Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Fjodor Dostojevski eksploruesi i psikologjisë njerëzore në kontekstin politik, social dhe shpirtëror në Rusinë e shekullit XIX

February 9, 2024
in Autorë, Të përzgjedhurat
255
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Fodor Mihajlloviç Dostojevski  (11 nëntor, 1821 – 9 shkurt, 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë “Krim dhe ndëshkim”, “Idioti” “Vëllezërit Karamazov”, “Shënime nga nëntoka”.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20. Libri i tij “Shënime nga nëntoka” (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si një prej “uvertyrave më të mirë për ekzistencializmin që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

Origjina e familjes

Nëna e Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” – para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”. Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar (szlachta) me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.

Vitet e para

Fjodor, i dyti i shtatë fëmijëve, lind ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fёdorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t’i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.

Në 1831 Fëdor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.

Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.

Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës,” një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.

Jeta e hershme

Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t’ia u dëgjonte rrëfimet.

Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.

Wikipedia

Tags: "Idioti" "Vëllezërit Karamazov""Krim dhe ndëshkim""Shënime nga Nëntoka"11 nëntor182118819 shkurteseistfilozof rusFodor Mihajlloviç DostojevskiShkrimtar
Previous Post

Copëza nga libri “Shënime nga nëntoka” i shkrimtarit rus, Fyodor Dostoyevsky

Next Post

Delikatesa dhe shkathtësia e Camille Pissarro e përulur dhe madhështore në tablotë e impresionistit francez

Next Post

Delikatesa dhe shkathtësia e Camille Pissarro e përulur dhe madhështore në tablotë e impresionistit francez

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj