Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Intervista

Kritiku letrar amerikan, Harold Bloom: Nobeli, çmim për idiotë!

January 31, 2016
in Intervista
47
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrëfen për erudicionin e tij, për autorët që i do dhe për ata që i urren si dhe për Nobelin, për të cilin thotë se është çmim për idiotë.

“Një vit më parë jam rrëzuar dhe i kam thyer të gjitha vertebrat e shpinës. Doktorët më patën quajtur të vdekur, ama ja ku jam”. Sytë e çeltë – të ndryshueshëm të Harold Bloomit janë dëng me trishtim të përzier me turp derisa mundohet ta justifikojë atë bastun, tashmë të pandashëm, me të cilin mbahet për t’i duruar barrën e viteve dhe angaritë e një fiziku që s’do t’ia dijë në ndjekjen e ritmeve ende frenetike të mendjes së tij të jashtëzakonshme.

“Ajo që sot më dhemb më së shumti është se s’mund të udhëtoj më”, shpjegon autori i kanunit perëndimor, “Ankthi i ndikimit” dhe i 30 librave të tjerë që e kanë revolucionarizuar historinë e kritikës letrare botërore.

“Kam çuar një jetë të hallakatur, duke pirë, duke tymosur cigare dhe duke lënë anash ushtrimet fizike”.

Enciklopeditë e përshkruajnë si “kritiku amerikan me më influencë”. “Pishtari i kulturës perëndimore” që në epokën e internetit merr mundimin të shkruajë me penë stilografike “ngase – shpjegon ai – një dridhje e moçme në duar më pengon ta përdor tastierën.

Mirëpo, mendja ime është më e zgjuar se kurrë, falë gjeneve. Prindërit e mi ishin hebrenj shumë të varfër gjysmanalfabet, me prejardhje nga shtetet e Evropës Lindore. Megjithatë kam pasur të parëlindur studiues të Talmudit: një disiplinë që kërkon një kujtesë të hatashme”.

  1. H. Abrams, studiuesi i njohur i romantizmit, mentor i tij, e përcaktoi: “Studenti më i talentuar që kam pasur ndonjëherë” dhe “i vetmi i zoti ta lexojë një libër me të njëjtën shpejtësi si atëherë kur e shfleton. Kultura e tij është enciklopedike”.

“Kam preferuar gjuhën origjinale në vend të përkthimeve. Lexoj në greqisht dhe hebraisht – antike dhe moderne – latinisht, yiddish, anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, portugalisht dhe italisht…”, thotë Bloom.

Italia, për të, mbetet njëri nga djepat letrarë më të gjallë. “Jo vetëm Dante, Petrarca e Bocaccio – shpjegon – po edhe Manzoni, njëri nga romancierët më të mëdhenj në botë. Pirandello, më inovativ se Çehovi e Beceketti. Campana, që mund të bëhej Whitmani italian po të mos kishte vdekur aq i ri. Pastaj shumë i madhi Leopardi, një poet në nivelin e Keatsit, Shelleyt dhe Wordworthit, të cilin e kam futur në librin tim të ri ‘Living Labyrinth. Literature and influence’”.

Po të kthehej mbrapa, Bloom s’do ta përpilonte më listën famëkeqe.

“E urrej dhe s’ka arsye të jetë. Efekti i saj i vetëm ka qenë se e ka rritur numrin e njerëzve të pagdhendur që e lexojnë listën por jo librin. Ashtu siç, nga ana tjetër, bëjnë përherë kritikët letrarë”. Bloom është bërë një ikonë letrare. “Më mbysin me telefonata dhe email-e. Më konsiderojnë farin e tyre, më lusin të zbres përsëri në fushë. Po unë jam i lodhur. I kam harxhuar të gjitha betejat e mia e atë që duhej ta thosha e kam thënë: nëse një punim nuk përmban shkëlqim estetik, forcë njohëse dhe origjinalitet autentik, nuk ia vlen ta lexosh. Letërsia është një epifani individuale dhe s’duhet të ketë asnjë valencë shpërblese socio-politike. Ky afrim estetik te letërsia më ka shndërruar në një paria (njeri i kastës së ulët) në të dy anët e Atlantikut. U kam shpallur luftë tezave feministe, marksiste e post-strukturaliste që prej vitesh kacafyten nëpër universitete, jo vetëm në Amerikë… Autorët e mi të preferuar mbeten Dante, Shakespeare, Servantesi, Faulkneri, Homeri, Prousti dhe Wildi, sepse zgjerojnë vetëdijen tonë pa e deformuar. Dhe prekin individin, pa mëtime për ta ndryshuar botën”.

Kryqëzatat e tij anti-Nobel janë bukur të njohura.

“Ia kanë dhënë çdo idioti të kategorisë së pestë – qahet – Doris Lessing-ut që ka shkruar një libër të vetëm, dyzet vite më parë, Le Clecio-s që është i palexueshëm, Dario Fo-së, që është thjesht qesharak. Nobelët e merituar? Harold Pinter, një zë autentik, edhe pse dishepull i Beckett-it”.

Ndër bashkëkohorët urren J. K. Rowling-un, Stephen King-un dhe Adrienne Rich-in, ndërsa e do Cormac McCarthy-n (Meridian gjaku, është një libër i jashtëzakonshëm), Philip Roth-in, Thomas Pynchon-in dhe Don DeLillo-n.

Tepër i ashpër? “Kritika letrare s’mund të jetë impersonale. Për dallim nga T. S. Elioti, mendoj se duhet të jetë personale, e pasionuar dhe e thellë. Po të socializohesh me autorët që i recensionon është gabim. Më mirë t’i njohësh nga veprat e tyre. Nëse nuk flasim ne keq për të vdekurit, kush do ta bëjë?”.

Mes adhuruesve, Bloom përmend edhe Papa Wojtyla-n.

“Miqtë e përbashkët më patën thënë se i kishte lexuar dhe çmuar të gjithë librat e mi dhe se do të më takonte po të shkoja në Romë. Pata refuzuar”. Shkaku nuk ishte i natyrës personale. “Krishterimi është sinonim i antisemitizmit, siç e dëshmojnë të gjitha tekstet çelës të Testamentit të Ri, duke u nisur nga Ungjilli i Gjonit”.

Raporti i tij me Zotin? “Nuk mund ta kuptoj një Zot të fuqishëm dhe të gjithëdijshëm që ta ketë lejuar Aushvitzin dhe skizofreninë”, thotë Bloom, djali i parë i të cilit është i prekur nga një formë e rëndë skizofrenie që nga lindja.

Previous Post

Papirusi që hedh poshtë hipotezat: Jezusi nuk ishte i martuar, megjithatë!

Next Post

Disa nga sekretet e shkrimtarit dhe gazetarit amerikan, Ernest Heminguej

Next Post

Disa nga sekretet e shkrimtarit dhe gazetarit amerikan, Ernest Heminguej

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj