Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Shkrimet apokrife, Letra e Ponc Pilatit drejtuar Tiberit për Jezu Krishtin

January 31, 2016
in Nga jeta e korifejve
168
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ponc Pilati Tiberit Cezarit perandor, përshëndetje.

Jezu Krishti, për të cilin të kam folur gjerësisht në letrën time të fundme, më në fund, simbas vendimit të popullit, i është nënshtruar një mundimi të madh, edhe pse unë nuk desha e madje kisha edhe pak frikë. Një njeri kaq i përshpirtshëm e kaq i rreptë, për Herkulin nuk ka qenë e as nuk do të jetë në asnjë epokë. Por ka qenë një presion i pabesueshëm nga ana e vetë gjithë popullit, me miratimin e tërë skribëve, kryetarëve dhe pleqve, për të kryqëzuar këtë lajmëtar të së vërtetës, paçka se profetët e tyre, me mënyrën e sibilave tona, i lajmëruan të bënin të kundërtën. E në të vërtetë, ndërsa ai gjendej i kryqëzuar, u shfaqën shenja të mbinatyrshme që, simbas gjykimit të të urtëve, kërcënonin për fundin e tërë botës.

Dhe ekzistojnë ende dishepujt e tij, të cilët me veprën e tyre dhe pastërtinë e rrugës nuk e mohojnë Mjeshtrin e tyre, përkundrazi, në emër të tij bëjnë shumë të mira. Nëse nuk do të kisha pasur frikë se mund të shpërthente ndonjë kryengritje mes popullit, që ndërkohë ishte i trazuar, ndoshta ky njeri do të ishte ende i gjallë mes nesh. Gjithsesi, duke qenë më shumë i prirë nga besnikëria ndaj autoritetit tënd sesa nga vullneti im, unë nuk u kundërvura me të gjitha forcat që të tradhëtohej e të derdhej gjaku i një njeriu të drejtë e të zhveshur prej çdolloj faji, për shkak të padrejtësisë dhe keqdashjes së njerëzve, veprim i cili, siç e dëshmojnë dhe Shkrimet e tyre,do bjerë mbi kokat e tyre. Qofsh mirë. 28 mars?.

Letra e Tiberit drejtuar Pilatit

Kjo është përgjigja e dërguar nga Cezar Augusti Ponc Pilatit, guvernator i provincës lindore, mbi të cilën është shkruar edhe dekreti i tij, që ai e dërgoi nëpërmjet korrierit Raab, duke i dhënë me vete edhe ushtarë, dymijë në numër:

Në çastin që, duke abuzuar me pushtetin tënd dhe duke vepruar në mënyrë të padrejtë, ke dënuar me vdekje Jezu Nazaretin, e përpara dënimit me vdekje ua ke dorëzuar Judejve të egjër dhe të xhindosur e nuk ke patur mëshirë për këtë njeri të drejtë, por duke ngjyer penën ke shkruar një vendim të padrejtë dhe e ke fshikulluar e ke ofruar për kryqëzim çka se ai ishte i pafajshëm, duke pranuar edhe dhurata për dënimin e tij, e, ndërsa me gojë tregoje simpati për të, brënda zemrës sate e tradhëtoje në favor të Judejve të pabesë, për të gjitha këto do të sillesh i prangosur përpara meje, që të justifikohesh e të japësh llogari për jetën e pafajshme që ke çuar drejt vdekjes.

Por, çfarë pamëshirshmërie dhe vrazhdësie zemre kjo e jotja! Unë, qëkurse i kam dëgjuar këto gjëra me veshët e mi, vuaj në shpirt dhe ndjej të më përziehen rropullitë. Në fakt është paraqitur para meje një grua me emrin Maria Magdalena, e cila thotë se është një nxënëse e tij, e prej trupit të së cilës pohohet se ai ka dëbuar shtatë djaj: ajo dëshmon se ai ka kryer shërime të mrekullueshme, i ka bërë të verbërit të shohin, sakatët të ecin drejt, shurdhët të dëgjojnë, ka pastruar nga sëmundja lebrozët. E, për ta thënë hapur, -siç ajo më siguron-të gjitha këto shërime i kryente vetëm nëpërmjet fjalës.

Si ke lejuar të kryqëzohet pa kurrfarë faji? Sepse, edhe nëse nuk e ke pranuar si zot, do mund ta kishe vlerësuar si mjek. Por edhe duke u mbështetur tek raporti i dyshimtë që më ke dërguar, unë mund të vendos për dënimin tënd, meqë në të është shkruar që ai ishte sipëror edhe ndaj zotave që ne adhurojmë.

Si ke mundur ta dënosh me vdekje? Por, nëse ti e ke dënuar në mënyrë të padrejtë me vdekje, unë në fakt do të të dënoj me vdekje në mënyrë të drejtë; e jo vetëm ty, por edhe të gjithë këshilltarët dhe bashkëpunëtorëte tu, prej të cilëve ke marrë shpërblime për dënimin e tij?.

Me t?iu dorëzuar kjo letër lajmëtarëve, u qe dhënë atyre edhe urdhëri i nënshkruar nga vetë Augusti, për të shkuar në shpatë tërë popullsinë e Judejve e për të sjellë në Romë lidhur me pranga si fajtor Pilatin, e bashkë me të dhe krerët e Judejve që ishin asokohe guvernatorë krahinash: Arkelaun, birin e Herodit të urrejtshëm, bashkëfajtorin e tij Filipin, priftërinjtë e mëdhenj Kaiafa e vjehrrin e tij Anna, e të gjithë krerët Judej.

Për këtë arsye Rakaab shkoi me ushtarët dhe bëri ashtu siç ishte urdhëruar: shkoi në shpatë tërë popullsinë mashkullore të Judejve, ndërsa gratë e tyre të shthurura u përdhunuan nga paganët, duke bërë të lindej kështu një rracë e llahtarshme, meqenëse Satanai ishte babai i tyre. Mandej i dërguari arrestoi Pilatin, Arkelaun e Filipin, Anna-n e Kaiafën, dhe tërë krerët e Judejve, dhe i dërgoi në Romë të lidhur me vargonj.

Por ndodhi që, teksa kalonin pranë brigjeve të një ishulli të quajtur Kretë, Kaiafa humbi jetën papritmas, në mënyrë të tmerrshme e të mjerueshme. E morën për ta varrosur, por toka nuk pranonte ta mbante absolutisht dhe e hodhi sërish përjashta. Duke parë këtë, tërë të pranishmit morën në duar gurë dhe nisën t?i hedhin përmbi të, e kështu e varrosën. Të tjerët zbarkuan në Romë. Mes sundimtarëve të asokohshëm ishte zakon që, nëse një i dënuar me vdekje e vështronte në fytyrë mbretin, i falej jeta. Prandaj Cezari dha urdhër që të mos shihej nga Pilati, me qëllim që ai të mos mund t?i shpëtonte vdekjes. Duke iu bindur këtij urdhëri, Pilatin e mbyllën në një kolibe dhe e lanë aty. Sa i përket Anna-s, e mbështollën me një lëkurë bualli dhe e lanë të thahet lëkurën nën diell; atij iu zu fryma brënda saj, ndërsa rropullitë i erdhën deri tek goja: kështu ai e humbi në mënyrë të përdhunshme jetën e tij të mjerueshme.

Të gjithë Judejtë e tjerë që ishin arrestuar, ai i dënoi me vdekje, dhe u shkuan në shpatë. Po për Arkelaun, birin e të urrejtshmit Herod dhe bashkëfajtorin e tij Filipin, urdhëroi të nguleshin në hu.

Një ditë, mbreti, duke pasë dalë për gjah, po ndiqte një gazelë, e kjo duke kaluar para kolibes, u ndal aty. Pilati, në mënyrë aksidentale u vra nga dora e Cesarit, e kështu u përmbush ajo që do të ndodhte: Pilati bëri përpara për të vështruar sovranin, ndërsa gazela ishte tamam përballë; Cezari lëshoi një shigjetë për të goditur gazelën, por shigjeta, duke kaluar nepërmjet një të çare vrau Pilatin.

Të gjithë ju që besoni në Krishtin, Zotin e vërtetë dhe Shpëtimtarin tonë, nderojeni dhe madhërojeni, sepse atij i takon lavdia e adhurimi, me Atin e tij, që nuk ka fillim, e me Shpirtin bashkënjësuar, sot e përgjithmonë, në shekuj të shekujve. Amen.

Letrat që kemi zgjedhur për botim në këtë numur janë shkëputur nga libri “Ungjijtë Apokrifë”, botuar nga shtëpia botuese Einaudi në vitin 1997.

Përktheu: Shpëtim Kelmendi

Previous Post

Zigmund Frojdi babai i psikoanalizës dhe luftërat e tij të brendshme

Next Post

Gratë e mëdha të matriarkatit, gjinekokracia dhe pushteti mbi burrin

Next Post

Gratë e mëdha të matriarkatit, gjinekokracia dhe pushteti mbi burrin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj