Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Iballa – Fshati me një Trashëgimi të Pasur Historike dhe Resurse Natyrore

September 28, 2020
in Forum
Iballa – Fshati me një Trashëgimi të Pasur Historike dhe Resurse Natyrore
148
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Shqipëria fsheh shumë bukuri natyrore, të cila pozicionohen shumë pranë qendrave të banueshme. I tillë është edhe rasti i fshatit Iballë i pozicionuar në veri-lindje të qytetit të Pukës, i pasur me male të larta që i japin formën e një amfiteatri gjigant natyror.

I shtrirë në formën e një fushë-grope, me lartësi mesatare 750 m mbi nivelin e detit, përmes fshatit kalon një lumë i cili i shton bukurinë peizazhit por edhe ndihmon në ujitjen e tokave bujqësore. Përveç natyrës  ajo që do ju mahnisë edhe më shumë është mikpritja e pashoqë e vendasve.

Pak histori

E banuar mijëra vite para Krishtit, Iballa është e lashtë sa vetë lashtësia duke e kthyer atë, jo vetëm një qendër të rëndësishme historike, por edhe një vend të mrekullueshëm me një natyrë të pasur dhe mbresëlënëse. E pozicionuar rreth 36 km nga Fushë Arrëzi, fshati ka një histori të pasur nga antikiteti deri në kohët moderne dhe ka shërbyer si një qendër e rëndësishme ekonomike, politike, arsimore dhe religjoze për të gjithë zonën e veriut. Në këtë zonë mendohet se kanë jetuar Pirusët, fise iliri të cilët përveç se kanë pasur kalanë e tyre janë marrë edhe me shkrirjen e matalit.

Atraksionet

Ajo për çka njihet ky vend është se konsiderohet nismëtarja e arsimit në Pukë, pasi aty u hap shkolla e parë shqipe në veri, në vitin 1903 nga, Imzot Lazër Mjeda, vëllai i Ndre Mjedës, me mbështetjen Austro-Hungareze. Kjo shkollë e kthyeu zonën në simbol të dijes dhe kulturës kombëtare.

Iballa gjithashtu njihet edhe për bashkëjetësën e besimeve fetare, si edhe për objektet e vjetra të kultit të cilat i kanë rezistuar kohës, siç është edhe kisha e Shën Gjergjit, e cila ka ekzistuar përpara vitit 1703. Me kalimin e vite ajo ka pasur funksione të ndyshme, sot ajo është rikonstruktuar dhe ka marrë tjetër pamje. Të vetmet gjurmë të kalasë së Iballës gjendet sot në kapelën e Shën Sebastianit e njohur ndryshe si Kisha e Thaçit. Kjo kishë ndodhet brenda perimetrit të gjurmëve të Kalasë së Iballës, dhe mbi rrënojat e një kishe shumë të vjetër të periudhës romake e ndërtuar rreth shekullit V. Përveç kishave Iballa njihet edhe për xhaminë më të vjetër në rrethin e Pukës. Ajo ka ekzistuar prej vitit 1670, sot është rikonstruktuar dhe është mbajtur gjallë nën kujdesin e besimtarëve mysliman të fshatit Iballë.

Dhe nëse kaloni në këtë zonë do të njiheni edhe me kullën e vetme me karakoll, ekzemplari i vetëm i cili gjendet në Kokdodë. Madje për këtë kullë të veçantë do të shkruante edhe Edit Durham, duke e konsideruar godinën më të veçantë që ka parë në zonën e veriut. Kjo ndërtesë me arkitekturë të veçantë, ka brenda ambienteve të saj një fortesë e cila shërbente si një vend roje, vrojtimi dhe mbrojtjeje për banorët e saj. E ndërtuar rreth vitit 1800, tashmë është në një gjendje jo të mirë.

E nëse jeni të apasionuar pas natyrës nga maja e malit të Balës, nga ku mendohet se ka marrë edhe emrin fshati, mund të shikosh bukuritë mahnitëse të zonës e cila shoqërohet nga vargmale, lugina dhe kroje të pafundme. Dhe jo vetëm Iballa por edhe fshatrat përreth kanë historitë dhe bukuritë e tyre mahnitëse.

Pavarësisht se pasur me resurse natyrore, por jo vetëm, investimet në këtë zonë kanë qenë të pakta madje ata që po i japin jetë këtij vendi, janë vetë banorët të cilët vitet e fundit duke përfituar nga potencialet natyrore kanë investuar bujtina si eche kanë vendosur tabela informuese për të thirur më shumë pushues.

Vlerat natyrore, trashëgimia e pasur historike e kulturore shpirtërore e materiale e gërshetuar me tiparet karakteristike të malësorit iballas, e bëjnë këtë trevë të dashur jo vetëm për banorët e saj, por edhe për vizitorët e viseve të tjera shqiptare dhe për turistët e huaj.

Marrë nga www.intoalbania.com

Tags: IballeKishaPUKËShën GjergjiVeri
Previous Post

“Arie t’krisuna” e Desantila Qerimajt, zashmëria drithëruese e nji shpirti qi i rrëfehet botës përmes krijimit

Next Post

Albert Vataj: Si mund ta shndërrojë një baba bijën e tij, një grua dëshirimesh të hyjshme

Next Post
Albert Vataj: Si mund ta shndërrojë një baba bijën e tij, një grua dëshirimesh të hyjshme

Albert Vataj: Si mund ta shndërrojë një baba bijën e tij, një grua dëshirimesh të hyjshme

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj