Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Të përzgjedhurat

“Fryma” qi i nep jetë andrrave për me nxan me këndu t’bylbylshmin dialekt gegnuer

January 11, 2017
in Të përzgjedhurat, Traditë
142
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Erdhi në jet "Fryma" fryma e atyne shpirtnave qi tue u zgju në këtë frymëmarrje, eternen e frymës së hyjnueme munden me e ndi se si vërshon në shtatin e gegenis, në kurmin e asaj krijese t'madhnueme e t'lumnueme jetëve e andjeve qi n'amshim udhtojnë e te e përgjithmonshmja marrin frymë me frymue.

"Fryma" asht nji antologji modeste e kumtimit gegnuer. Më shumë se një e drejtë promovuese e kësaj vlere të dialektit geg, "Fryma" vjen me dëshmu aftësinë që ka ky thesar i çmuem me ken e me met nji e drejt sublime e formës shprehëse në dëshmimin shpirtnor dhe estetik. "Fryma" vjen njiherash me i dhan frymë asaj andrre dëshirimesh, qi ngucat tankend, qi tue dasht me diftu çka zemra i mëkon, lyp qi kësaj pëshpërime me i dhan zanin e tamlit të gjinit, kungimin gegnuer.

Mbas nji pune pothuejse 1-vjeçare, Stafi PerShkodren, personalisht Jetmir Troshani, përpjekjes modeste të tan atyne që gjetën vedin tek kushtrimorja për me u përfshi në antologjinë e prozës geg, "FRYMA" erdhi në jetë prej bashkëpunimit dhe shërbesës së Rozafa Shpuza, Mark Simonit dhe botimeve të "MUZG". Kjo përpjekje nuk pretendon me ken gjithçka në këtë ngulm qi vjen me rivlerësu dhe me rikthy në të drejtën e kumtimit gëgnuer të krijuesve. "Fryma" asht nji vazhd e asaj andrre qi ka gjetun vend në realitetin shkrues dhe krijues të gegnishtes.

"Fryma" vjen me shpuplu n'dëshira dhe pasione flakatare, pendët e krahëve të engjores që ka nxan vend n'shpirtin e Shkodrës, e tankah nëpër fluturime dalldishë zjarmimi gegnuer, yshtin, qi me ket frymëmarrje me mujt me mat qiellin e shqipes, ku ka vend krenie ky dialekt i tamëlt, ky za i zashëm i t'shejtnve të penave dhe vullnesave krijuse dhe atdhedashunuese .

Në krye të herës, mundem me than se kjo krijes e sapoardhun n'jet nuk asht ndonji heroizëm qi kërkon panteon apo ceremonial tringëllues dekoratash, e për ma pak me ken nji yll i ri në galaksinë e kumtimeve letrare. "Fryma" asht një vullnet i shëlbyem prej nji fryme qi kërkon ymër hyjnie prej tan asaj plejade shkruesish dhe lëvruesish, t'cilët tue shkru n'ket dialekt munden me i dhan shqipe nji vlerë të shtume pasunie, me i mëku frymë t'hyjshme gjuhëve të mëdha të Evropës dhe Botës.

"Prej nji fryme lind një jetë!

Në teatrin e projektuar nga përjetësia jonë, shumica e mendimeve dhe emocioneve përgjojnë nëndheshëm, n'heshtje, tue pasunue ose vorfnue n'skalitje realitetin tonë.

Frymëmarrja asht ajo që i ban kto erna mendimesh dhe emocionesh, jehona, e gjatë udhës së jetës, shumë pemë gjejnë përkujdesjen e rriten t'nalta, e shumë të tjera dhimbshëm rreshken n'cung.

Para 9 vjetësh, nji frymë e thellë, i veshun thellë me synime e përgjegjësi, aspiroi për majat, u rrok rrugës me krahët e shpirtnave… Nji drandofile me erë shpreset u përtri, dhe PerShkodren frymoi… sos pagzimoren e vet, Jetmir Troshani, ideatori, dhe ai qi i dha jetë me frymën e vet kësaj "fryme", ai qi s'bashku me stafin " PerShkodren" tue pru këtë antologji të prozës geg, gjegjen me i dhan nji përgjigje tan asaj armate shpresëhumbunish, t'cillt tue mos mujt me besu te përtrimja e dialektit gegnuer, shkun deri aty sa me i'a leju vedit se ky dilakt i bylbylshëm siç u përjashtu nga standardi, duhet me ken tanaheret i refuzum, s'paku nga këndimi shpirtnor. Kjo qasje modeste, asht nji gur i rand n'themelet e nji tradite t'pasun të lëvrimit të gegnishtes si nji vullnes e hyjshme, qi zgjohet në zemrat dhe hovet krijuese te tan ata qi besojnë se nji thesar kaq i vyem i shqipes ' jo vetëm s'duhet me e lan me sos, përkundrazi duhet me e ringjall e me marr nga "Fruma" ma jetëdhansen frymë.

Ma mirë se nga "Fryma", kjo pasuni nuk mundi tjetërqysh me ardh, e tuj ardh me met në andjet dhe dëshirat e tankujt qi don me u ndi nga pak Fisht, Mjed, Koliq, Migjen, Shirok, e gjithçmos tjetër emën që u prek prej kësaj magjie, u mbretnu prek këtij mrekullimi.

"Para se me ju informue për detajet e tjera të librit e ndiejmë të arsyeshme me ju ba me dije se PerShkodren i pati rranjët në aspirata të nalta për ngritjen e meritës reale, e kësisoj s'bashkut u munduem me e matrealizue këtë qëllim. E vërteta asht se mirëmbajtja e përditshme e grupit PerShkodren, së bashku me të gjitha aktivitetet e zhvillueme me sukses, nuk ishte aspak nji punë e vogël, e mbas disa vjetësh, qetësisht, menduem se erdhi koha me i hapë rrugë koncepteve të tjera e individëve të rinj, që ndërtojnë ura vlerash e i napin frymë shpresës për ngritjen e substancës qytetare, ashtu siç Shkodra e meriton, por jo pa krye me korrektesë e përpikmëni deri në hekurosjen e të gjitha dejave edhe projektin e fundit FRYMA.

Në lidhje me realizimin vëllimit me proza të shkurta në gegnisht FRYMA, falenderime t’përzemërta shkojnë për Rozafa Shpuzen e Desantila Qerimaj me ndihmën e të cilave u ba përzgjedhja dhe redaktimi i materialit, të gjithë autorët që zellshëm paraqitën krijimet e tyne, si dhe ideatorët dhe organizatoret e kësaj nisme Jetmir Troshani dhe specifikisht Gjergj Kolgjokaj, i cili punoi formatin dhe kopertinën e librit".

Çdo autori t’përzgjedhun si pjesëmarrës në ktë libër ka me iu rezervue nji kopje falas, të cilën kanë me e gjetë tek Art Kafe – Galeri në Tiranë, ndërsa pjesa e mbetun ka me iu dhurue Bibliotekës Kombëtare, si dhe Bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës, ku ka me u ba e mujtun me u lexue prej tanë dashamirësve të gegnishtes.

PerShkodren, tash e në vazhdimësi ka me mbetë si nji relike virtuale, e tana emocionet tona ka me i lexue koha si testamenti i nji përpjekjeje të sinqertë për me ba ma të mirën për qytetin e zemres.

 

Autorët dhe titujt e prozave qi përbajn frymën e kësaj fryme gegnore

1.Në skutat e harresës – nga Abigela Shporaj

2.Lutje e pandigjueme – nga Albana Fani

3.Lypësi në rrugën kah me turr i lëshohem ditës – nga Albert Vataj

4.Fëminija – nga Aleksander Pali

5.Abstraksion – nga Aleksander Shallavari

6.Ma shumë se 500 fjalë – nga Alma Bazhdari Naraci

7.Vjeshtë 2030 – nga Amazona Hajdaraj

8.Mbi ato vorre – nga Andreas Dushi

9.Andërr – nga Arian Shpori

10.Flakë blu – nga Arjanit Balca

11.Dora mbi sup me ktheu edhe nji here ne realitet-nga Arjola Zadrima

12.Dokumentari – nga Artur Baku

13.Vetmia e stolit – nga Astrit Fani

14.Ti, dashni! – nga Blendi Ismaili

15.Banu çka të duesh – nga Desantila Qerimaj C

16.Gjamë Engjulli – nga Elisa Cesaj

17.Unë e njof Zotin… Ai asht në frymë – nga Ermira Omari

18.Frymë – nga Fatbardha Behri Kaci

19.Gjithmonë kam me të shkrue – nga Gjergj Kolgjokaj

20.Nikolini – nga Irena Balca

21.Fryma – nga Marjo Marku

22.Në lamtumirë – nga Megi Bashi

23.Labirinteve – nga Melita Vjerdha

24.Dritat e qytetit të huej – nga Merita Berdica

25.Koha – nga Jetmira Rranxa

26.Arka e nanës – nga Nikolin Lukaj

27.E çrranjosun prej fatit – nga Ridvana Laçej

28.Jam pendue – nga Rozafa Shpuza

29.Në… Mbi… – nga Sajmira Halili

30.E burgosuna – nga Senada Shpati

31.Rrugës – nga Stela Franja

32.Unë s’jam Bianka – nga Suada Halilaj

33.Nji shije e hidhun – nga Zef Nacej

 

 Nëse ju ka pëlqyer shkrimi dhe dëshironi të jeni të vlerësuar nga ky kontribut profesional shprehni bujarinë tuaj duke dhuruar diçka, që kjo mundësi të sfidojë… Faleminderit!  [wpedon id=3298]
Tags: Abstraksion - nga Aleksander ShallavariAlbert VatajAndërr – nga Arian ShporiArka e nanëBanu çka të duesh - nga Desantila Qerimaj CBotimet Muzgdashni! - nga Blendi IsmailiDokumentari - nga Artur BakuDora mbi sup me ktheu edhe nji here ne realitet-nga Arjola ZadrimaDritat e qytetit të huej – nga Merita BerdicaE burgosuna – Senada ShpatiE çrranjosun prej fatit – Ridvana LaçejFëminija - nga Aleksander PaliFlakë blu - nga Arjanit BalcaFryma - nga Marjo MarkuFrymë – nga Fatbardha Behri KaciGegnishtjaGjamë Engjulli - nga Elisa CesajGjithmonë kam me të shkrue - nga Gjergj KolgjokajJam pendue – Rozafa ShpuzaJetmir TroshaniKoha - Jetmira RranxaLabirinteve – nga Melita VjerdhaLutje e pandigjueme - nga Albana FaniLypësi në rrugën kah me turr i lëshohem ditës - nga Albert VatajMa shumë se 500 fjalë – nga Alma Bazhdari NaraciMark SimoniMbi ato vorre - nga Andreas DushiNë lamtumirë - nga Megi BashiNë skutat e harresës - nga Abigela ShporajNë… Mbi… - Sajmira HaliliNikolin LukajNikolini - nga Irena BalcaNji shije e hidhun - Zef NacejRozafa ShpuzaRrugës - Stela FranjaShkodraStafi PerShkodrenTiTradita e dialekteveUnë e njof Zotin… Ai asht në frymë - nga Ermira OmariUnë s’jam Bianka – Suada HalilajVetmia e stolit – nga Astrit FaniVjeshtë 2030 – nga Amazona Hajdaraj
Previous Post

Seksi, çështje kimie. Ja ç’duhet të dish për të kuptuar gjuhën e padukshme të dëshirës

Next Post

Risitë në filozofinë politike, koncepti i “shoqerisë së hapur” sipas Karl Popper

Next Post

Risitë në filozofinë politike, koncepti i “shoqerisë së hapur” sipas Karl Popper

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj