Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Vajza shqiptare” një prej joshjeve krijuese që dehën botën e ëndjeve delikate të penelit të Jan Frederik Pieter Portielje

April 29, 2020
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
1.1k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ai i përkiste një shekulli të gabuar, por kjo nuk e penalizoi, përkundrazi ushqeu ambicien e tij artistike, shpirtërore gjithashtu, për të pasuruar pikturën, galerinë e tij krijuese me femrën, vetë simbolin e bukurisë dhe sharmit, hireve dhe elegancës, tundimit dhe dalldisjeve. Në kohën e tij, të paktë ishin aq të “dashuruar” me femrën si subjekt artistik dhe muzë frymëzimi. E velur ishte tabloja nga kjo hare e stinës së shpirtit dhe dëshirimeve. Shekulli XX, të cilit i përkiste ai, kjo delikatesë dhe sypamësi e epshur dëshirimeve, e pati të cekët gufimin e të pakët vërshimin. Është fjala për piktori Edward Antoon Portielje, vepra e të cilit daton në fillimi të shekullit XX, nga AntWerp. Ai tregoi një interes për tema në dukje pa ngjashmëri ndërmjet tyre. nga njëra anë, imazhet e tij të gruas shtëpiake, të cilat përcjellin një ndjeshmëri të një kujdestari sqimatar femëror dhe mjedisit gjithëpërfshirës, ​​ndërsa përshkrimet e tij të peshkatarit holandez, sugjerojnë një shkathtësi në zgjedhjen e lëndës dhe ekzekutimin pikturor. Audienca moderne do të njihet më shumë me veprat e tij kushtuar përjetësimit të kultit të femrës, të cilat për nga romantika e këndshikimit dhe e trajtimit artistik i shkojnë mjeshtrave të shekullit XVII, të cilët e shprehin këtë kumt krijues përmes vështrimeve në aspektet e jetës së përditshme.
Piktura “Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit, nga më të veçantat e atij kulmimi femëror në tablo.

Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë në prarim i tendosur të gjendjes. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.

Galeria e tij krijuese pasurohet nga portrete, përfaqësime të zonjave elegante në kopsht apo në park, në ambiente luksoze. Tematika e tablove të tij përfshinte, kryesisht portrete zonjash, grashë dhe vajzash në momente të ndryshme, kryesisht atyre meditative, dhe jo vetëm, një mundësi kjo për të nxjerrë në pah profilin e tyre psikologjik, por edhe hiret e tyre, veshjet dhe larminë në këtë tërësi ekpozimi bukurie. Tablotë e tjera kanë si tematikë; dy zonja, zonjë me fëmijë, dy fëmijë; me informacione anekdotike, si shkrimi ose leximi, admirimi i një vizatimi, lule apo një cope bizhuteri, duke luajtur në mandolinë ose kitarë, etj.

Bustet e grave, përfaqësime të llojeve perëndimore, jugore ose orientale, shpesh të dekoruara me xhevahire dhe të trajtuara me korrektësi dhe vërtetëti, veshjet e tyre, pjesë e rëndësishme dhe domethënëse të nacionalitetit që përfaqësojnë. Piktura e tij është realiste me një vëmendje për detaje dhe cilësi. Ajo është menduar si një pikturë elegante e zhanrit pa shumë thellësi. Por në të është trajtuar me shumë korrektësi detaji, ndoshta duke ruajtur me fanatizëm gjithë atë ansambël të ojnisjes dhe bukurimit të këtyre grave. Veshja, bizhutë, aspekti tradicional dhe nacional i këtyre elementeve, vijnë nëpërmjet Edward Antoon Portielje dhe grave që ai ka pikturuar, si një etapë njohëse dhe përjetuese të atyre grave dhe vajzave. Tabloja arrin të përcjellë portretet, si në një paradë, ku koha sfidohet dhe kufinjtë zihen në grackë, ku bota e brendshme e grave tregohet me kaq çiltërsi dhe fshihet me kaq finesë pas impaktit.

Për disa piktura ai ka punuar me një artist tjetër. Për shembull, pikturat njihen së bashku me Frans Lebret (1820-1909) dhe me Eugène-Remy Maes (1849-1931).

Portielje ka punuar intensivisht me tregtarët e artit për marketingun e prodhimit të tij, të tilla si me Albert D’Huyvetter dhe djalin e tij Albert junior në New York City dhe me Prinz Bros., tregtarët e artit në Brooklyn dhe Chicago.

***

Jan Frederik Pieter Portielje u lind në Amsterdam më 20 prill 1829  dhe vdiq në Antwerp më 6 shkurt 1908. Piktor holandez-belg ishte fëmija i dhjetë, nga njëmbëdhjetë që kishte Gerrit Portielje, një shitës librash dhe botues në Amsterdam dhe Jacoba Zeegers. Jan Frederik Pieter Portielje ishte student në Akademinë e Amsterdamit nga 1842 deri në 1849 me, së bashku me Valentijn Bing dhe Jan Braet von Überfeldt. ndërmjet viteve 1851 dhe 1853 ai qëndroi në Paris disa herë për një periudhë më të gjatë, gjithashtu edhe muajve të verës kur Akademia u mbyll për shkak të festave. Ai punoi si një portretist dhe kjo i dha mundësi që ai të kishte një klientelë në rritje në Bruksel dhe Antwerp.

Pas studimeve, Portielje vazhdoi të jetonte në Antëerp. Në 1853 u martua me Eulalie Lemaire (Antwerp, 1828-1903) dhe i lindi fëmijët Auguste (° 1854), Gerard (° 1856), Victor (° 1857), Edward (° 1861) dhe Hortence (° 1862). Gerard dhe Edward gjithashtu u bënë piktor.

Portielje u varros në Antwerp mbi Kiel , por më vonë u transferua në varrezat e Schuneselhof .

Tags: 20 prill 18296 shkurt 1908Albert VatajAmsterdamFemratGrateJacoba ZeegersJan Frederik Pieter PortieljePiktoriTabloVajzat
Previous Post

Intertekstualiteti- A do te ekzistonte postmodernizmi ne letersi pa Jorge Luis Borges?

Next Post

Viktor Hygo dhe Zhyl Vern, ku u takuan dhe biseda që bënë ata së bashku

Next Post

Viktor Hygo dhe Zhyl Vern, ku u takuan dhe biseda që bënë ata së bashku

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj