Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Refuzimi i Kadaresë për Nobelin dhe lumturimi i tepruar i një zhgënjimi që vjen nga Stokholmi

October 6, 2022
in Autorë, Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Refuzimi i Kadaresë për Nobelin dhe lumturimi i tepruar i një zhgënjimi që vjen nga Stokholmi
40
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ismail Kadare, sërish mbeti një kandidat pa kuorumin e domosdoshëm për t’i dhuruar shqiptarisë edhe një Nobel, pas atij të Paqes nga Nënë Tereza (1979) dhe atij për Mjekësi nga Ferid Murati (1998). A do ta donim një çmim edhe në Letërsi, jo se shquhemi si lexues të mëdhenj dhe admirues të njerëzve të dijes, por do ta ledhatonte goxha sedrën tonë nacionale.

Megjithatë, edhe humbjet si mortet, kemi mësuar t’i bëjmë ballë, për të mbetur duarlarë si Pilati në këtë disfatë, e cila tamam-tamam nuk është për Ismail Kadarenë, sa ç’është për një logjikë gjeopolitike dhe jo vetëm, kësisoj, aspak letrare, që udhëprin Akademinë Suedeze të Shkencave dhe Fondacionit Nobel për akordimin e lauratëve.

Në orët që shoqëruan, se Çmimi “Nobel” në letërsi për këtë vit i është dhënë autores 82-vjeçare, franceze Annie Ernaux, për “guximin dhe mprehtësinë klinike, me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, në mediet sociale shqipshkruese, një shi toksik e njomi djerrinën ku çapitet sekush të ngre kultin e tij të narcizit. Edhe këtë vit, Kadare nuk fitoi, sikundër edhe gjuhët e helmëta nuk ndaluan së spërkaturi me hidhësi dhe negativitet, gjëmë e fshikull xhelati, e denjë për kryemizorin e Rajhut të Tretë.

Lexues dhe jolexues, u lëshuan si hijenat në ngordhësirë, çdonjëri për të matur se sa përçmim e zemëratë, trazim e përçudnim, kemi për të mëtuar, si një aprovim i njëzëshëm për këtë disfatë të paralajmëruar për shkrimtarin tonë. Një gjuhë urrejtje e ndezur në një vërshim të teptisur llave që teposhtet për të ngopur orekset tona të babëzitura për negativitet. Pati shije balte, gjithë ai solemnitet dhe ajo servirje, që shtron sofrat e një lumturimi të hidhur që ndërseu këto taborrë në shpirtje trazimtare.

E sigurt se gëzimi nuk do te ishte më i shqerosur me lakmim e ndjellje, se sa u prit ndër shqiptar moslaurimin me Nobel në letërsi edhe këtë vit i shkrimtarit tonë, Ismail Kadare.

Ky zell për të fërkuar diart në këtë mospranim, aq sa për të ndezur zjarr, nuk e ka yshtur terratisja, me të cilën e kanë qëlluar shkrimtarin që i thuri ditirambe diktaturës, as fyrja që u bëri shqiptarëve që guxuan të ndiqnin ëndrrat, duke i’u kundërvënë diktaturës agonike me eksod, as gjynahet e tjera, linçimi i Fishtës, etj., etj. Është një urrejtje patologjike qe ushqehet kësisoj, ndër ne, ajo që shndërrohet në një baltëhedhje dhe yrysh kryekëputur.

Nuk është vendi, e aq më pak të jem unë personi që merr përsipër të bëjë gjykimin, e cilësive të Kadaresë si shkrimtar, por duhet biem në një gjithëdakordësi, se Ismail Kadare është shkrimtari ynë me i përkthyer dhe më i lexuar në botë. Duam s’duam ne, ai është nga të pakte emra, me të cilët bota e madhe na njeh si komb. Krijimtaria e tij ka shërbyer si një shpalim i identitetit tonë historik dhe nacional. Këto janë fakte, edhe të tjera gjithashtu ka plot që e ngren lart, aq sa kandidimi i tij i kahershëm të rrëmbente zemrat e ftohta atje në Stokholm.

Personalisht s’pata keqardhje, se Kadare nuk u laurua me Nobel në Letërsi as këtë vit. Sepse kurrë nuk e kam ushqyer këtë iluzion. Por nuk mund ta fsheh një parehati që më krijoi balta që u gatua dhe u hidh mbi të, edhe këtij tetori pritjeje te pashpresë.

E mira e mori!

Se në fund të fundit, vetëm mirë do ti bënte Shqipërisë, letërsisë sonë të vogël, ky çmim prestigjioz. E sigurt nëse Kadare do të ishte fitues, ata që shpërndajnë sot frymë toksike, minimumi do të heshtnin, të tjerët, prej tyre, do të përfshiheshin në orgjinë e dëlirit të triumfit, dhe për këtë kemi dhënë prova.

Kadare, për një lexues, dhe leximin e duam gjithnjë e më pak, madje edhe ata që janë rreshtuar në skalionin e baltëhedhësve, do të jetë sërish ai, i pranuari dhe i vlerësuari, siç do të mbetet arseja për ta urryer.

Nobeli, vetëm se do te joshte botuesin e Kadares për një stinë të begatë përfitimesh, dhe vetë shkrimtarin do ta ngrohte në këtë dimër te acarte pleqërie. “Shqiptarët më duan të vdekur”, që të mbushin zgafellen e urrejtjes qe i përpin, ka thënë ai diku. Por pa merak, e sigurt, Kadarenë nuk e ka aq me qejf as Zoti, që ta lërë të gjallë, kur ne e duan të vdekur. Një ditë ai do të shuhet, por të gjallët e këtij mllefi, me të cilin ushqehemi, nuk do të mund ti vihet pas atij në ikje, atij qe qenka aq i keq, sa të mos e meritojë të na bëjë krenar.

Tags: Albert VatajIsmail KadareLetersiMedietNobeliReagimiShkrimtariSocialeStokholmi
Previous Post

Ilemile Vernet-Lecomte, francezi i Sallonit të Parisit, në traditën botërore të pikturës orientale

Next Post

Fjalët dhe Veprat/ Polemikat rreth ‘Vargjeve Satanike’ janë shekullore

Next Post
Fjalët dhe Veprat/ Polemikat rreth ‘Vargjeve Satanike’ janë shekullore

Fjalët dhe Veprat/ Polemikat rreth 'Vargjeve Satanike' janë shekullore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj