Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Avni Delvina, gladiatori i betejave të grafikës digjitale, ai që ngadhënjen me shpirtin krijues

November 29, 2022
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Avni Delvina, gladiatori i betejave të grafikës digjitale, ai që ngadhënjen me shpirtin krijues
31
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Të gjithë zgjedhin një armë për të luftuar, në një betejë të çdoditshme me papajtueshmërinë dhe synimet motivuese për të reaguar fuqishëm ndaj problemeve, të keqes, në një tashmëri që zotërit e pushtetit i kanë lejuar veten, të jenë zotër të gjithçkaje, madje edhe atyre, të cilat Avni Delvina i denoncon dhe përpiqet t’i luftojë me një fuqi që vetëm arti zotëron.

Arma e tij, grafika digjitale, pak e njohur dhe aspak e trajtuar prej qëmtimit tonë rreth qasjeve inovative, është një armë e sofistikuar dhe efikase, është një metodologji origjinale e një kapaciteti mbreslënës artistik dhe intelektual. Ndoshta jo të gjitha betejat që ai ka ndërmarrë, e kanë shpallur atë fitues, por kam bindjen që për të me rëndësi është të luftojë dhëmb për dhëmb, me çdo lëndim e lëngim, pa kërkuar të pranojë komoditetin e rehatisë së indiferencës, që i’a mundësojnë kushtet, por nuk i’a toleron gjaku. Ai gjak që shkroi faqe lavdie në historinë e këtij kombi, ai gjak që u kalit nëpër Golgotat e Gulakut komunist, ai gjak e ysht atë, e ngas trazimshëm në zgjim, e ndez dhe e motivon. 

Fushëbetejat e tij janë pa caqe gjeografikë as politik, ideologjik dhe botëkuptimor. Për të çdo sëmbim, çdo plagë, çdo gjësend që shfaqet me një synim të keq është një arsye për t’iu kundërvënë, meriton një shpirt krijues për t’i shpallur luftë.

Betejat e tij artistike, kah tashmëria e kohjeve të zemërimta, kulmuan me Teatrin, me një prej beteja më të qenësishme, e cila shpërfaqi barbarë me një etje shkatërrimi dhe të mundur që ende besojnë te kauza e madhe e të drejtës. Asokohja artktrijuese e Avni Delvinës ishte një zë i gjëmimshëm që tronditi nga themelet një shoqëri apatike dhe i rrëfeu botës së qytetëruar, se vandalët e pushtetshëm nuk ndalojnë në përmbushjen e kobshmërisë së vet prej nate. Artisti e tha fjalën e tij dhe vullneti që ushqeu u shndërrua në altar, dhe, na mbeti e çfarë tjetër veç të besonim.

Avni Delvina, është arti që vjen për të kërkuar një vend vlere dhe gjendje adhurimi, beh përmes mendimit dhe idesë së një mjeshtërie të sofistikuar të sarkazmës dhe ironisë kah imazhi, përmes lojës së kolazhit dhe ilustrimit. Tematika e mjeshtrit të grafikës digjitale është e ushqyer me një qiell të pamatshëm lirie dhe një paskajshmërie ku ngërthen mendimi idenë dhe kompozimin. Kudo, kudo syri dhe shpirti i tij depërton me një etje zjarri, për të kërkuar dhimbje dhe reagim në çdo pikë helmi që pikon, për të gjetur ngulfim e shpërthim në çdo ofshamë e rënkim ankimtar, që rreket ta grimojë tragjiken e të tashmes moderniste me këngët e vajshme të mjerimit.

Ai shpirt artisti tek Avni Delvina, heq dhe vuan, shtrëngon dhëmbët dhe i’a jep britmës, brof në këmbë e turret me tërbim përpara, ngre grushtet më lart se vikamën, thërret nga thellë krijimin dhe vetëtimshëm shkreptin, ndryshe dhe fuqishëm, pa caqe e pa kurrnjë ndalim. Liria tek ai si artist nis dhe skajshmërisë i vë caqe pamatshmërie.

***

“Me mirënjohje ndaj veprimtarisë dhe kontributeve të çmuara artistike si piktor i spikatur me vlera dhe merita intelektuale dhe atdhetare, si dhe për forcimin e lidhjeve të gjithanshme, veçanërisht kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë. Në vlerësim të punës së palodhur për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe për angazhimin e tij të vyer në radhët e shoqërisë civile, rreth çështjeve me ndjeshmëri të lartë dhe jetike për qytetarët shqiptarë dhe demokracinë tonë” është ky motivacioni me të cilin Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi Avni Delvinën me titullin “Mjeshtër i Madh”. Dikush e pa shpërthimin e supërnovas së tij krijuese. Dikujt i ra në sy kjo panoramë që gjithgjasshmërisë hekakeqe shqiptare i vuri suaz. Po, u dëgjua ai zë. U bekua ai vullnet.

E ndërsa rrekemi të shpërfaqim në gjithë përmasat e tij këtë artisti, na ngasin rrënjët, rrënjët e këtij rrapi të madh. Spariherë, sjellim në vëmendje se Avni Delvina, mban emrin e gjyshit të tij, delegatit të Delvinës dhe Sarandës, pjesë e dërgatës së mëmëdhetarëve në Vlorën e Flamurit, më 28 nëntor 1912, në shpalljen e Mëvetësisë së Shqipërisë.

Avni Delvina, siç edhe mund ta dini është një nga pasardhësit e familjes së madhe të Sulejman Delvinës, Shefqet Delvinës dhe të Avni Bej Delvinës, familje me vlera të shquara patriotike, që ka kontribuar në mbrojtjen e trojeve tona kombëtare, duke u vendosur gjithmonë në shërbim të kauzave më të rëndësishme të vendit dhe kombit. Kjo panoramë na tregon se ai thjeshtë i përgjigjet thirrjes së gjakut, përmbush vetveten si degëzim i asaj krenarie dhe ndjenje përgjegjësie për kombin për këtë tokë.

E si mund të pajtohet Avni Delvina me tashmërinë e zezonave keqqeverisëse e gjithfarë poshtërsishë e poshtërimesh që tentojnë të zënë një vend zakonshmërie në të sotmen tonë. Jo ai nuk pranon të hesht, nuk bën kompromis, nuk pajtohet me te qëndruarit mënjanë, për asgjë dhe përkundër çdo shpagimi.

Trashëgimi nga ai prejvjen është për të një barrë dhe përgjegjësi, është një premtim për tu mbajtur dhe një amanet për tu përmbushur. Ndoshta sot nuk është koha dhe vendi i duhur, por ai tregon me vepër se është koha dhe vendi i duhur për të dëshmuar se kjo shqiptari, ky bekim me të cilin jemi shpërblyer, kërkon nga ai dhe nga të gjithë që ta meritojmë.

Rrugëtimi krijues i Avni Delvinës është i gjatë, talenti i tij dhe vlerat spikatin, ngulmi sfidues e ysht atë drejt golgotës së ëndrrës që e grish atë shpirt t’i hidhet krahëve të shtegtimit më 2 korrik 1990, duke gjetur “tokën e premtuar” në atdheun e artistëve të mëdhenj, në Itali. Atje në vendin e marrë borxh ai kërkon të tregojë se ka sjellë me vete jo ikanakun prej një trualli që dëbon, por shpirtin prej një gjeneze që ë thërret në vepra të vlerta.

Delvinës, ju deshën vetëm pak muaj, pas vendosjes në Itali, që të hapte ekspozitën e tij të parë si piktor në Bolonja, jehona e së cilës mbërrin deri te interesi i kritikës së përtejAdriatikut. “Një prej tyre ishte Paolo Zauli, i cili i impresionuar nga veprat dhe krijimtaria e piktorit shqiptar, hap një ekspozitë personale, me punime të ndryshme të Avni Delvinës, në galerinë e tij me famë, për të mundësuar që ku ansambël prezantues vlerash ideoestetike të merrte interesin e duhur, sepse trajtesa dhe koloriti, ana kompozicionale dhe teknika, larmishmëria dhe përçimi artistik, meritojnë vërtetë të kenë një vend privilegji në tablonë e madhe të hyjnive të artit.

Masivizimi i rrjeteve sociale, rëndësia që përthith ky shans i teknologjisë së komunikimit e yshtin atë sot e çdo ditë, të ofrohet në realitetin shprehës përmes grafikës digjitale dhe grushtit të paligjshëm që ngrihet. Arti i ri tek ai është dimensioni ndryshe i qasjes së pranisë dhe zëshmërisë krijuese. Ai ka hequr dorë, i të të bërit art për art, por i të të shprehurit të shpirtit të tij kryengritës përmes artit.

Sot ai është një gladiator që ndeshet për të fituar lirinë e shpirtit të tij dhe gjithë asaj shpirtjeje të etur për liri dhe të drejtë, dinjitet dhe integritet, virtyt dhe përkorje. Ai në këtë epje i përgjigjet një shpirti që plekset në rrënjët e atij trualli, ku gjaku i tij e thërret më zë kushtrues. Ai ka artin armë dhe shpirtin gjëmim, ka talentin sqimë dhe penelin shpat vetëtime që shkrep hirshëm dhe gjëmimshëm. Grafikat digjitale të Avni Delvinës është shpalimi më i dinjitetshëm i një lufte pa kompromis, pa caqe, por me një thellësi e qartësi mendimi, ide dhe mesazh, që u drejtohet të gjithëve për ato vlera që janë të njëjta për të gjithë dhe kërcënimi i tyre është një zezonë që nuk kursen askënd. 

Tags: Albert VatajArtiAvni DelvinaGrafistiIdeaKompozimiMendimiPiktoriTrajtimiVlera
Previous Post

𝙎𝙩é𝙥𝙝𝙖𝙣𝙚 𝙇𝙖𝙪𝙯𝙖𝙣𝙣𝙚: 𝗣𝗮𝘀𝗶 𝗹𝘂𝗳𝘁𝗼𝗶 𝗽𝗲𝘀ë 𝘀𝗵𝗲𝗸𝘂𝗷, 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽ë𝗿𝗶𝗮 𝗱𝗼 𝘁𝗮 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗷ë 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿ë𝘀𝗶𝗻ë 𝗽𝗮 𝗹𝘂𝗳𝘁𝘂𝗮𝗿

Next Post

Qielli e kishte dëgjuar trokitjen tonë dhe porta e Parajsës sapo u hap

Next Post
Qielli e kishte dëgjuar trokitjen tonë dhe porta e Parajsës sapo u hap

Qielli e kishte dëgjuar trokitjen tonë dhe porta e Parajsës sapo u hap

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj