Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Sot një vit nga lamtumira e pakohë e magjikut të këngës së lehtë, Tonin Tërshana

September 23, 2016
in Kujtesë
45
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Një vit më parë në hollin e TVSH-së, të afërm, miq, koleg dhe admirues i dhanë lamtumirën e fundit Tonin Tërshanës, zëri i të cilit që do të mbetej i ngulitur thellë në kujtesën e gjeneratës, si një gurë shndritës në gjerdanin e traditës shqiptarë të këngës së lehtë dhe jo vetëm. Ai ishte shfaqur pas një mungimi të gjatë, fatkeqësisht për herë të fundit në ekranin e madh të propogandës, 21 ditë më parë, ashtu mjekërbardhë dhe flokthinjur. Ishte dita kur do të ribëhej me shtëpi. Një shtëpi sociale për një emër të madh të muzkës, për një ikonë të zërit të festivaleve. Megjithatë ishte një shtëpi, një vend ku të kridhet në shtatin e vdekjes.

Ishte mbrëmja e 22 shtatorit kur shpërtheu ajo stuhi mediatike që bënte me dije lajmin e vdekjes në moshën 66-vjeçare të këngëtarit Tonin Tërshana. Luftën me sëmundjen do ta kishte të humbur këngëtari, megjithëse me jetën e vështirë ai u ndesh si një spartan. Zemra e tij ndaloj së rrahuri, por zëri vazhdon të kumbojë në kujtesën e të gjithë atyre që u mrekulluan, atyre që jetuan me këngën e tij.

Tonin Tërshana bën pjesë në plejadën e këngëtarëve që shkruan faqen më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare. Ngjyresa karakteristike e zërit prej baritoni e shënjon Tonin Tërshanën si një piketë e rëndësishme e muzikës së lehtë. Gjithashtu edhe si një sprovë e ngadhnjimit mbi një jetë gjithnjë të vështirë ekonomike, megjithëse ai nuk refuzoi asnjë rast që i jepej që përveç punëve të çfarëdoshme si emigrant në Greqi 1997-2012 edhe të këndonte në ndonjë ambient shqiptarësh.

Udha e tij si këngëtar është e gjatë e përplot episode. Tonin Tërshana fillon si debutues në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera”, një këngë e pavdekshme me muzikë të Pjetër Gacit dhe të teksti Fatos Arapit, ku edhe merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Pjesëmerr në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Ai ishte nder dhe krenari e gjeneratës. Sot përulemi me respekt për atë çfarë ai skaliti në ëndjen tonë të etur për të bukurën. Me zërin e jashtëzakonshëm, me kontributin e pashoq, ai jo vetëm shkroi një faqe të historisë së krenarisë së vendlindjes së tij, Shkodrën, por nguliti në memuarin e kohëve një përvojë, një sfidë dhe një mundësi të shpirtshme që këndon pambarim.

Deri këtu do të mund të vinte, jo më tej, ashtu me kokën lart, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje dhe pa u fshehur pas emrit të madh. Deri në mbrëmjen e asaj të marte, një vit më parë, kur zemra e tij do të reshtte së rrahuri, ai nuk ndali së përpjekuri për të mbetur ai që ishte, ai që njihnim, ai që do të plazmohet në gjurmët e amshimit.

Përshpirtje dhe përunjësi magjiku i këngës së lehtë, Tonin Tershana

Tags: Albvert VatajIn MemoriamKenetariKenga shqipeKujteseMuzika e lehte shqiptare. Festivalet e kenges ne RTSHMuzikantiRTVSHShkodraTonin TërshanaTradita
Previous Post

Zigmund Frojd ai që ç’burgosi njeriun nga padija dhe mumia e moralit

Next Post

Marie Kraja, gurëthemeli më i rëndë i traditës së këngës operistike shqiptare

Next Post

Marie Kraja, gurëthemeli më i rëndë i traditës së këngës operistike shqiptare

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj