Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Egjip, çfarë e ka shndërruar në “mollë sherri” të fshehtën e varrit të Tutankhamunit?

May 14, 2016
in Qytetërim
92
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Bota e arkeologjisë u elektrizua vitin e kaluar nga lajmi se varri i Tutankhamunit mund të ketë dhoma të fshehura që përmbajnë mbetje të mbretëreshës Nefertiti. Ishte një histori që dukej se ka gjithçka: muret fals, thesarin e varrosur, të paktën një mumie – dhe shpresën për ngjalljen e industrisë së turizmit në Egjipt.

Por ishte vetëm një problem: lajmi tani duket të jetë i pabazë. Shkencëtarët thonë se evidencat e bazuara në kërkime të reja po shtypen nga qeveria në Kajro. Njoftimi në nëntor të vitit të kaluar nga ministri i Antikiteteve, Mamdohu Eldamaty, kishte thënë se është “90 për qind pozitiv” dhe se një skanim i mëhershëm me radar kishte zbuluar një dhomë të paeksploruar dhe dukej se i bashkohej teorisë së egjiptologut britanik, Richard Reeves, shkrimin e TheGuardian.

Ky i fundit pretendonte se varri i Nefertitit ishte i padëmtuar i varrosur në atë lokalitet dhe besohej se ishte njerka e Tutankhamunit, të cilit i referoheshin si faraon. Skanimi i dytë ishte bërë këtë vit, duke përdorur radar më të avancuar teknologjik dhe ishte organizuar nga “National Geographical Society” (NGS). Kjo organizatë kishte thënë se ka dërguar raport në Ministrinë egjiptiane të Antikiteteve. Sidoqoftë, ministria nuk i ka zbuluar gjetjet, duke rritur dyshimet se ata nuk pajtohen me pohimin paraprak e duke shkaktuar konflikte politike në Kajro. Eldamaty ka përfunduar mandatin dhe në muajin mars ai është zëvendësuar me një ministër tjetër.

Dean Goodman, gjeofizikan me vendbanim në Kaliforni, i cili ka analizuar të dhënat e skanimit, ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të komentojë asgjë për shkak të marrëveshjes me “NGS” për të mos zbuluar të dhëna. Por më parë ai është cituar nga ueb faqja e “National Geographic” tek ka thënë se nuk është gjetur asnjë dhomë.

“Nëse do të kishim zbrazëti, atëherë do të duhej të bënim një reflektim të fuqishëm”, kishte thënë ai.

“Por ajo thjesht nuk ekziston. Të dhënat e radarit shpesh mund të jenë subjektive. Por në këtë lokalitet nuk janë. Është mirë që për një lokalitet të rëndësishëm si ai të kemi rezultate bindëse dhe të qarta”.

Ndërsa një zyrtar nga “NGS” ka thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen ministrisë.

“Skanimet e ‘National Geographic’ dhe vlerësimet e Goodmanit janë shkëmbyer me Ministrinë egjiptiane të Antikiteteve. Çdo pyetje rreth skanimit të ‘National Geographic’ duhet të drejtohet direkt në ministri”. Sidoqoftë, të enjten pas telefonatës në zyrën e ministrisë nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe një e-mail me një mesazh automatik i është kthyer redaksisë ku shkruhet se kjo adresë nuk është valide. Nuk ka pasur përgjigje as për kërkesën që Reeves të komentojë rastin, e ai është egjiptolog në Universitetin e Arazonës.

Lawrence Conyers, antropologe nga Universiteti i Denverit dhe autore e “Ground-Penetrating Radar for Archaeology”, ka dhënë komente për këtë çështje.

“‘National Geographic’ ka ardhur dhe ka mbledhur dy sete të të dhënave dhe përdorën të gjitha pajisjet e reja me antenë. Në fillim ata skanuan muret kur e dinin se kishte zbrazëti prapa dhe e shfrytëzuan këtë si model, kështu që ata e dinin se çfarë po kërkonin. Ata bënë disa skanime në një mur të vetëm dhe nga ajo kuptova se nuk ka shenjë për një hapësirë të zbrazët”, ka thënë Conyers.

Ndërsa një shkencëtar i njoftuar me këtë situatë ka thënë: “Me aq sa kam kuptuar, egjiptianët po e mohojnë këtë. Po frikësohen dhe kjo është bërë si një helm politik. Kur je në mes të situatës në të cilën njerëzit po spastrohen për shkak të pozicionimit të tyre, atëherë shkencëtarët duhet të tërhiqen dhe ta lënë politikën që ta drejtojë situatën.

Ne e kemi lënë shkencën ta bëjë punën e vet”. Optimizmi kryesor rreth gjetjes së dhomës së fshehtë në varr ishte mbushur nga skanimi i radarit i performuar nga specialisti japonez, Hirokatsu Watanabe. Ato gjetje janë në shqyrtim, veçanërisht pasi Watanabe ka refuzuar që të japë informacione mbi të cilat i ka bazuar konkluzionet e tij. Ai ka thënë për ueb faqen “National Geographic” në një konferencë në Kajro se pas më shumë se 40 vitesh në fushë ai ka përshtatur ekipin në një shkallë të tillë, saqë të dhënat e tij janë të palexueshme për të tjerët.

“Kur dikush më thotë se ka shkuar që të kontrollojë të dhënat unë mërzitem”, ka thënë ai. Por nuk ka shprehur asnjë dyshim në rezultatet e tij. “Besoj tërësisht në informacionet e mia”.

Tags: AntikeDebatiFaraoniHulumtimiMisteriPiramidatShkence
Previous Post

Mehmet Ali Agça, turku që qëlloi me “vullnet hyjnor” mbi Papa Gjon Pali II

Next Post

Emile Zola: Nuk di ende se ç’do të bëhem, po me siguri diçka do të bëhem

Next Post

Emile Zola: Nuk di ende se ç'do të bëhem, po me siguri diçka do të bëhem

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj