Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Nostradamus, një mjek çudibërës, parashikues, magjistar, ndjellakeq apo i dërguar i perëndisë?!

July 2, 2021
in Figura të ndrituna
240
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Edhe sot pas afro pesë qindvjeçarësh nga vdekja e tij, Nostradamus është një emër që vërtitet mes një mjeku çudibërës, parashikuesi ngjarjesh të trishta, magjistari ndjellakeq dhe të dërguarit nga një vullnet i epërm. Gjithsesi ai mbetet një personazh shumë i lakuar, i diskutuar dhe i keqkuptuar. Koha dhe ngjarjet kanë vërtetuar aq sa mund të ishin bindëse, se ai ishte një orakull, një Kasandër, një paralajmës ngjarjesh të kulmëta të historisë. Parashikoi me një saktësi befasuese zhvillime dhe fatkeqësi, siç ishte po kaq konçiz edhe për vdekjen e tij.

Më 2 korrik 1566 ndërroi jetë Nostradamus, një nga personazhet më të pazakontë dhe më enigmatik të historisë së mesjetës, . Mëngjesin e 1 korrikut ai i tha: “Ju nuk do të më gjeni të gjallë në agim e ditës tjetër.”, tregon sekretari i tij  Jean de Chavigny. Dhe ashtu ndodhi, në agimin e 2 korrikut ai u gjet i vdekur, i shtrirë në dysheme pranë shtratit të tij.  Edhe pse kanë kaluar pesë shekuj nga lindja e tij ai ende rrëmben interesimin e studiuesve, historianëve dhe mendimtarëve. Kuartinat e famshme të Nostradamus kanë gjetur gjithnjë interesim maksimal dhe kanë rrokur kureshtinë e njerëzve për të deshifruar, parë dhe kuptuar se çfarë ai parathoshte përmes simbolikës dhe metaforës së tyre. Janë të shumtë ata që kanë marrë përsipër që këtë gjuhë të kodifikuar ta bëjnë të lexueshme nga të gjithë. Por ka edhe të tjerë që i lënë qëllimisht të panjohura domethëniet e kuartinave, kryesisht atyre që flasin për kohën tonë, ose për atë që ka pritshmëri të ndodh. Natyrisht në këtë zell për t’i dhënë kuptim këtyre strofave ka edhe shumë sharlatanë, disfatistë dhe mitomanë, që i’a lejojnë vetes të kenë zbuluar kodin e shpjegimit të kuartinave që shkroi Nostradamus. Sot e përgjithmonë Nostradamus vërtitet mes dilemës se ai ishte një orakull, magjistar, ndjellakeq apo i dërguar i perëndisë?! Është pikërisht kjo që e bën atë gjithnjë tërheqës, gjithnjë të rrethuar prej shumë ëndërrtarësh.

Michel de Nostre – Dame. Nostradanusi lindi më 14 dhjetor 1503 në qytetin francez St. Remy. U shkollua në Avignon ku studioi filozofin, gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, medicinën, historinë dhe astrologjinë. Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e Kugës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu  kundërvu kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh.

Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor aplikimin e higjienës personale dhe përdorim në doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët, të cilët kishin vdekur. Pacientëve së pari iu rekomandonte sa ma shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç të cilin e kishte mbaruar vetë. Më vonë në kohën e një epidemie të rëndë të kugës Nostradamusi përjeton një tragjedi të rëndë familjare, ku edhe pse u përpoq  maksimalisht për t’ua shpëtuar jetën e tyre nuk pati sukses dhe i vdiqen bashkëshortja së bashku me të dy fëmijët që kishte. I dëshpëruar nga tragjedia familjare Nostradamusi filloi të dyshojë në aftësitë veta mjekuese, dhe për gjashtë vite të ardhshme rresht gjendet duke bredhur nëpër Evropë poshtë e lartë pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër kohën më të errët të jetës ky për herë të parë fillon të vërejë aftësinë e vet të parashikimit të së ardhmes. Shpërthimi i Kugës në Aix, atëherë kryeqytet e shtyri Nostradamusin që prapë të mirët me shërimin e të infektuarve. Ketë rast ishte aq i suksesshëm saqë pas kalimit të epidemisë ai shpërblehet nga paria e qytetit. Dhjetë vjet pas vdekjes së  bashkëshortes dhe fëmijëve Nostradamusi martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi në shtëpinë e vet që kishte katin e dytë e shndërroi në laborator (astrolaborator) në të cilin kishte mjetë të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur  në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme të cilat më vonë filloi t’i shenojë. Disa vite Nostradamusi u mendua se a do t’i publikonte predikimet apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikon një libër të vogël me predikime e cila përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtur katrene. Secili katren përmbante predikime themelore për vitin e ardhshëm. Libri hasi në mirëpritje dhe mirëkuptim të madh tek lexuesit, dhe kjo e nxiti Nostradamusin që të vazhdojë me botimet e tija. Deri në fund të jetës Nostradamusi e mbajti traditën e shkrimit të predikimeve vjetore. Librin më të njohur Centurioni – qindëshja, Nostradamusi filloi ta shkruante në vitin 1554. Kjo përmbledhje e madhe e predikimeve për të ardhmen përbëhet prej dhjetë pjesëve. Në secilën pjesë saktësisht nga njëqind katrene. Shtatë pjesët e para i botoi në Lyon në vitin 1555 kurse tri pjesët e mbetura në vitin 1558. Këto tri pjesët e fundit Nostradamusi i shtypi në ekzemplar të kufizuar dhe ua shpërndau njerëzve të zgjedhur. Veprat e Nostradamusit janë ndër veprat më te botuara në botë. Në 400 vitet e fundit pothuajse nuk ka vit që nuk është dalë nga shtypi ndonjë botim i tyre. Në kohën e botimeve të tyre, predikimet e Nostradamusit hasën në vlerësime dhe kritika të ndryshme, sikurse edhe ditën e sotme. Është fjala pë kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara në mënyrë enigmatike në formë të gjëegjëzave, anagrameve dhe epigrameve. Për interpretimin e tyre duhet pasur dituri të madhe e cila duhet inkuadruar në numër të madh profilesh dhe rajonesh. Prej botimit të veprave të Nostradamusit në shekullin 16 e deri me ditën e sotme, numër i madh studiuesish janë përpjekur për të gjetur çelësin e deshifrimit të Centurioneve të Nostradamusit por pa sukses dhe jepen mendime të ndryshme.

Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë  interpretuar akoma.

Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet. Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste ose natën e fundit, kur ndihmësi i uron natë të mirë predikuesi francez ia kthen përshëndetjen, dhe i rrëfen së të nesërmen në mëngjes do të gdhihet i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 vdes.

Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi që e kishte lënë porosi. Ky predikues francez nga shekulli 16 ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore.

Disa nga parashikimet e tij të bëra realitet mund të përmendim:

  1. Arratisjen e Ludovikut XVI në Varen,
  2. Revolucionin në Francë e Rusi,
  3. Dy luftërat botërore,
  4. Lufta në Afganistan,
  5. Epidemia e AIDS,
  6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki,
  7. Vrasjen e Kenedit,
  8. Shembjen e murit të Bërlinit,
  9. Holokaustin e madh gjerman dhe terrorin nazist, etj. etj., gjithashtu parashikon fundin e botës.

Sipas tij tragjedia në  Neë York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe në mes nuslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë është antikrishti i tretë të cilin Nostradamusi e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtët e parë ishin Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së do të jetë Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se është Osama Bin Laden. Ky predikues francez e parasheh tragjedinë e New Yorkut në Centurionin e tij të nëntë në katrenin e 97 (IX 97) kështu: Në muajin e nëntë të vitit në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 grade. Zjarri i afrohet qytetit të ri, parathoshte ai.

Nga jeta e këtij personazhi aspak të zakontë

Për kureshtarët ndërmendim se mbiemri i tij në gjuhën latine Nostradamus do të thoshte: “nostra”-jonë dhe “damus”-dama, zonja. Pra, Zonja jonë.

Ai zhvilloji një jetë normale të familjarit të ndershëm pa ndonjë skandal të veçantë në biografinë e tij. Është martuar dy herë dhe me rregulla qytetare. Shoqërueset e tij të jetës dy herë ishin zonja me prejardhje të familjeve të pasura aristokrate. Kishte 3 fëmijë nga dy martesa, prej të cilave i mbijetoi vetëm një djalë -Cezari.

Pa marrë parasysh lavdërinë dhe popullaritetin e madh që kishte, kurrë nuk është paraqitur si megaloman, por një njeri i thjeshtë dhe i afërt me çdo kënd, edhe pse vizita e papritur e Katarina Medicit dhe mbretit Kali IX, në shtëpinë e tij në Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinë e tij që e karakterizonte gjatë tërë jetës.

Ishte mjek gjenial i kohës së vet, i cili me sukses të madh ka shëruar mortajën, një sëmundje infektive e pashërueshme dhe vdekjeprurëse që ka shfarosur Francën dhe shumë shtete të Evropës së asaj kohe.

Matematikan dhe astrolog, përpilues i horoskopit te përgjithshëm astrologjie që edhe sot e kësaj dite është i pazëvendësueshëm si “Horoskopi i famshëm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisë dhe matematikës , ishte edhe astronom shumë i aftë në llogaritjen e lëvizjeve të planetëve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT të pafund dhe misterioz.

Astrologu personal i mbretëreshës Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit të IX.

Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumë barëra për sëmundje të ndryshme, që për atë kohë kanë qenë të pashërueshme. Veçanërisht është dalluar me përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike që kanë bërë çudira në përmirësimin kualitativ kozmetik të femrave të asaj kohe.

Okulist, mistik dhe parathënës i cili ka hyrë në analet e profetizimit botëror të të gjitha kohëve, nga të cilët shumë parathënie të ngjarjeve kanë ndodhur, kurse pjesa më e madhe e tyre pritet të ndodhin.

Nostradamusi ishte poliglot i vërtetë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve botërore. Përveç gjuhës frëngjishte, e që konsiderohej si gjuhë e tij amëtare, komunikonte dhe shkruante edhe në gjuhën hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjë që i ka mundësuar hulumtimin dhe njohjen e shumë shkrimeve të vjetra të civilizimeve të hershme. Kjo dëshmohet me njohjen fenomenale të religjioneve botërore dhe filozofisë së tyre.

Në njerën anë ishte një gjeni i çmuar me çudira të veta medicinale duke gëzuar postulate të larta në radhët e fisnikërisë së atëhershme dhe si pjesëtar me privilegje të jashtëzakonshme në oborret mbretërore, kurse në anën tjetër, trajtohej si sharlatan i paskrupullt, i përbuzur, i nënçmuar, i persekutuar dhe i përndjekur, veçanërisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherë ka qenë në rrezik jete.

Është me të vërtetë për t’u çuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshëm në Francë dhe shtete tjera të Evropës, fare nuk ishte i respektuar dhe i çmuar në qytetin e vet të lindjes. Kjo, sigurisht, është një rregull e pashkruar ,që e përcillte çdo gjeni të rangut të tij. Natyra njerëzore kurrë nuk e çmon atë që ka afër dhe që është në te, por gjithmonë zgjidhja kërkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet në qiell, edhe pse ai është afër, çdokund, dhe në TE vetë.

Sido që të jetë, Nostradamusi edhe më tej mbetet profet dhe parathënës më i mirë i të gjitha kohëve. Shumë parathënie të tij janë realizuar, dhe një varg syresh priten të realizohen në të ardhmen. Për të, anekënd botës shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma. Sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e rëndësishme me përmasa botërore, interesimi për veprat e tij rritet pa masë. Sado kontradiktor, përmes dyerve të vogla, ngadalë por sigurt, studimi për të dhe rreth tij, ka hyrë në rradhët e shkencës bashkëkohore serioze .

Përveç parathënieve të shkruara me shkrim në veprat e tij, ka mjaft të dhëna edhe për ngjarjet nga jeta private që i kanë ndodhur, tregime këto që jo vetëm në kohën e tij, por edhe sot e kësaj dite, rrisin namin e këtij personaliteti gjenial dhe njëkohësisht kontradiktor.

 

Tags: a e dini seAlbert VatajArratisjen e Ludovikut XVI në VarenBotaDy luftërat botëroreEsseFranceFundi i BotesHedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe NagasakiHistoriHolokaustin e madh gjerman dhe terrorin nazistKujtesekurioziteteLufta në AfganistanMagjistarMesjeteMjekNgjarjeNostradamusorakullParashikuesProfilQyteterimRevolucionin në Francë e RusiShembjen e murit të BërlinitVrasjen e Kenedit
Previous Post

Ja si i ka skalitur shqiptarët amerikani George Fred Williams në një shkrim botuar në revistën “L’Albania”, Zvicër 1915

Next Post

Jim Morrison, një shenjtor që u shugurua nga djalli, këngëtari që iku për të mbetur një mit

Next Post

Jim Morrison, një shenjtor që u shugurua nga djalli, këngëtari që iku për të mbetur një mit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj