Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Poezi

Cikël baritor prej Çun Lajçit, një shpirti qi barit nëpër yjet e qiellit dritën e ndijimeve

November 14, 2019
in Poezi, Slider, Të përzgjedhurat
297
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Çun Lajçi asht nji za i randsishëm i poezis shqipe, asht nji kumbim teptisës i njatij kushtrimi, qi tue end ndjenjat, si rrezet qi i gufojnë prej shpirtit, përshkon si prekje e beftë në çdo kohje e andje. Ambroz i pikon pena njiksaj zemre zjarmi, njiktij shpirti prushun n’yje. I kendon njajo zemer, çdo endje qi don me ken e prekun, n’prehjen e njatij mrekullimi. Ai asht nji poet dhe nji shpirt, nji pen dhe vullnes e nalt, qi tue u ba s’bashku i napin kuptim fjalës kënduese, amës që shkrep rrufeshëm n’kurmin e epshëm të njatyne gjendjeve, ku u blatohet perëndive të lashta e pasioneve toksore, me t’cillat jena shpërbly, si tue e meritu t’kenmin shëmbëlltyer e frymës së epërt.

Ky cikël poetik baritor vjen përmes kandje së kësaj pene si një jehon. Kur e lexoj m’behet sikur ndigjoj nji perrue epik qi shamaton n’teposhten e vet brenda meje. Beh e bzan me shpirtjen e atij adhurimi alpesh e andjesh. Ep e cek nahijeve, ku shpirti i prush, e tamli i vërshon poterisës nëpër vena. N’teh t’synit i prek kreshta e n’plis t’bardh i përulet bjeshka. N’kulla t’gurta e qiejve t’kthjellt si lodja, ai pahet e përlahet, tekatje, njatyne ndijimeve qi e hovin përpjet, e s’druhen me e lan bekue ku kroni currilon e pema zdeshet n’pritje t’bardhemtit flok t’borës e thinjave shprishun. Ku vasha asht e hyjt e zemra mëkon zjarme.

S’di ndryshe me i këndu njasaj kange qi m’bjen te gjaku e m’çon te pragu, veçse tue lyp n’fjalën e n’zjarmin e kumtit t’tij, yshtje e ngut me mbërri te altari qi ai ngre me fjalë e shpirt.

Albert Vataj

 

Poezit baritore të Çun Lajçaj

 

Porosi çobanishte

 

Sharovin untë mos ma le moj e mira e tbanit

se n’mbramje t’shkurtohet kablusha

ty prej cubash t’ruen ditën mua berret natën

mos harro me kashaisë mirë atkinë

dy herë me i dhanë taxhi

t’zanuemes mos t’i ligen vithet

mazi t’ketë tamel me pi

 

Bardhokat mos m’i mjel me unaza

moj herakja orë e tbanit

vrugtohen cicash mo’Zot m’nemin mua

krypën ma mallkojnë kur t’i çoj n’gjolla

ujin s’e pinë kur t’i zbres n’krua

 

Kur ta vnojsh mjelcën mes gjujve n’shtrungë

ti Butja ime e buktë

preki n’shpinë leshbardhat

shkoni rudinave thueju kullotni barë t’butë

e zdirgjuni pllajave

me barkun e gjinin plot

n’daç natën pak gushën me ta puthë

 

 

Prej shpatit t’i lëshova sytë

 

Zakes vizakes qafëholles

asaj syverdhës qerpik me rrema

që rrinte n’pragun e tbanit tue tjerrë

prej shpatit cubi ndalë e vrojtua

donte me sy me vjedhë

 

Rruzat n’fyt ia pa trupi iu dogj si pishë

xhylyt deshti prej shpatit m’u lëshua

si skyfteri kur e sheh kecin n’strehë kërshi

por s’mujti veç kangës fort ia krisi

tbanishtes zani me i shkua

 

M’prit t’i këputi rruzat n’qafë

ujin n’fyt ta pi se krejt jam shkrumua

nji mollë ta kafshoj nji ta mbajë fytverdhë

n’gjinin tand t’thahem si borzilok

rruza t’këputune tue mbledhë

 

Prej shpatit sytë lëshua ia kishte Zakes

luejt ia kishin mendjen rruzat n’fytin e bardhë

allti kishte qitë tri herë edhe knua kangë

e qeshë kishte vizake fytverdha

 

Tri javë kopil smutë jam kanë

s’je ardhë me thirrë dadën të dera

 

Kurrizi i Dardanisë, 10.11.2019

 

Kur vdisej nga malli

 

Pse heret shtratit dole Salih i mallit

vnoja samarin kalit nanëloke

teshat nuse ndrromi

n’bjeshkë shtatë vjet s’jam kanë

me i pa sykat n’hije t’çetave tue mrizua n’borë

pa bukë mund t’jenë çobania

pa qull qentë me klyshë

s’e dini sa fort malli m’ka marrë

 

Pse mestet e reja i mbathe

bjeshkës heret iu ngjite n’vraçin e zi

n’gjysë t’bjeshkës me pushua pse u ndale

ç’tu desht vajin e qyqes me ndi

tjetër zanat e futuemja s’ka

 

Pse mallin e bjeshkës ai za me ta zgju

ti thekshem me ia thanë kangës prej mallit

me i ba sy e vesh çika e gra

shtatë martina n’trup me t’i kallë

burrat prej inatit

 

Pse Salih Sylë u nise me vraçin e zi

mbas shtatë vitesh mall bjeshkësh dekë me t’u ba

shakull n’shpinë kali te shpia me t’kthy

nusja me t’i vajtua mestet n’kamë

nana me mbetë pa ty

Prishtinë (Kurrizi i Dardanisë), 11.11.2019

 

 

Ku ma le lum baca besën

 

Ajo përmbys rrinte n’shalë kali

fytyrën mbulua me duvak

kryet mos me çua

shtatin mos me ndreqë

deri t’largohet nga shtëpia

tre konopë samari larg

zakon i vjetër i mirë ndër male

n’shkjekat e tirqve pehateshin koburet

për ujq e për valle

 

Tupani i çkyente mjegullat e vona

dasmorët me shpata tue vallzua

i therte n’zemra zurla

nusja përmbys me adetin e vjetër

gjysëm vaj gjysëm gjamë

jaranit n’rogë mali rritën tue ia shkurtua

 

Kur i pa n’mallim bardhokat qyqe vetëm

t’madhe piskati s’u durua

ta nxifsha duvakun shami kuqe

siç ma shitove zemrën mua

kallxoma ditën kur t’bahesh për nuse

t’thojsha

se unë t’marr për grua

 

Ku ma le besën e tufat n’brinat e ogiçave

ku mbeti jarania e gaisjet tua n’mrize

zylyfi e mestet ku po mbesin

ku mbeti dashunia

ti shkove

e thojshe bashkë do t’vdesim

Prishtinë, Corner Kaffé, 13.11.2019

Tags: Albert VatajÇun LajçajFjalePoeziShpirtVargZemer
Previous Post

Sante, shenjtja nan e nanave, lutem çdo ditë lume, e Shenjta Mari, toksorja e qiellit t’lamun n’bekimin tand…

Next Post

Më 16 nëntor 1990 falet namazi pas 23 vitesh në Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Next Post

Më 16 nëntor 1990 falet namazi pas 23 vitesh në Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj