Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Më 21 shkurt të vitit 1951, natë ferri në burgun e ri të Tiranës!

September 5, 2020
in Histori
38
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 “Në tavan sipër qelisë ku isha izoluar dëgjova një zhurmë të llahtarshme sikur po shpërthenin zinxhirët e ferrit. Me zë të ngadaltë thërras personat që ishin në birucën ngjitur me mua dhe i pyes se cfarë ka ndodhur?!  Njëri prej tyre përgjigjet: “prit”, “do të tregojmë më vonë”,  “Tani pusho dhe hesht”
Një mesnatë të ftohtë shkurti në vitit 1951, korridoret e burgut të ri të Tiranës zhurmuan si asnjëherë më parë. Një grumbull i madh njerëzish të lidhur me zinxhirë u futën brenda qelive përmes zhurmës së përplasjes së dyerve e të ulërimave të xhelatëve të diktaturës. Banorët e mëparshëm të atyre qelive ishin mësuar me ftohtësinë dhe errësirën ku prej disa vitesh apo muajsh ishin të dënuar të jetonin. Për banorët e rinj të asaj nate, ishte tmerr. Ishin shumë, rreth 80 veta, intelektualë të rëndësishëm të kryeqytetit. Kishte edhe gra. Njëra prej tyre ishte Sabiha Kasimati. Ishin arrestuar pas një ngjarje të pazakontë që kishte ndodhur ato ditë në kryeqytet.
Ato ditë kishte mbërritur në Tiranë një delegacion nga Bashkimi Sovjetik, për të marrë pjesë në manifestimet që do të organizoheshin me rastin e 33-vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Kuqe. Më 19 shkurt 1951, ditën që ndodhi hedhja e bombës, ambasada ruse do të jepte një pritje për delegacionin e ardhur nga Moska.
Të arrestuarit nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. Ishte një listë e gatshme për t’u arrestuar në momentin e parë që t’i jepej rasti diktatorit dhe u gjend pikërisht ngjarja e bombës në ambasadën sovjetike. Kjo ngjarje u përdor për të terrorizuar kryeqytetin dhe për të arrestuar të gjithë ata që diktatori i kishte projektuar si armiq të popullit. Terrori nëpër lagjet e Tiranës, do të transferohej në qelitë e burgut të ri të qytetit, atje ku u futën të gjithë të arrestuarit. Ndërkohë burgu i Tiranës, por edhe burgje të tjera të Shqipërisë ishin mbushur plot me të rinj, të reja, burra e gra, njerëz që diktatori Enver Hoxha kishte vendosur t’i asgjësonte, “në emër të popullit”. Ishte kohë terrori në Shqipëri.
Në një prej burgjeve të Tiranës, ishte Rita Koka, një vajzë që ishte arrestuar në moshën 19-vjeçare dhe aty në qelitë e burgut i kishte mbushur 20 vjeç.  Ishte arerstuar nën akuzën për agjitacion e propagandë. Atë natë shkurti, Rita ishte dënuar për të qëndruar e mbyllur në birucë. Ja si e ka rëfyer ajo natën në burgun e Tiranës kur atje u sollën të gjithë të arrestuarit e ngjarjes së bombës në ambasadën sovjetike:
 “Një natë, në mes të qetësisë, dëgjova që dyert e birucave hapeshin e mbylleshin, hapeshin e përplaseshin pa pushim. Nga jashtë kumbonin hapat e nervozuara të këmbëve që vraponin nëpër koridore, taka femrash dhe një zhurmë e fortë zinxhirësh që tërhiqeshin. S’po kuptoja ç’po ndodhte, u frikësova, isha komplet e harruar në atë brymë izolimi. Por tek unë, te biruca ku isha ngujuar nuk vinte askush. Pas pak dëgjoj sipër birucës sime në tavan një zhurmë zinxhirësh sikur po shpërthenin zinxhirët e ferrit. Atëherë me zë të ngadaltë thërras personat që ishin në birucën ngjitur me mua dhe i pyes se çfarë ka ndodhur. Njëri prej tyre përgjigjet: “prit” , “do të tregojmë më vonë”,  “Tani pusho dhe hesht”. Të nesërmen në mëngjes kur më nxorën nga biruca për në banjë, pashë se përpara të gjitha dyerve të birucave që ishin në korridor, kishte tufa këpucësh dhe pandoflash të grumbulluara si kurrë nuk i kisha parë. E tronditur dhe e habitur, i drejtohem rojës që po më shoqëronte dhe e pyes :“Çfarë ka ndodhur?” Ai direkt më pushoi duke më thënë: “ Ec përpara e mos bëj shumë pyetje”. Më vonë më treguan se çfarë ishte bërë në Tiranë atë natë, një raprezalje e madhe. Kishin arrestuar qindra njerëz sepse ishte hedhur gjoja një bombë në ambasadën sovjetike. Brenda 10 ditëve u dënuan me pushkatim shumë prej të arrestuarve, ndërmjet tyre edhe nje grua. Kjo grua ishte zonja Sabiha Kasimati”, rrëfen Rita Koka. Një natë më pas, 22 të arrestuar të ngjarjes së ambasadës sovjetike do të pushkatoheshin, ndër ta edhe shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati. Vrasja e 22 intelektualëve 26 shkurtin e vitit 1951, është ndër ngjarjet më makabre të kohës së diktaturës komuniste.

Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriAtdheuBesimiDardaniDemokraciaDisiplinaDoketDokumenteEpirFakteFejaFjalaFlamuriForumGjuhaHistori e ShqiperiseKeshillaKishaKleriKohaKombiKomentKujteseLexuesLiriaLuftaMalesiMendimiNderiOpinionPublikShoqeriaShqipShtetiTraditaZakonet
Previous Post

Harta e vitit 1688 nga nga Eberhard Werner dhe toponimet që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën

Next Post

Vargje të prushta të Çun Lajçit. Kumtim rreth librit me poezi “Përgamenë e djegun”

Next Post

Vargje të prushta të Çun Lajçit. Kumtim rreth librit me poezi “Përgamenë e djegun”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj