Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Santiago Gamboa: Gratë më shumë se 40 vjeçe, bukurisht reale, djallëzisht joshëse

November 29, 2020
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Santiago Gamboa: Gratë më shumë se 40 vjeçe, bukurisht reale, djallëzisht joshëse
695
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Gratë e brezit tim janë më të mirat. Dhe pikë. Sot janë pak më shumë se 40, ndoshta dhe pak më shumë se 50, ose aty afër… dhe janë të bukura, shumë të bukura, por dhe të qeta, të kuptueshme, të ndjeshme dhe mbi të gjitha, djallëzisht joshëse, kjo pavarësisht fillimit të rrudhave këmbë pule apo të atij celulitit që ëmbëlsisht përqafon muskujt e tyre, por që I bën aq njerëzore, aq reale. Bukurisht reale. Pothuajse të gjitha, sot, janë të martuara ose të divorcuara, ose të divorcuara dhe të martuara sërish, me idenë që të mos gabohen në tentativën e dytë, që shpesh është një mënyrë për t’iu afruara tentativës së tretë dhe të katërtës.

Ç’rëndësi ka kjo….

Të tjerat, megjithëse të pakta, ruajnë një beqari kokëforte dhe e mbrojnë si një qytet të ngujuar, që rrallëherë I hap derën ndonjë vizitori.

Të lindura në epokën e Ujorit, me ndikimin e muzikës së Beatles, të Bob Dylan. Trashëgimtare të “revolucionit seksual” të dekadës së ’60 dhe të rrymave feministe dhe mbeturinave të tjera të atyre kohëve… ato dinin të kombinonin lirinë me koketerinë, emancipimin me pasionin, pohimin me joshjen.

Kurrë nuk e panë burrin si armik pavarësisht se ia kanë thënë ca të vërteta, sepse ato e kuptuan se emancipimi është diçka më shumë se vendosja e burrit për të larë banjën apo për të ndërruar letrën higjienike kur ajo, tragjikisht, mbaron dhe vendosën të bënin pakt për të jetuar në çift. Janë të mrekullueshme dhe kanë stil, edhe kur na bëjnë të vuajmë, kur na gënjejnë apo na lënë. Përdorën funde me pala kur ishin 18 vjeçe, u mbuluan me triko leshi dhe humbën ngjashmërinë e tyre me Marien, virgjëreshën, në një natë të çmenduar të premteje ose të shtunë pasi kishin kërcyer.

Folën me pasion për politikën dhe patën dëshirë të ndryshonin botën. Këtu janë disa arsye se përse një grua më shumë se 40 vjeçe kurrë nuk të zgjon nga gjumi në mes të natës për të të pyetur… “Çfarë je duke menduar?” . Nuk i intereson ajo që ti je duke menduar.

Nëse një grua më shumë se 40 vjeç nuk do të shikoj një ndeshje futbolli, ajo nuk sillet rrotull teje. Fillon të bëj diçka që ajo do të bëj dhe në përgjithësi është diçka shumë më interesante se futbolli.

Një grua më shumë se 40 vjeç, e njeh mirë veten sa për të qenë e sigurt në vetvete, për atë që do dhe për atë që nuk do.

Janë shumë të pakta gratë më shumë se 40 që t’ju interesojë ajo se çfarë ti mendon për atë që ajo bën. Një grua më shumë se 40, e ka të mbuluar pjesën e saj të marrëdhënieve “të rëndësishme” dhe “angazhimeve”. Gjëja e fundit që do në jetë është një partner posesiv.

Gratë më shumë se 40 janë zakonisht bujare në lavdërime. Ato e dinë se ç’është të mos jesh e vlerësuar sa duhet. Kanë mjaftueshëm siguri në veten e tyre për të të prezantuar me miket e tyre. Vetëm një grua më e re në moshë dhe e papjekur mund të ketë frikë të të prezantoj me shoqen e saj më të mirë.

Gratë më shumë se 40 kthehen në psikologe me kalimin e kohës. Nuk është e nevojshme t’iu tregosh mëkatet e tua, ato gjithmonë i dinë. Janë të ndershme dhe drejtpërdrejta. Të thonë në sy që je një idiot nëse kjo është ajo që ndiejnë dhe mendojnë për ty. Kemi shumë gjëra të mira për të thënë për gratë më shumë se 40 vjeçe dhe për një mori arsyesh.

Fatkeqësisht kjo nuk është reciproke. Për çdo grua mahnitëse më shumë se 40 ose 50 vjeçe inteligjente, argëtuese dhe seksi ka një burrë me pothuajse ose më shumë se 50 vjeç… budalla, të parruar, barkmadh dhe pantallona me rrudha që është duke bërë qesharakun me një vajzë 20 vjeçare.

Zonja, ju kërkoj falje për ta!

Nga Santiago Gamboa (shkrimtar, filozof, diplomat, gazetar dhe reporter kolumbian)

(Dedikuar mikeve të mia, bukuroshet e çmendura të përhershme).

Përktheu nga spanjishtja Meri LIKA

Tags: BukuriaDashuriaGrateMeri LIKASantiago Gamboa
Previous Post

Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata

Next Post

Gjergj Luca dhe shembulli atipik i sipërmarrësit shqiptarë, atij që sfidon çdo pengesë dhe triumfon mbi çdo vështirësi

Next Post
Gjergj Luca dhe shembulli atipik i sipërmarrësit shqiptarë, atij që sfidon çdo pengesë dhe triumfon mbi çdo vështirësi

Gjergj Luca dhe shembulli atipik i sipërmarrësit shqiptarë, atij që sfidon çdo pengesë dhe triumfon mbi çdo vështirësi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj