Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Dom Ndoc Nikaj, apostulli dhe luftëtar i paepur i idesë kombëtare, meshtari i madh, romancieri i parë shqiptar

January 16, 2023
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Dom Ndoc Nikaj, apostulli dhe luftëtar i paepur i idesë kombëtare, meshtari i madh, romancieri i parë shqiptar
41
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Dom Ndoc Nikaj qe vërtetë një apostull i kulturës shqiptare, apostull dhe luftëtar i palodhshëm e i patrembur i idesë kombëtare. Tërë jetën e vet e shkriu në shërbim të ngritjes shpirtërore dhe kulturore të popullit të vet shqiptar. Puna e palodhshme e këtij shkrimtari duhet çmuar edhe më tepër, kur dihet se tërë jetën, talentin dhe pasurinë e shkrini në botimin dhe përhapjen e librave të kulturës shqiptare.

Mё 16 janar kujtojmё pёrvjetorin e vdekjes sё dom Ndoc Nikajt (15.6.186-16.01.1951), meshtari i madh, romancieri i parë shqiptar e historiani që s’bënte folklor me patriotizmin. Prift katolik dioçezan, historian, veprimtar atdhetar, është gjithashtu autori i romanit të parë, shkruar në shqip. Dom Ndoc Nikaj, pra, meshtar shqiptar që hyn në radhën e atyre priftërinjve e shkrimtarëve të cilët veprimtarinë meshtarake dhe shkrimin e kuptuan si mision në shërbim të Zotit e të popullit shqiptar, duke mbështetur idenë kombëtare.

Dom Ndoc Nikaj lindi në Shkodër më 15 qershor 1865, ndёrsa ndёrroi jetё në burgun e Shkodrës më 16 janar 1951.  Ky meshtar shqiptar hyn në radhën e atyre priftërinjve e shkrimtarëve të cilët veprimtarinë meshtarake dhe shkrimin e kuptuan si mision në shërbim të Zotit e të popullit shqiptar, duke mbështetur idenë kombëtare.

Dom Ndoc Nikaj qe shkrimtar dhe punëtor i palodhshëm, njeri i zellshëm i cili për mëse 50 vite me radhë punoi duke mos lëshuar pendën prej dorës për të lëvruar gjuhën shqipe dhe për të ringjallë tek populli idenë kombëtare, për të përforcuar identitetin etnik e shpirtëror. Si i tillë, dha kontribut me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e kulturës shqiptare, edhe sa i përket krijimtarisë së tij të madhe e poliedrike, e sidomos duke pasur parasysh kohën kur dom Ndoc Nikaj punoi, kohë kur gjuha shqipe ishte rreptësishtë e ndaluar nga ana e qeverisë turke.

Veprimtarinë letrare e fillon kur ishte ende nxënës në seminarin Papnor në Shkodër, ku po përgatitej për meshtari. Librin e parë e botoi në vitin 1888 e cila mban titullin “Vakinat e Kishës”, vepër e cila u botua në shtypshkronjën e Propaganda Fide-s në Romë. Dom Ndoc Nikaj në këtë vepër pati dy qëllime të larta: të njihet sa më mirë historia e Kishës, e populli të ketë njohuri mbi Kishën dhe krishterimin, dhe e dyta të nxisë e ringjallë tek populli shqiptar dëshirën e shijen për lexim në gjuhën shqipe. Një vit më vonë (1889) boton romanin “Marcja”, titulli në origjinalin e veprës është: “Marzia e ksctenimi n’filles t’vet”  (Marcia e krishtënimi në fillesë të vet), i cili së shpejti u përhap pothuaj në të gjitha familjet e Shkodrës e ato shqiptare.

Abati i Mirditës, Imzot Prenkë Doçi një ditë bashkë me disa bashkëpunëtorë shkon në Shkrel ku Dom Ndoci ishte famullitar. Bashkë me Dom Ndocin vendosin të formojnë një shoqëri që do të kishte për qëllim përhapjen e idesë kombëtare dhe çlirimin e tokave shqiptare nga sundimi otoman. Kjo shoqëri thirrej “Lidhja e Mshehtë”.

Lidhja u përhap sidomos duke iu falënderuar punës së palodhshme të Dom Ndoc Nikajt dhe më vonë përgatiti kryengritjen kundër sundimit otoman. Dom Ndoci qe transferuar prej Shkrelit në Dajç të Bregut të Bunës. Ideja për kryengritjen kundër qeverisë turke vinte gjithnjë duke u pjekur, kur dhe pas përgatitjeve të duhura ajo plasi më 25 mars 1910 dhe zgjati deri më 1912 me fitimin e pavarësisë. Prifti shqiptar dom Ndoca Nikaj qe ai që kryengritjen e ndihmoi në çdo mënyrë, madje ai ishte frymëzuesi i saj.

Kur imzot Prenkë Doçi përpiloi programin për formimin e shoqërisë letrare “Bashkimi” (1899), Dom Ndoci qe punëtori më i zellshëm dhe puna e veprimtaria e tij e madhe e këtij krijuesi bëri që shoqëria të përhapej dhe të fitonte rëndësi të madhe. Më 1909 solli në Shkodër një shtypshkronjë në të cilën do të botohen fletore dhe libra në gjuhën shqipe.

Kështu më 1910 boton një ndër të parat fletore politike në Shqipëri. Kjo fletore qe botuar me emra të ndryshëm: numri i parë u quajt “Koha”. Ky titull i bie qeverisë osmane në sy, prandaj e detyroi Dom Ndocin të ia ndryshonte titullin dhe u quajtur “Bashkimi”, pastaj “Besa Shqyptare”, “Zani i Shkodrës”, sipas kushteve të politikës së brendshme që ekzistonin asokohe në Shqipëri. Kjo fletore u botua në vitin 1921.

Në të pati artikuj plot guxim, me frymë kombëtare, për çka edhe Dom Ndoci qe dënuar me burgime, goditje të rënda, kërcënime etj. Më 1897 Faik Konica fillon botimin e përkohshëm “Albania”. Në këtë revistë dom Ndoc Nikaj merr pjesë pothuaj rregullisht me artikuj me përmbajtje politike, shoqërore dhe atdhetare. Këtu kishte pseudonimin “Nakdomonici” ku Atë Gjergj Fishta në poezinë satirike “Nakdomonicipedija” “përqesh” përpjekjet fisnike dhe atdhetare të këtij prifti të madh shqiptar.

Dom Ndoc Nikaj punoi pa u lodhur edhe për ta njohur Evropën me çështjen e lirisë së tokave shqiptare. Për këtë qëllim mbante kontakte të rregullta me të gjitha shoqëritë shqiptare të krijuara nëpër qendra të Evropës. Dom Ndoc Nikaj vdiq në burgun e Shkodrës më 16 janar 1951.

Krijimtaria letrare

Krijimtaria letrare e këtij shkrimtari përfshin më se 30 vepra me përmbajtje të ndryshme. Elementi kryesor i të gjitha veprave pothuaj është i marr nga jeta shqiptare: përshkruhen zakonet e lashta dhe fisnike të shqiptarëve, bëhet fjalë për historinë e kombit, subjektet e tija janë të gjitha nga jeta e njerëzve tanë. Vepra më e rëndësishme është “Historia e Shqypnis”, vepër me 414, botuar në Bruksel më 1902.

“Përshkrimet e luftimevet të Shqyptarëvet kundra Turkut, nën kryesin e fatosit Skenderbeg, deri në ramjen e Shkodrës në vjetin 1478, janë të gjalla e të shkrueme me nji entuziazëm kombtar, prej të cilit shihet zemra e ndezun e shkrimtarit për fisin e vet”. (Shkrimtarët Shqiptarë, Tiranë, pjesa II, fq. 93.) Bashkë me Dom Kolecin, i cili është autor kryesor i fjalorit të njohur “Bashkimi” (1908) edhe Dom Ndoc Nikaj punoi në përmbledhjen e fjalëve dhe të thesarit popullor nëpër famullina kishtare ku veproi si prift famullitar.

Ja disa nga veprat e shumta botuar prej autorit në fjalë:

“Vakinat e Kishës” (1888), “Marcja e Turkis” (1902), “Historija e Turkis” (1902), “Bleta ndër lule të Parrizit” (1907), fletorja “Koha”, Bashkimi, “Besa Shqiptare” etj. (1910 – 1921), “Kalendari me diftime gjithfarësh” (1910), “Diftime të natyrshme” (1912), “Bleta e re” (1912), “Shkodra e rrethueme” (Pjesa I, 1913), “Shkodra e rrethueme” (Pjesa II, 1913), “Abetari i vogël për Msojtore” (1914), “Të ndollmet e Kishës” (1914 – botim i dytë), “Abetari i madh” (1914), “Libri i Blertë i Italis” (1915), “Kndime të Para” (1915), “Diftime të Natyrshme të unjishme” (1915), “Tivari i marrun” (1915), “Bisedime Shqyp – tedeshk” (1915), “Abetari” (dorë e dytë 1916), ”Histori e Shcypnis” – “Përmbledhje e historis së Shqypnis për shkolla” (pjesa e parë, botuar në Bruksel me 1902 dhe e dyta, botuar në Shkodër, më 1917), “Bukurusha” – roman historik (1918), “Ulqini i marrun” – roman historik (1918), “Burbuqja” – roman historik (1920), “Motra për vllan” (1924), “Kalendari”, “Shqyptari” (1906, 1914, 1915) etj.

I mbeten të pabotuara edhe shumë dorëshkrime, ndër të cilat janë edhe shtatë romane: katër historik të vendit dhe tre në përkthim të lirë. Këta janë: “Lulja e Veshkun”, “Dashuni e Mshehët”, “Për mik”, “Ç’pat thanë gjyshja”, “Han Islandi”, “Nji Testament”, “Te Shpella e Murosun”.

Apostull i kulturës shqiptare

Dom Ndoc Nikaj qe vërtetë një apostull i kulturës shqiptare, apostull dhe luftëtar i palodhshëm e i patrembur i idesë kombëtare. Tërë jetën e vet e shkriu në shërbim të ngritjes shpirtërore dhe kulturore të popullit të vet shqiptar. Puna e palodhshme e këtij shkrimtari duhet çmuar edhe më tepër, kur dihet se tërë jetën, talentin dhe pasurinë e shkrini në botimin dhe përhapjen e librave të kulturës shqiptare.

R.SH. – Vatikan

Tags: Dom Ndoc Nikaj
Previous Post

“Çelësi i së sotmes”, i artistit shqiptar, Miloti, çel siparin e sfidës së realizimit të superskulpturës

Next Post

“Xhungla” metaverse, si u bë kufiri i ri i pasurive të paluajtshme, sfida e re e “Perëndimit të Egër”

Next Post
“Xhungla” metaverse, si u bë kufiri i ri i pasurive të paluajtshme, sfida e re e “Perëndimit të Egër”

"Xhungla" metaverse, si u bë kufiri i ri i pasurive të paluajtshme, sfida e re e “Perëndimit të Egër”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj