Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Kongresi i Manastirit, tubimi gjithëshqiptar i alfabetit, kahjes së perëndimit që meritoi gjuha dhe kultura jonë

November 14, 2023
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
Kongresi i Manastirit, tubimi gjithëshqiptar i alfabetit, kahjes së perëndimit që meritoi gjuha dhe kultura jonë
52
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kongresi i Manastirit, 14 – 22 nëntor 1908 ishte dhe mbeti një ndër ngjarje më të rëndësishme të përkatësisë tonë identitare, e cila u pasua më mëvetësimin, me 28 Nëntor 1912. Gjithçka që erdh më pas mbeti dytësore në histori. Por Kongresi i Alfabetit, ishte vendi ku u zhvilluan betejat më të ashpra të asaj që do të zgjidhnin shqiptarët, për kahjet në histori; perëndimin apo lindjen, origjinën shekullore apo oportuzimin politik i kohës.

Flitej se u ndeshën dhëmb për dhëmb ide dhe ideologji. U cingëritën nerva e u përplasën dyer e tavolina. U përpushën grupe interesi, e radikalët rrëmbyen flamujt antishqiptarë për Shqipërinë që donin hyzmeqarët, të ashpra qenë përleshjet në këto orë dhe ditë të shoshitjes së derteve të kombit. Palë që mbronin interesa dhe të tjerë që i përgjigjeshin shpirtit të kombit, kulturës dhe traditës sonë të mbrujtur në hershmëri, shumë më heret se koha kur u ngjizën ato përkatësime që kërkonin të na gllabëronin, duke na vjedhur shqipen, shqipen e pemës gjenealogjike ku shënjua gjurmën e vet identitare kombet e botës.

Sot 114 vite më pare i mbylli me sukses punimet Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe si Kongresi i Alfabetit. Ai ishte tubimi i dijetareve shqiptarë, të cilët të yshtun prej nevojës atdhetare, më 14 nëntor deri më 22 nëntor 1908, u gaditën në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes, bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm, për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Prandaj më 14 nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Në Komision u zgjodhën, me votat e të gjithë delegatëve: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Mid’hat Frashëri, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni. Parashqevi Qiriazi ishte sekretarja e Komisionit, e cila e shkroi “Himnin e Alfabetit” dhe “Gramatikën e Parë Shqipe”, pas Kongresit.
Kryetar i Kuvendit: Mid’hat Abdyl FRASHËRI
Kryetar i Kongresit: At Gjergj FISHTA
………………………………………………………………
Kryetar i Komisionit : Gjergj FISHTA
Nënkryetar : Mid’hat Abdyl FRASHËRI
Sekretar : Luigj GURAKUQI

Kongresi historik i Manastirit u zhvillua nga dt. 14-22 Nandor (1908) në Manastir, ku morën pjesë, (përveç të deleguarve zyrtarë) edhe (400) vëzhgues, nga të cilët (300) të besimit mysliman. Nga të ftuarit zyrtarë, (😎 prej tyre erdhën nga Bukureshti, Sofja, Siçilia (Itali), Bostoni (SH.B.A). Nga katër provincat (vilajetet) e banuara me shqiptarë në Perandorinë Osmane, ajo e Shkodrës dërgoi (6) delegatë, Kosova (4), Manastiri (24), Janina (10), qyteti i Selanikut kishte vetëm një delegat, ndërsa Stambolli (3). Për sa i përket qyteteve, Korça kishte (😎 delegatë; Gjirokastra (5), Shkupi dhe Elbasani kishin nga katër. Komisioni Drejtues i krijuar për hartimin e Alfabetit, i kryesuar nga Atë Gjergj Fishta, përbahej nga katër anëtarë – myslimanë, katër ortodoksë, dhe tre, katolikë.

Historianët përmendin një takim të fshehtë mes delegatëve, që u zhvillua në një nga dhomat e ndërtesës ku mbahej kongresi. Është fjala për një propozim që Shahin Kolonja kishte përgatitur për t’a paraqitur në parlamentin osman. Sipas këtij propozimi, mësimet në të gjitha shkollat duhej të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, ndërsa turqishtja si gjuhë e perandorisë, duhej të hynte në këto shkolla vetëm pas klasës së katërt fillore. Shkollat, si edhe më parë, duhej të financoheshin nga shteti (në prag të kongresit të Manastirit, në trojet shqiptare funksiononin vetëm 15 shkolla). Në propozim, hidhej edhe idea e krijimit të shkollave të larta. Në buxhetin e  perandorisë duhej të caktohej një fond vjetor për arsimimin e studentëve shqiptarë në Evropë ose Amerikë, ku ata të përgatiteshin për të dhenë mësime në universitetet shqiptare. Për të shmangur ndërhyrjen e Italisë, Greqisë a Austrisë në këto çështje, në mbledhjen e fshehtë në Manastir u propozua që priftërinjtë katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti osman. Ky ishte një projekt i guximshëm, ndikuar edhe nga entuziazmi që rilindësit provonin në prag të Kongresit Manastirit. Propozimi, që sot pasqyron vizionin e atdhetarëve të asaj kohe për arsimin, kurre nuk u paraqit për diskutim në parlamentin osman. Ai mbeti brenda dyerve të mbyllura, ndoshta në pritje të kushteve kombëtare kur ide për pavarësi të ishte e mirëpritur, ashtu si u deshën disa vite derisa alfabeti i miratuar në Manastir të pranohej pa kundërshtime nga të gjithë në mbarë trojet shqiptare. Në gjithë këtë zhvillim, një veçori vihet re, se në një kohë kur shqiptarët të përçarë e pa një shtet të vetin, arritën brenda pak ditësh të binin dakord mbi një vendim kaq monumental, siç është Alfabeti.

Sot, ajo që ndodhi 114 vite më parë, mund të mos rrok me pasion nacionaliteti, atë që mbeti gjurmë në histori, por s’kishte tjetër arritje më të rëndësishme në ekzistencën tonë si komb. Falë atyre burrave dhe patriotëve ne gëzojmë një gjuhë dhe histori, kulturë dhe përkatësim identitarë që na nderon dhe më të cilin përfaqësohemi denjësisht.

Albert Vataj

Tags: 14 - 22 nëntor 1908Albert VatajBajo TopulliGjergj QiriaziGrigor Cilkajergj FishtaKongresi i ManastiritLuigj GurakuqiMid’hat FrashëriNdre MjedaNyzhet bej Vrioni. Parashqevi QiriaziShahin KolonjaSotir PeciTaqi Buda
Previous Post

Nëna, mëkuesja e të perëndishmes së jetës, lindësja e botëve brenda një britme të thekshme

Next Post

Më 20 nëntorit 2022, Ura e Bahçallekut, e dyta urë që gllabërojnë përmbytjet në Shkodër

Next Post
Më 20 nëntorit 2022, Ura e Bahçallekut, e dyta urë që gllabërojnë përmbytjet në Shkodër

Më 20 nëntorit 2022, Ura e Bahçallekut, e dyta urë që gllabërojnë përmbytjet në Shkodër

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj