkodra u beku prej njatij mëkimi. Kangt e Simon Gjonit kjen gëzimi i tan gazmendeve. Ndigjoheshinj kto riprumje dhe kumte, n’shpi e n’oborre, n’salla koncertesh e krejtkund Shkodra e ndijonte pulsin e ritmit t’gjalljes s’vet.

Jo veç Shkodra dhe shpirti shkodran u deh prej këtij ambrozi, qi mëkoi hyjnisht ky shpirt krijus, por edhe ata, t’mdhejt e kangs dhe muzikës, ata qi shkruen historinë e këtij solemniteti, e naltuen këtë punë, e çuen kah e epërmja xente vend, kësisoj, Çesk Zadeja e konsideronte ate: “nji model t’papërsëritshëm në lirikën ton’”.

Tue dasht me përcjell sa ma kjart punën krijuse dhe veprën, sfidën e ktij gjigandi t’zashëm shkodran, qi xuni nji vend nderi n’artin e mahnitshëm t’muzikës, marr ndihmë nga puna hulumtuse dhe promovuse e kolegut dhe mikut tem, Flori Slatina, i cili në “55×2”, portrete artistësh ai bjen një pasqyrim shterus të njohjes së kësaj figure.

Për mos me u mjaftu me njaq, Gjon Simoni, studimet e narta i kryen në vitet 1952- 1958, n’Akademinë e Nalt Muzikore t’Pragës, n’klasën e dirizhimit simfonik me profesorët v. Smetacek, R.Brook, dhe A. Klima. Në vitin 1954 asht pjesmarrs si kompozitor n’Festivalin Internacional t’Muzikës, bashk me kolosët botnor, kompozitorët dhe instrumentistët si Shaporin, Janson, Rihter, Shafran, Fisher, Fournet, etj. N’vitin 1956, në sallën “Mestska Knihovna” ai drejton “Rosamunda” e Shubert dhe “Perr Gynt” të Grieg. Po në kyt kohë drejton veprën “Pygmalion” t’kompozitorit, Jiri Benda. N’vitin 1957 në sallën “Dum Umelcu”, drejton “Simfoninë koncertale për violinë e kontrabas” të K. Dittersdorf. Suksesi i ktij koncerti pasohet nga ai i pjesës simfonike “Les Preludes” të Franc Liszti -it. N’vitin 1958 kthehet n’atdhe me dy valixhe plot me libra, dhe me nji kulturë t’gjan, talent, pasion, disiplinë e forcë organizative artistike, vlera këto që i trasmeton edhe në orkestrat simfonike ku la mbresa të thella dhe horizont kulturor e artistik.

Ai kje nji ndër dirigjentët e parë t’orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Radio Televizionit. Në vitin 1958 emërohet dirigjent në TOB. Shum’ vepra t’shqume e gjetën interpretimin e “parë” tek dirigjenti i ri dhe i talentum, i cilli i interpretoi ata, tue zbulu ngarkesën emocionale t’tyne me nji ndjeshmëri t’nalt. Përmendim baletin “Lola”, “Laurencia”, operat “Don Paskuale”, “Berberi i Seviljes”, Paliaçot”, “Franceska da Rimini”, “Pranvera”.

Spariherë, me kujdesin dhe pasionin e tij, inçizon krijimtarin e deriat’hershme t’kompozitorëve shqiptar, Zadeja, Gaci, Nova, Grimci, operetën “Lejlaja” të T. Daise, operetën “Agimi” të K. Konos, Koncertin për violinë të Zoraqit, rapsodin për piano të Gacit, rapsodin për piano dhe orkestër të Tonin Harapit, gjithashtu edhe muzikën e disa filmave shqiptarë. Ishin hapat e para t’kristalizimit t’nji kulture kombtare, ku Simon Gjoni dha kontributin e vet të paçmim, prandaj regjistrimi n’radio paraqiste mjaft vështirsi, kjoft përsa i pëket anës teknike, njashtu edhe sa i përket përgatitjes së këngëtarëve, korit, orkestrës, për realizimin sa më dinjitoz e me një nivel të nalt artistik. Nga autorët botnor ekzekutoi për herë të parë në Shqypni, Beethoven, “Simfoni Nr 8”, Mendelson “Uverture”, Bethoven “Eleonora”, uverture K. M. Veber “Gjuetari magjik”, Liszt “Prelude” Dvorzhak “Valle simfonike”. Me orkestrën e re të RTV delnin mjaft probleme për krijimin e nji profili t’kjart, për kyt, Simon Gjoni punoi në mjaft seriozitet e me një disiplinë t’hekurt, punoi për individualitetin e kësaj orkestre, e cilla përbahej nga nxënës të Liceut Artistik, nga studentë qi vazhdonin konservatorin, dhe nga orkestrantë me pasion e vullnet.

Krijimtaria e tij ka kalu pothuajse t’tana gjinit, tue fillu që nga kangt, romancat, kantatat, suitat, poemat, veprat instrumentale e deri te veprat e mëdha orkestrale, si 11 valle simfonike, poema simfonike, suita e deri tek Simfonia, vepra t’cillat ndihet atmosfera e kohës, besimi i kompozitorit ndaj popullit të vet, prezenca e t’cillit asht e pashmangshme, me tan dukunit në kta vepra. N’maj t’vitit 1960 kompozon oden lirike “Pranvera jonë”, me tekst t’Ismail Kadaresë, dhe një suite simfonike me katër kohë. Një vit ma pas kompozon, “Poema e rapsodit” për bas – celo – piano. Ballada “Lufton shqipja” u këndu menjiherë nga basi malcor, Llukë Kaçaj. Simon Gjoni gjithashtu, kompozon duetin “Bjeshkëzo”, romancat lirike “I fola valës”, “O toka nanë”, “O bjeshkë, o male kreshnike”, dhe nji numër kangsh të ndryshme. Në vitin 1962 kemi prej tij vallen e parë simfonike shqyptare, që u pasu gjat viteve nga 10 Valle Simfonike të tjera qi paraqitnin nji gërshetim t’mrekullueshëm t’muzikës së kultivuar me muzikën popullore. Secila prej valleve asht një vepër n’vedi, krejt e veçantë dhe e ndryshme nga tana t’tjerat. Simfonia trajton situatat e randa dhe t’vështira historike për t’fitu lirin dhe pamvarsin e popillit ton. Aktivitetin e tij si pedagog, ku ai dha një kontribut t’çmum deri n’dekikat e fundit t’jetës, ku përgatiti me dhjetra student, e filloi në vitin 1958 n’Liceun Artistik. Më 1961 asht nji prej pedagogve t’par n’themelimin e Konservatorit Shtetnor të Tiranës, s’bashku me Çesk Zadenë, T. Guraziun, Y. Skënderin, etj, ku ka dhan landët e Intonacionit, Polifonisë, Dirigjimit, Muzikën e dhomës. Ai kje nji shembull i rrall nga ku gjeneratat munden me nxan, si për kërkesat sistematike, kambnguljen e disiplinën e nalt artistike, ndërgjegjjen e thellë. Në gjithë krijimtarinë e tij të gjatë artistike është nderuar me çmime të ndryshme si dhe me titullin, “Artist i Merituar”. U nda kso jete më 31 tetor 1991. Emri i Simon Gjonit, ashtu siç e ka cilësuar edhe Zadeja i madh, do të ngelet i skalitur në pentagramin e muzikës shqyptare, së cillës i shërbeu me dashuri dhe respekt.

Figura e Simon Gjonit dhe kontributi i tij i jashtzakonshëm, ka ken, asht e ka me mbet nji prej figurave t’randsishme, vepra dhe kontributi i t’cillit përban nji faqe t’randsishme të ma t’naltit art, atij t’muzikës. Tue e njoft Simon Gjonit, na mundena me e fut në nji hulli t’randsishme shpërfaqjen sa ma t’plot të ksaj figure shumëdimensionale, të ktij personaliteti që la një emën dhe nji vepër t’vlersume.

Albert Vataj

Tags: AlbaniaAlbert VatajDijeKompozitoriKujteseNjeriuShkodraShqipSimon GjoniTradita
Previous Post

“Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

Next Post

George Bernard Shaw mbi martesën, shtypjen e grave dhe hipokrizitë e monogamisë

Next Post
George Bernard Shaw mbi martesën, shtypjen e grave dhe hipokrizitë e monogamisë

George Bernard Shaw mbi martesën, shtypjen e grave dhe hipokrizitë e monogamisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur besimi bëhet zgjedhje e vështirë, një reflektim për masën e drejtë të dyshimit dhe vlerën njerëzore të papërsosmërisë

Kur besimi bëhet zgjedhje e vështirë, një reflektim për masën e drejtë të dyshimit dhe vlerën njerëzore të papërsosmërisë

May 10, 2025
Erich Fromm: “Fatet e pakënaqura janë shpesh rezultat i zgjedhjeve që nuk i kemi bërë kurrë.”

Erich Fromm: “Fatet e pakënaqura janë shpesh rezultat i zgjedhjeve që nuk i kemi bërë kurrë.”

May 10, 2025
“Froni i Fjalëve” ra me heshtjen e Noam Chomsky, duke ardhur kështu fundi i epokes së mendimit të ndritur

“Froni i Fjalëve” ra me heshtjen e Noam Chomsky, duke ardhur kështu fundi i epokes së mendimit të ndritur

May 10, 2025
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj