Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Artisti i madh i Rilindjes, Raffaello Sanzio, në 500-vjetorin e vdekjes

April 6, 2020
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Artisti i madh i Rilindjes, Raffaello Sanzio, në 500-vjetorin e vdekjes
253
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Ky 6 prill shënon 500-vjetorin e vdekjes së artistit dhe të arkitektit të famshëm të Rilindjes Italiane, Raffaello Sanzio, i cili ndërroi jetë kur ishte vetëm 37 vjeç. Një vështrim mbi jetën dhe veprën e Raffaello-s dhe të lidhjes së tij me trashëgiminë artistike të Vatikanit.
R.SH. – Vatikan

Raffaello Sanzio u lind më 6 prill 1483 në qytetin e Urbinos, në Italinë qendrore, ku i ati punonte si artist në oborrin e Dukës së vendit. Kur u largua nga Urbino, në vitin 1500, Raffaello shkoi fillimisht në Peruxhia, ku shërbeu si nxënës për 4 vite, para se të transferohej në Firence.

Piktori i ardhshëm u magjeps dhe u ndikua shumë nga veprat e artistëve të tjerë të Rilindjes si Leonardo Da Vinci dhe Michelangelo, por zhvilloi stilin e tij personal të pikturës, unik dhe tejet shprehës. Gjatë kësaj periudhe të karrierës së tij, Raffaello bëri një sërë pikturash të Zojës dhe u bë piktor i mirënjohur portretesh.

Në vitin 1508, vetëm në moshën 25-vjeçare, Raffaello shkoi në Romë, ku qëndroi për gjithë jetën. Këtu, punoi për Papën Juli II dhe pikturoi një sërë afreskesh në pallatin papnor. Raffaello ishte jo vetëm artist, por edhe poet, skicograf e arkitekt. Në vitin 1514, u emërua nga Papa Leoni X kryearkitekt i Vatikanit, pas vdekjes së një italiani tjetër të madh, Donato Bramante-s.

Në të gjithë botën, ishin planifikuar shumë ekspozita dhe kremtime për 500-vjetorin e vdekjes së Raffaello-s, por shumica janë mbyllur, anuluar ose pezulluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ekspozita më e madhe, që i kushtohet Raffaello-s, u hap më 5 mars në “Scuderie del Quirinale” të Romës dhe përfshin mbi 100 vepra të artistit. Fatkeqësisht, ekspozita u detyrua të mbyllë dyert vetëm katër ditë pas hapjes, kur Italia u ngujua krejtësisht në shtëpi. Gjithsesi, duke ndjekur muzetë e gjithë botës, edhe “Scuderie del Quirinale” u jep mundësinë atdashësve të shohin një pjesë të kryeveprave të Raffaelos.
Një ekspozitë për nder të Raffaello-s u mbajt para fillimit të pandemisë së koronavirusit në Muzetë e Vatikanit. Për një javë, gjatë muajit shkurt, 10 sixhade të bëra sipas skicave të Raffaello-s, u paraqitën për publikun aty, ku kishte menduar t’i vendoste artisti i madh, në Kapelën Sikstine, nën afresket e Michelangelo-s.

Porositur nga Papa Leoni X, këto sixhade madhështore pasqyrojnë ngjarje nga jeta e shenjtorëve Pjetër dhe Pal. Ato u qëndisën në Bruksel, gjatë katër viteve, duke përdorur fije mëndafshi, leshi dhe argjendi të praruar. Vetëm shtatë skica origjinale të sixhadeve të Raffaello-s i kanë mbijetuar kohës dhe ruhen në “Victoria and Albert Museum” të Londrës, ndërsa vetë sixhadet varen rregullisht në të ashtuquajturat “Dhoma të Raffaello-s” në Muzetë e Vatikanit.

Mjerisht, vetë Raffaello nuk jetoi për t’i parë të gjitha sixhadet e përfunduara. Pas një sëmundjeje të papritur, vdiq më 6 prill 1520, në ditëlindjen e tij të 37-të. Kalimi i tij në shtëpinë e Atit Qiellor u vajtua kudo me zi dhe artistit iu bë një varrim i jashtëzakonshëm në Panteonin e Romës.

Pesë shekuj pas vdekjes së tij të parakohshme, trashëgimia e Raffaello-s si një nga figurat artistike më të rëndësishme të periudhës së Rilindjes Italiane shndrit më me shkëlqim se kurrë. E nuk mund të mos i bëjë artdashësit të mendojnë ku do të kishte arritur piktori e arkitekti i madh, nëse jeta e tij nuk do të ishte shkurtuar kaq tragjikisht.

Tags: 6 prill 1483BesimiFejaItaliaKishaMjeshtratPiktoretRaffaello SanzioRilindja e Arte
Previous Post

8 kurat e çuditshme nga e shkuara! Nga shurupi me morfinë, pomada e mërkurit tek shushunjat e uji radioaktiv!

Next Post

Vështrim kumtues i pikturave të Raffaello Sanzio, një prej “kalorësve” të Rilindjes së Artë

Next Post
Vështrim kumtues i pikturave të Raffaello Sanzio, një prej “kalorësve” të Rilindjes së Artë

Vështrim kumtues i pikturave të Raffaello Sanzio, një prej "kalorësve" të Rilindjes së Artë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj