Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Turqia dhe Recep Tayyip Erdogan: Ja ku vjen dhe kalifati i vërtetë

July 26, 2016
in Forum
89
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nëse liderët e sotëm perëndimore zotërojnë një tipar të përgjithshëm, ai është pikërisht gjenialiteti për t’u vetëmashtruar. Duke këmbëngulur që terrori islamist nuk ka të bëjë me Islamin, apo se feja nuk ka ndikim strategjik, apo se të gjitha qëniet njerëzore duan lirinë dhe demokracinë, arrin të deklarosh se tavani është dyshemeje, e djathta është e majtë dhe se nata është ditë, thotë Ralph Peters, analist i TV Fox News.

Në fakt mesnata po mbërrin për miliona njerëz në Turqi, edhe pse ne insistojmë që një elektrik dore është dielli.

Vitet e fundit, shumë amerikanë kanë dëgjuar termin “kalifat”, ose më saktësisht për herë të parë e kanë dëgjuar të artikulohet më shpesh në momentin kur ISIS deklaroi se në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, ka rithemeluar kalifatin. Për ne, “kalifati” tingëllon thjesht si një emër për një dhomë të madhe torture. Por, për qindra e miliona myslimanë, pjesa dërrmuese e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me ISIS, kalifati është i lidhur ngusht me një periudhë të artë të humbur dhe shumë romantike, periudhë kur kalifi, i cili ishte edhe sulltani turk, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.

Në shekullin e 14-të, otomanët rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit, duke deklaruar se sulltani dhe kalifi ishin një. Ajo mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin 1924, vit në të cilin kur Mustafa Kemal Ataturku, modernizuesi i madh, e shfuqizoi dhe ajo i përkiste të kaluarës. Ai këmbëngulte se turqit duhet të ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një perandori të dobët, të përkohshme ose shpirtërore.

Në atë kohë, bota myslimane u nda në dy kampe. Më 8 mars 1924, “The Economist” e përshkruante kështu ndryshimin: Tek turqit dhe kombësitë të tjera të çliruara nga sundimi i perandorisë osmane, “mbizotëron koncepti perëndimor i kombësisë dhe kalifati po humbet fuqinë e tij mbi imagjinatën”. Deri këtu është në rregull.

Por, revista vijonte më tej duke nënvizuar se për myslimanët nën sundimin kolonial, “Kalifati mbart një mesazh të shpëtimit nga solidariteti ndërkombëtar i myslimanëve”.

Pikërisht mesazhi i shpëtimit, nëse akoma jo ai i solidaritetit, tashmë është rikthyer. Kalifati i urryer i ISIS është thjesht një lajmëtar i një kalifati akoma më ambicioz që po vjen.

Dhe ky kalifat po shfaqet në Turqi.

Të bindur se historia nuk ka asnjë rëndësi, liderët e vetëmashtruar perëndimorë refuzojnë të njohin vizionin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për Turqinë “e tij”. Ai ëndërron jo vetëm lavdinë neo-otomane, por dhe një kalifat të rilindur dhe të udhëhequr nga një turk. (A mundet ndokush të marrë përsipër të nominojë një kandidat?) Në thelb, të dy sulltani dhe kalifi do të kthehen në një fron turk.

Sot, Stambolli. Nesër, bota.

Nëse refuzoni të pranoni atë që një person dëshiron, do ta keni të vështirë që të kuptoni atë që ai bën. Masat e ashpra dhe shtatërrimtare që po ndërmerren tani në Turqi, me të paktën 10 mijë turq të arrestuar dhe me shumë se 100 mijë të tjerë të pushuar nga puna – jo vetëm ushtarakë, por dhe gjyqtarë, nëpunës civilë, policë dhe akademikë – nuk është fundi i lojës. Ky është thjesht fillimi.

Duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme menjëherë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti, Erdogani dhe aleatët e tij pretendojnë se 100 mijë turq janë të përfshirë në këtë komplot.

Ky është një nga pretendimet me absurde të kohës tonë, por sigurisht që ajo bën punë për ta (çdo grusht shteti me një numër kaq të madh personash të përfshirë nuk do të ishte sekret për një kohë shumë të gjatë – grushtet e shtetit nuk funksionojnë në këtë mënyrë).

Erdogan nuk ka nevojë për një arsye për të realizuar spastrimet e tij të mirë planifikuar më parë. Ai kishte motivet e tij dhe kishte gati listat e emrave të personave. Atij i duhej thjesht një justifikim për ta bërë këtë. Grushti i shtetit që dështoi ishte një dhuratë.

Jemi dëshmitarë të shkatërrimit të shoqërisë laike të Turqisë dhe imponimit të rikthimit të disiplinës ushtarake fetare dhe obskurantizmit, të intolerancës dhe fundamentalizmit shtypës. Ky është triumfi i xhamisë mbi modernitetit, jo i shtetit të së drejtës, por zëvendësimit të tij. U desh gati një shekull në Turqi, por sërish besimi dëshmoi se është më i fortë se civilizimit – në të gjithë botën islame ka një prirje për gjakderdhje.

Akademikëve u është ndalur që të udhëtojnë jashtë vendit. Qeveria kërkoi dorëheqjen e të gjithë dekanëve të të gjithë shkollave të larta dhe universiteteve. Ndërkohë, rrugës është dhe ndalimi i librave dhe djegia e librave nuk do të ishin aspak një surprizë për mua.

Erdogani e përdori grushtin e shtetit për të kërkuar ekstradimin e Fethullah Gylen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një klerik dhe aleat i dikurshëm për vetëm një herë. Duke insistuar patupërsisht se Gyleni ka orkestruar përpjekjen për grusht shteti nga Poconos, Erdogani është i vendosur për të shtypur edhe shkëndijën më të vogël të mospajtimit apo rezistencës ndaj tij.

Vëzhgues të ndryshëm, efektet e grushtit të shtetit i kanë krahasuar me ato të djegies së Rajhshtagut, zjarrvënia e mistershme e parlamentit gjerman që i dha Hitlerit mundësinë që të justifikonte shtypjen e të gjithë opozitës politike në vend. Paralelizmi fatkeqësisht është i saktë. Elita intelektuale turke pothuajse është në të njëjtën gjendje të pasigurtë si ajo e intelektualëve dhe hebrenjve në Gjermani në vitin 1930.

Erdogani kërkon pushtet për veten, por ai gjithashtu, sinqerisht, e dëshiron atë për besimin e tij. Ai është një besimtar i vërtetë dhe megaloman. Ambiciet e tij në fund të fundit do të çojnë Turqinë, fqinjët e saj dhe më shumë mundësi dhe aleatët e tij të verbër dhe të hutuar, në një sërë tragjedish të përgjakshme. Por, për momentin ai ka një mbështetje reale nga gjysma e popullsisë, të atyre që ethet e besimit janë pija e fundit dehëse. Ai arrin të bëjë analiza dhe sondashe më mirë se Hitleri. Sigurisht që “Mein Kampf” nuk mund të krahasohet asesi me Kur’anin e Shenjtë.

Vitet e fundit, termi “islamo-fashizëm” ka filluar të përdoret shumë shpesh, zakonisht nga ata që nuk e kuptojnë as Islamin dhe as fashizmin. Por, “fashizmi islamik” sinqerisht që i përshtatet shumë mirë programit të Erdoganit: intolerancë populiste e shfajësuar përmes besimit dhe që shfrytëzohet nga një lider, i cili shpjegon çdo dështim me termat e të qënurit viktimë. Erdogan ofron ekzaltim dhe hakmarrje, pjatën më të shijshme në politikë.

Dhe, ashtu sikundër në Gjermaninë naziste, qytetarët që besonin me siguri, të cilët mashtruan veten duke menduar se udhëheqësi i ri mund të menaxhohet, e gjejnë veten në qelitë e burgut, ose të dëshpëruar për një vizë në pasaportat e tyre (gjithmonë nëse dokumentat e tyre nuk janë konfiskuar).

Gjithashtu është prezente dhe përdorimi i një gjuhe me dy kuptime, propagandë e hapur – ndërkohë Erdogani prentedon se spastrimi i opozitës prej tij do të forcojë demokracinë turke. Versioni i tij i demokracisë është më pak bindës sesa ai i Putinit.

Që nga Kancelari i Rajhut deri tek Fyhreri, ose që nga presidenti deri tek sulltan-kalif, për Erdoganin hapat duken të pashmangshëm. Kjo është thjesht çështje kohe.

Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për tradhëti – në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë. Por, urdhri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit.

 

*Ralph Peters është Analisti i Strategjik i Fox News. Ai është një oficer në pension i ushtrisë së SHBA-ve.

Tags: AlbaniaAnalizeDespotDiktaturaIslamiKomentNga Albert VatajOrjentiPolitikeShqiperiTurqiTurqia dhe Recep Tayyip Erdogan: Ja ku vjen dhe kalifati i vërtetë
Previous Post

Carl Gustav Jung: Droga, alkooli, seksi, idealizmi; të gjitha format e varësisë janë të këqija

Next Post

Kush janë dobitë shëndetësore të boronicës dhe si mund ta përdorim këtë mrekulli kurative të natyrës

Next Post

Kush janë dobitë shëndetësore të boronicës dhe si mund ta përdorim këtë mrekulli kurative të natyrës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

Pesë shekuj e një portret që vijon të magjepsë, misteri dhe madhështia e një fytyre flamande

July 12, 2025
“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

“Dorëzimi i kalasë së Moresë gjeneralit francez, Nicolas Joseph Maison”, historia në pikturë

July 12, 2025
Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

Fëmijët në thasë leshi dhe tabela “Në Shitje”, një plagë ngjethëse në ndërgjegjen e Europës së pasluftës

July 11, 2025
Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

July 7, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj