Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

“Lahuta e Malcís” e Atë Gjergj Fishtës, vepra e parë letrare shqipe, që i përket botës!

August 26, 2019
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
132
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Për kujtim të Atë Gjergj Fishtës (Fishtë, 23 tetor 1871- Shkodër, 30 dhjetor 1940), në 78 – vjetorin e vdekjes.

Shkruajmë përsëri sot për Atë Gjergj Fishtën, në përvjetorin e 78-të të lindjes për qiell! Ndonëse për të nuk duhet shkruar. Atë Gjergj Fishta duhet lexuar! Sepse vetëm duke e lexuar, mund ta njohësh Fratin e veshur me zhgun, të ngjeshur me konop në përmjet e me këmbë të zbathura verë e dimër… Mund të njohësh humanistin, atdhetarin, Burrin e madh, pa varr, por jo pa lavdi. Poetin, veprat e të cilit u flakën njëmijë herë në baltë nga kundërshtarët, e u ngritën njëmijë herë në qiell nga dashamirët. E sidomos, Lahutën! E ndaluar, e pështyrë, e djegur, e fshehur në skutat më të errëta të shtëpive të moçme e në kujtesat e njerëzve, ajo doli e del përsëri në dritë, për t’in folur shqipërisë e edhe botës…

… sepse Lahuta tani shtegton edhe nëpër botë

Si këndoi një shekull me një shqipe të kulluar, më të pasur se ajo e fjalorëve më në zë, Lahuta nisi ‘të këndojë’ edhe në gjuhë të huaja. Flasim për përkthimet, ndonëse Fishta – si të gjithë Poetët kombëtarë, është i papërkthyeshëm. Sidomos në shqipen zyrtare, siç e dëshmojnë disa përpjekje të dështuara. E megjithatë Lahuta sot këndon, e plotë, në tri nga gjuhët më kryesore të botës.

Lahuta, italisht

U përkthye disa herë italisht, duke nisur nga imzot Jul Bonati. E pastaj nga Ernest Koliqi, që deshi ta realizonte plotësisht, por u ndal vetëm tek disa kangë: Kanga XXVI “Koha e re”(1962); Kangët XII-XIII- XIV-XV, të shoqëruara me hyrje (1971) dhe Kangët II-III-IV (1973). Përpjekje për ta përkthyer në italisht bëri edhe Atë Fulvio Cordignano, që e vlerësonte shumë kryeveprën e Fishtës,  të cilën e bëri të njohur në bashkësinë e jezuitëve aq, sa të nxiste sivëllain, Atë Giovanni Giorgiani S.I., kryeredaktor i programit “Orizzonte Cristiana” pranë Radio Vatikanit, të mbronte diplomën me “Lahutën”, duke ia përkthyer në italisht të gjitha pjesët, që i duheshin. Kjo punë diplome ruhet në Bibliotekën Françeskane, në Shkodër.

Pastaj i erdhi radha gjermanishtes… E edhe anglishtes…

Lahuta gjermanisht

Lahuta u përkthye gjermanisht nga albanologu Maximilian Lambertz (Vjenë 1882- Lajpcig 1963). Që më 1913 Larmbertz e quajti Fishtën “Dichtergenius”(Poet gjenial), ndërsa Lahutën e Malcís, “kryevepër”. Një vit më pas botoi monografinë “Poezia popullore e shqiptarëve”. Në të citoi, mes të tjerash, vajin e motrës së Avdi Hisës, të cilit Vulo malaziasi i grabiste armët, me gjithë tufën e gjasë (Kanga III: Preja), duke përkthyer gjermanisht vargjet 60-112 e, ç’është më e rëndësishme, filloi krahasimin e epikës së Fishtës, me atë të Homerit, e vajit të Lahutës, me vajin e Akilit mbi Patroklin e të Andromakës mbi Hektorin.1  Për famën e Fishtës si poet, Lambertz shkruan: “Populli i vet e nderoi me titullin Poet kombëtar (nationaler Dichter), ndërsa çmohej edhe jashtë qysh në gjallje të tij”2. Viti 1949 në veprimtarinë shkencore të Lambertzit do të meritonte të quhej “Viti i Fishtës”. Këtë vit ai botoi në Lajpcig, si libër më vete, studimin monografik “Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís”3, duke theksuar se meriton, nëpërmjet përkthimit në gjuhë të tjera, të zërë vendin që i përket në letërsinë botërore”4.  Monografia “Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís” është një ndër majat e krijimtarisë shkencore të Lambertz-it për kulturën shqiptare e, posaçërisht, për studimet mbi Fishtën. Për fat të keq, vijon të mbetet e papërkthyer në shqip, pra e panjohur për lexuesin shqiptar.  Si shumë shkrime të tjera… Ndërsa tezën homerike do ta shtjellonte më gjerë në një studim të posaçëm, të botuar më 1961 te “Shejzat”, me titull “Çështja homerike dhe epi shqiptar Lahuta e Malcís”5. I gjithë ky kontribut në studimin e veprës së Fishtës, të specifikave të saj kombëtare, por edhe universale, u kurorëzua, më 1958, me përkthimin dhe botimin e plotë  të Lahutës në gjuhën gjermane 6.

Lahuta e Malcis sot këndon edhe anglisht

Shkruan përkthyesi i saj në anglisht, Robert Elsie: “Lahuta e Malcís është një kryevepër, e cila zë vend në radhën e eposeve të mëdha botërore. S’ka lexues që të mos e pëlqejë. E kemi fjalën për lexues, që kanë durim të shfletojnë një libër me 15. 613 vargje… Natyrisht, po ta kesh parasysh historinë “politike” të Lahutës dhe të Fishtës, dmth heshtjen më se 50 vjeçare dhe zhdukjen e eposit kombëtar për një periudhë gjysëm shekullore, për rininë e sotme, nuk është e lehtë të lexohet, aq më pak, të interpretohet. Por… “kush asht trim”, do ta lexojë me një frymë, do ta shijojë e do të mahnitet nga bukuria e Verbit të Poetit. Sot ky monument kulturor merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për Veriun, por për tërë Shqipërinë. Bëhet shumë më tepër se një vepër letrare. Në botimin anglisht të Fishtës, e quajta “vepra e parë letrare shqiptare që i përket  botës”. Pjesa thelbësore e Lahutës u hartua në fillim të shekullit XX, kurse varianti përfundimtar – nëse ishte tamam përfundimtar – u botua në vitin 1937, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Po ta krahasojmë Lahutën me veprat e tjera epike, në veçanti me ato të Evropës, ta zëmë me veprat e Njegoshit malazez, të Mickieviçit polak, të Dantes italian, të Donelaitisit lituanez, të Kamoeshit portugez… shohim se Lahuta e Malcís është shumë e vonë. Por, siç e dimë, Shqipëria e vogël është paksi vonë në çdo gjë, apo jo? Po kjo nuk do të thotë se është më keq. Lahuta nuk është, as nuk do të jetë kurrë jashtë kohe. Në anglisht thuhet “last, but not least (i fundit në radhë, por jo në rëndësi).7

Një  gjysëm-anekdote për përkthimin e profesorit Lambertz

Prof. Maksimilian Lambertz, në sa përkthente “Lahutën” në gjermanisht, shkëmbente dendur letra me françeskanët shqiptarë në diasporë: ribotuesin e Lahutës, Atë Daniel Gjeçajn dhe fratin historian, atë Paulin Margjokajn, që e kalonte jetën ndërmjet altarit – e arkivave! Prandaj, kur e kishte kryer përkthimin, albanologu i madh iu lut Margjokajt,  njohës i mirë i gjermanishtes, t’i hidhte një sy përkthimit, në pritje të ndonjë vërejtjeje. E Atë Paulini – siç shkruan në një letër drejtuar atë Gjeçajt – vërejti se gjermani vende-vende nuk kishte mundur të hyjë në palcën e frazeologjisë fishtjane, thellësisht popullore. Ndërmjet tjerash, mallkimin “dreqi e rroftë” e kishte përkthyer “rroftë dreqi!”.

Shkruan Atë Paulini: “Ndoshta të huejtë mendojnë se jemi komb i keq, por duhet ta dinë se nuk kena mbërrijtë kurrë deri në atë pikë, sa me i urue jetë të gjatë dreqit!”.

Apo ndoshta edhe kemi mbërrijtë, qyshse, shqiptarë tue kenë – pohojmë se nuk mund ta lexojmë Lahutën – sepse nuk e kuptojmë gjuhën e saj!? Duke harruar se ka edhe nga ata që ia dijnë krejt përmendsh të 15. 613 vargjet.

Po ani, tashti, që mund ta lexojnë italisht, gjermanisht e anglisht, ndoshta edhe shqiptarët kanë për ta kuptuar, më në fund, Homerin e racës së tyre!

_______

1 “Pater Georg Fishta, O.F.M., dem in seinem Volkstum wurzelden Nationalen Dichter der Albaner in treuer Freundschaft gewidmet”.

2 M. Lambertz: Das Werden der albanischen Literatur, në “Leipziger Vierteljahrsschkrift für Südosteuropa”, 1943, Heft 2-4, 160-174; ribot. edhe në “Albanisches Lesebuch…”,

3 Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos “Lahuta e Malcis” (Laute des Hochlandes). Eine Einfuhrung in die albanische Sagenwelt von Maximilian Lambertz, Leipzig 1949.

4 Po aty, III (pa nr.).

5Die homerische Frage und das albanische Grossepos von Max Lambertz, në “Shejzat”, 1961, nr. 11-12, fq. 385-391; një përkthim shqip nga Dr. R. Krasniqi: Homeri dhe epopeja shqiptare, në “Shejzat”, 1973, nr. 9-12, fq. 332-336.

6 Gj. Fishta: Die Laute des Hochlandes, Übersetzt, eingeleitet mit Änmerkungen versehen von Max Lambertz, München 1958, 312 f.

 7 Sipas Gazetës Shqiptare, Tiranë, 16 prill 2006.

Tags: AtFishtaGjergjLahutaMalsiseMonumentale. HomeriShqiptarVepra
Previous Post

E shumështrenjta, e shenjtë e gjakut tem, Nana Terezë

Next Post

Dashuria si një magjepsje pas tjetrit dhe… dashuria si realitet dhe si koncept i postulatit “Dashuria triumfon mbi gjithçka”

Next Post

Dashuria si një magjepsje pas tjetrit dhe... dashuria si realitet dhe si koncept i postulatit “Dashuria triumfon mbi gjithçka”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj