Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Më 6 shkurt të vitit 1967, kur Shqipëria shpalli veten shteti i parë ateist në botë

February 7, 2025
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Më 6 shkurt të vitit 1967, kur Shqipëria shpalli veten shteti i parë ateist në botë
73
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Mund të ishim të parët në çdo qasje progresi, por zgjodhëm të ishim të parët në mohimin e Zotit.

Më 6 shkurt 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin e famshëm “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, i cili shënoi një moment kyç në ashpërsimin e luftës kundër fesë dhe traditës shqiptare të besimit. Ky fjalim ishte një thirrje për një revolucion kulturor të ngjashëm me atë të Kinës, duke kërkuar një spastrim të plotë të ndikimeve fetare dhe zakoneve tradicionale nga shoqëria shqiptare. Pikat kryesore të fjalimit ishte lufta kundër fesë. Enver Hoxha e shpalli fenë si një pengesë për socializmin dhe i nxiti të rinjtë të ndërmerrnin fushata për mbylljen e kishave dhe xhamive, të cilat u kthyen në magazina, kinema, apo qendra kulturore. Do të vihej dorë gjithashtu në zakonet dhe traditat të trashëguara brez pas brezi. U theksua nevoja për të luftuar dasmat e mëdha, ceremonitë mortore të kushtueshme dhe praktikat e tjera që konsideroheshin të prapambetura. E gjitha kjo nën maskën e forcimit të ideologjisë komuniste. Partia duhej të ishte më e rreptë në formimin e kuadrove dhe edukimin e masave me frymën marksiste-leniniste. Për të përmbushur këtë qëllim ogurzi Enver Hoxha ndërseu rininë, hodhi kundër bijtë nga etërit, yshti të ngrinte dorë farsa e diktaturës kundër besimit, një prej shembujve më unik të harmonisë dhe bashkëjetesës. U nxit aktivizimi i të rinjve në prishjen e objekteve të kultit dhe përhapjen e ideve ateiste, me qëllimin e ndarjes së “të resë” nga “e vjetra”.

Pas këtij fjalimi, Shqipëria shpalli veten shteti i parë ateist në botë dhe u ndaluan të gjitha praktikat fetare. Ky revolucion kulturor i stilit kinez solli një tronditje të madhe në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit, me pasoja që ndihen edhe sot. A ke ndonjë aspekt specifik që të intereson për këtë ngjarje? 

Enver Hoxha më 6 shkurti të vitit 1967,  filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”. Nisi kështu një nga etapat më të errëta të diktaturës komuniste. Ideologjia bolshevike kërkoi dhe i’a doli të dominonte mbi shpirtin e besimit. Komunizmi do t’i lejonte vetes të degdiste vendin në një spastrim dhe barbari, persekutim dhe linçim, më i pashembullti që ky kurm i drobitur kishte patur fatin e keq të pësonte prej çdo hordhie e batërdie që e lakmuan dhe e masakruan.
Të gjithë kundër të gjithëve, për të justifikuar çdo bizantinizëm të pinjollit ndjellakeq. Zoti ishte përjashtuar. Njeriu, ai i përkushtimit dhe përuljes, devocionit dhe të dinjitetshmes, duhej të këmbehej me Njeriun e Ri, me atë krijesë amorfe, me atë identitet pa identitet, me atë gjë të gjallë që do ta lidhte me jetën vetëm instinkti dhe nënshtrimi i ligjësisë së spastrimit, denigrimit, tjetërsimit.
Shqipëria po i jepte kështu lamtumirën njeriut me vetëdije dhe motivim personal. Ai që do të quhej Njeri i Ri, nuk i duhej të mendonte, të kishte ide dhe qasje. Ai tashmë ishte një njësi, jo një integritet mental dhe anatomik. Ai do të ishte një makineri, një detal, instrument, kurrsesi një qënie me shpirt dhe ndjenja, një krijesë me ëndrra dhe aspirata, një personalitet që e përfaqëson kontributi dhe vepra e tij. Ai nuk duhet të besojë në Zot, as t’i jetë mirënjohës askujt tjetër veç partisë dhe gjithë asaj shpure analfabetësh që ishin mbledhur si në një procesin sekret dhe gatiteshin të derdhnin mbi njerëzinë e gjorë gjithë terrin e shpellave të mizorisë dhe kujën e jehonave të ferrit ogurzi.
Ishin ata, të cilëve partia u kishte besuar realizimin e një Shqipëri të tjetërsuar, të një populli pa kujtesë, pa të sotme, pa të ardhme, të një turme të urtë e të bindur deri në vetmohim për atë që nuk është besim por është gjithçka që ai duhet të besojë.
Një tjetër forcë e plotpushtetshme do t’i servirej si altar, ku i lipset t’i jepet një bindje të verbër, që është gati ta çojë atë në çdo poshtërsi dhe amoralitet si në një detyrë shëlbimi. Të spijunojë të vëllain, të afërmin, mikun, dashamirin, për të siguruar atë çfarë është e drejtë themelore. Të poshtërojë çdo vlerë të lartë dhe institucion dijeje dhe shijeje estetike, duke nxituar t’i varrosin dhe shfarosin si opium dhe dalldisës.


6 shkurti i vitit 1967 mund të ishte dita kur diktatura ndërseu njerëzit ndaj besimit, ndaj institucioneve religjoze, ndaj ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”, por ajo ishte dhe mbeti dita e arratisjes së njerëzores dhe së dinjitetshmes. Ajo ishte dita kur na u bë transplant i plotë i qënies, dita kur na u desh të vishnim lëkurë të huaj dhe të dorëzonim shpirtin, dita që do të ishte fillimi i një fundi fatal për gjithçka të vyer dhe krenuese që e pasum ndër gjenerata si visare të kombit.
Gjithçka me të cilën ishim rritur e na ishte mëkuar, duhej të flakej tej si një mbeturinë. Besimi, doket, zakonet, kanunet, i gjithë eposi ynë kombëtar duhej këmbehej me një trill bajat, me një përmjerrje urrejtjeje dhe barbarie. Kokat e turbullata, zemrat e etura për hakmarrje dhe shpirtrat e shterruar nga çdo humanitet, po merrnin kështu në dorë fatin tonë, duke e katandisur në një shpërbërje dhe tjetërsim deri në caqet e një gjendjeje të pakthyeshme, vragë prej të cilave lëngojmë edhe sot.
Enver Hoxha nuk i shpalli luftë vetëm besimit dhe asaj që ne patëm altar të shenjtërisë kombëtare, ai propozoi vetveten zot, atë që i rri përsipër fatit të këtij vendi, atëditë e sot si gurë varri.
I mëshirshëm ij Zot!

***

“Numri i klerikëve të vrarë ose të vdekur nëpër burgje e kampe përqendrimi – katolikë, myslimanë e ortodoksë — nën torturat më ç’njerëzore gjatë asaj periudhe, ndoshta nuk do të dihet kurrë. Kështu më 19 shkurt 1967 u ndalua kremtimi i Meshës Shenjte i orës 10 në Katedralen e Shkodrës. Françeskanët shkodranë morën urdhrin të zbraznin Kuvendin e Gjuhadolit, duke mbartur gjithë ç’kishin në Kuvendin e Arrës së Madhe. Pas një kontrolli të rreptë të sigurimit, u mbyll edhe Argjipeshkvia katolike. Njëkohësisht nisën mbledhjet komuniste nëpër lagje për demaskimin e klerit, ndër të cilat u dha sinjali i sulmit për mbylljen e të gjitha Kishave. Më 4 mars u mbyll Kisha katedrale e Shkodrës e mbas saj, njëri pas tjetrit, të gjithë tempujt e Zotit. E fundmja u mbyll Kisha e fshatit Delbinisht, ku fshatarët rezistuan derisa nisën arrestimet. Të Premten e Madhe të Pashkëve të vitit 1967 qeveria komuniste e Tiranës i ngarkoi mbi shpinë Kishës katolike shqiptare Kryqin e Krishtit. Nisi kështu ngjitja në Kalvar, deri në kryqëzim e deri në ringjallje, në të tretën ditë. E gjatë kësaj ngjitjeje të mundimshme, pati edhe meshtarë si Atë Pjetër Meshkalla, jezuit e intelektual shqiptar, që morën guximin ta shpallnin haptas të vërtetën mbi diktaturën komuniste, anti-shqiptare, anti-demokratike, duke u bërë shembull për qëndrimin që duhet të mbajë çdo shqiptar përballë mashtrimit e gënjeshtrës qeveritare në çdo kohë. Do të kalonin 23 vjet nga ajo ditë e zezë, e shumëkush do të besonte se Zoti nuk do të rikthehej më në Shqipëri. Por Ai u rikthye. Ai rikthehet gjithnjë e gjithkund, e më shumë se kudo, pikërisht atje, ku e mohojnë dhe e kryqëzojnë përsëri në bijtë e vet. E dëshmon historia e vendit të vetëm ateist në botë. Ka shumë propozime për ditën përkujtimore të pasojave të kësaj fillese ogurzezë. Madje edhe kremtime. Kisha katolike i përkujton bijtë e saj të martirizuar më 4 nëntor, në përkujtim të 4 nëntorit 1990, kur Zoti u rikthye në Varrezën e Rrëmajit, rrënimi i së cilës kishte nisur pikërisht me sinjalin e 6 shkurtit e me ‘nismën’ e rinisë shkodrane. E madje, po në muajin nëntor, 49 vjet më vonë, e pikërisht 5 nëntor 2016, në Kishën Katedrale të Shkodrës, simbol i katolikëve shqiptarë, Kisha katolike, në personin e përfaqesuesit të Papës Françesku, shpalli Lumnimin e 38 martirëve, i lartoi në nderimet e altarit, duke dhënë kështu përgjigjën më saktë e më të shenjtë ndaj ideologjisë shkatërrimtare të komunizmit ateist.” Radio Vatikani

Tags: 6 shkurti i vitit 1967DiktaturaEnverFejaHoxhaHoxhetKishaLaikPrifterinjteXhamia
Previous Post

Baccio Bandinelli, imituesi i Michelangelos, “Molla e kalbur” e Rilindjes së Artë Italiane

Next Post

Trishtimi i bukur dhe i pikëllimtë në tablotë e portreteve të belgut, Jean-François Portaels

Next Post
Trishtimi i bukur dhe i pikëllimtë në tablotë e portreteve të belgut, Jean-François Portaels

Trishtimi i bukur dhe i pikëllimtë në tablotë e portreteve të belgut, Jean-François Portaels

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj