Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Albert Vataj: “Dita e Verës” dita e përtëritjes së natyrës dhe shëndetit, ndjenjave dhe pasioneve

March 14, 2021
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: “Dita e Verës” dita e përtëritjes së natyrës dhe shëndetit, ndjenjave dhe pasioneve
84
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

.Një dëshirim i zjarmët na përpush e na hedh në krahët e këtij përqafimi, e ne nisim të ndjejmë gufimin e stinës së hareshme dhe vlimin e gjakut dhe shpengimin e trupit. Mes këtyre pëshpërimave përgjojmë se si na gudulis si një gërshet tafti i fluturimit fërgëdhimës i petaleve dhe kurmeve që hovën dëshirimi për kopulim.
Shpërthen prej kores së tokës dhe poreve të lëkurës sythet e para të një ëndje dehëse. Nga plisat e dheut avulli shndërrohet në pëllumba të bardhë që shpërbëhen në mijëra ngjyra që qëndisin ëmbëlsisht panoramën, ku sytë lëshojmë në fluturim, e buzët kafshojmë për të ndjell puthjen që na braktisi nën currilin e rigave të shiut.
Në gishtërinj ndjeje dëshirën e një dielli që kërkon qiell për të shpërndarë përmes rrezeve dhe ngrohtësisë dhuratën e saj të hyjshme, jetën, përtëritjen.
Në buz ndjeje prekjen e një petale luleje që e ndez me zjarr yjesh kurmin që pret të gufojë bashkë më sythet, bashkë me avullin e tokës, bashkë me taftin e erës që e deh në ledha dhe përqafime, degën e pemës që zjarmon nga limfa e pranverës.
Zgjohu me këtë dëshirim ti zemër e frikësuar prej mardhësh e shiut, prej ftohtin e mohimit dhe hidhu në flakadanin e këtij zjarri dhe jeto me ëndrrën pa dëshirën për t’u zgjuar.
Albert Vataj

Previous Post

Shkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë

Next Post

Albert Vataj: Dora që shtrihet për lutje në ndihmë të të varfërve dhe të të braktisurve, nuk pështyhet!

Next Post
Albert Vataj: Dora që shtrihet për lutje në ndihmë të të varfërve dhe të të braktisurve, nuk pështyhet!

Albert Vataj: Dora që shtrihet për lutje në ndihmë të të varfërve dhe të të braktisurve, nuk pështyhet!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

August 20, 2025
Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

August 18, 2025
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

August 16, 2025
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

August 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj