Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

Parisieni 95-vjeçar, sfiduesi që e shndërroi librarinë e tij në thesar të trashëgimisë botërore

April 24, 2023
in Libra, Slider, Të përzgjedhurat
Parisieni 95-vjeçar, sfiduesi që e shndërroi librarinë e tij në thesar të trashëgimisë botërore
42
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Libraritë e vjetra i ngjajnë atyre thesareve të groposura thellë në kohë, zbulimi i të cilave mbetet ngjarje, jo dhe aq për çmimin se sa për vlerën që bart në shpërfaqjen e potershme të dritës. Ata struken atje në kthinat e rrugëve të qyteteve të mëdha, porsi ajo pafajësia që i druhet çdo hapi kuturu e ndihet përplot me jetë aty ku ka gjithnjë pak dritë dhe pak ajër që përzihet me aromën e letrës, bojës, e parfumeve të adhurimit ku u zhytën në pritjen që është e pambarimtë dhe padurimin e mbetur diku nëpër adresa të gabuara e jetëve të këputura beftas. 

Në fotot e Timothée Damas (https://www.instagram.com/timdamas/?hl=fr) shohim një zotëri që mban mbi kurriz 95 vite të jetës në “Umberto Arte Bookstore in Paris”. Nën atë peshë ku ai përkulet, rri ai si një misionar në kryq, rri shenjtëria e asaj që ai besoi vite e vitet, ndërsa drejtonte një librari që u hap shumë dekada më parë në Paris, për të mbetur një thesar. Me gjithë moshën, taksat e larta dhe vështirësitë e ndryshme, ky zotëri hap librarinë e tij të vogël gjashtë ditë në javë. Pret e përcjell kureshtarë, blerës dhe porositës, me një pasion që ka mbushur shpirtin e tij përgjatë gjithë atij kalvari. Në ato pak metra katrorë, rafte që rëndojnë nga pesha dhe mosha, duart e tij delikate gjarpërojnë dhe sytë e ujtisur kullotin si në një lëndinë yjesh në pikasjen e një shkreptime të beftë shkëlqimtare.

Libraritë e vjetra janë ato pak tempuj të mbetur, ku ende kundërmon temjan shenjtërimi, ku zërat e kakohshëm e shpirtrat e përjetësisë rrinë të strukur në fletët e vërdhemta e kopertinat hijerënda si porta katedralesh.

Ata janë të magjishëm në atë vend ku libri erdhi për të mbetur magjepse dhe adhurim. Në zhguallin e këtij përjetimi të beftë e mistik, ka diçka që rrekesh ta formësosh në fjalë e kumtosh në përjetim. Është një gjendje prej fryme që të mban pezull. Është një valë mendimesh e trandje përfytyrimesh, që të ngërthen si një përqafim që të zë hutuar dhe të lë pa frymë.

“Unë marr frymë, duke u kënaqur në atë aromën e veçantë të librit. Ka vetëm një gjë që më pëlqen më shumë se aroma e bukës së freskët dhe kjo është aroma e librave. Dyqani i … është një kombinim i librave të përdorur dhe të rinj, dhe aroma më duket dehëse. Ka diçka për parfumin e letrës në çdo fazë të mundshme për një libër: krejt i ri, i nxehtë jashtë shtypshkronjës, i vjetër prej dekadash, i mbuluar me pluhur dhe lagështi. Po, ndoshta është pak e çuditshme. Por nuk më intereson. Për mua është hyjnore’ mëton Sarah Echavarre Smith. Dhe vërtetë ashtu ngjan për çdo dashnor të librit kur mban në duar një libër dhe i merr erë, si një luleje apo qafës prej mjelme të të dashurës. Ai mbushet me këtë aromë dhe dehet me këtë ndjesi. Përjeton këtë çast si çdo sublimitet dhe harrohet në hutim e lexim, puthje e përqafim. Ndoshta prej të gjitha dashurive që ngopen me kundërmim, afshe e polen, ky ambrozi që dalldisi perënditë antike në Parthenonin legjendar, është frymëmarrja që ndjej në çdo nevojë për t’u ngopur me plotëninë që më shndërron në ajër.

Tags: Albert VatajParispasioni
Previous Post

Albert Vataj: Qofshi të shpërblyer, ju që erdhët te lavdia e Zotit dhe madhështia e besimi përmes sakrificës!

Next Post

Anders Celsius gjeniu që nuk na dhuroi vetëm njësinë standarde të shkallës së temperaturës

Next Post
Anders Celsius gjeniu që nuk na dhuroi vetëm njësinë standarde të shkallës së temperaturës

Anders Celsius gjeniu që nuk na dhuroi vetëm njësinë standarde të shkallës së temperaturës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj