Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Gratë ndjejnë, meshkujt kërkojnë? Kur zemra dhe trupi nuk flasin të njëjtën gjuhë

March 31, 2026
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Gratë ndjejnë, meshkujt kërkojnë? Kur zemra dhe trupi nuk flasin të njëjtën gjuhë

Why are women for love and men for sex?

12
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj
Pse gratë janë për dashurinë dhe meshkujt për seksin? Në mes të dëshirës dhe përkushtimit, dallimet gjinore janë thelbësisht tregues i përkatësisë. Mes ndjenjës dhe instinktit, femra dhe mashkulli janë të gjithëpranuar si dy mënyra krejt të ndryshta për të jetuar intimitetin. Kur trupi te burri kërkon dhe shpirti te gruaja zgjedh, përjetimi dhe përkushtimi zbresin nga e njëjta qiellore, për t’i blatuar hyjnisë së njerëzores fryte të ndryshëm të begatisë ndjesore.
Hulumtimet shkencore dhe studimet ndërdisiplinore në psikologji, neuroshkencë dhe sociologji sugjerojnë se dallimet mes grave dhe meshkujve nuk kufizohen vetëm në dimensionin fizik, por shtrihen edhe në mënyrën se si ata perceptojnë botën, ndërtojnë marrëdhënie dhe përjetojnë emocionet. Këto diferenca shfaqen në funksione të ndryshme psikike dhe neuropsikiatrike, si perceptimi, njohja dhe afektiviteti.

Meshkujt, në përgjithësi, priren të kenë një orientim më të theksuar hapësinor dhe reagim më të shpejtë ndaj stimujve vizualë, ndërsa gratë shquhen për ndjeshmëri më të lartë shqisore, përpunim më të thelluar emocional dhe aftësi më të zhvilluar komunikimi. Ato dëgjojnë më me kujdes, ndiejnë më me intensitet dhe artikulojnë më me finesë përjetimet e tyre. Kjo nuk është thjesht çështje biologjie, por edhe e një formimi kulturor dhe social që i ka ushqyer këto role ndër shekuj.
Kur kalojmë në territorin e dashurisë dhe seksit, këto dallime bëhen edhe më të dukshme. Një formulim i thjeshtuar, por i mbështetur në një pjesë të kërkimeve empirike, është se meshkujt “votojnë” për seks, ndërsa gratë për dashuri. Megjithatë, kjo nuk duhet marrë si një e vërtetë absolute, por si një prirje statistikore.

Megjithatë, aty ku Freud sheh vazhdimësi, Carl Gustav Jung propozon diferencim. Ai flet për anima dhe animus, dimensione të brendshme që përfaqësojnë femëroren dhe mashkulloren në çdo individ. Për Jungun, gruaja priret drejt lidhjes, integrimit dhe përjetimit të thellë emocional, ndërsa mashkulli drejt diferencimit, veprimit dhe shpesh fragmentimit të përvojës. Kjo ndihmon të kuptohet pse për shumë gra dashuria dhe seksi janë një, ndërsa për shumë meshkuj ato mund të funksionojnë si dy realitete të ndara.
Në një tjetër plan, Erich Fromm, në veprën e tij mbi artin e të dashuruarit, e përkufizon dashurinë jo si ndjenjë spontane, por si një akt vullneti dhe përgjegjësie. Sipas tij, dashuria është një zgjedhje për të ndërtuar, për të njohur dhe për t’u kujdesur për tjetrin. Në këtë kuptim, ajo kërkon unitet, një bashkim që përfshin edhe trupin, por që nuk reduktohet në të. Kjo ide rezonon fort me përvojën femërore, ku seksualiteti shpesh kërkon kuptim dhe lidhje.

Ndërkohë, Simone de Beauvoir e sheh dallimin gjinor si një produkt të historisë dhe kulturës, duke ju qasur këtij botkuptimi me përkufizimin ikonik “nuk lindesh grua, por bëhesh e tillë”. Në këtë prizëm, fakti që gratë kërkojnë dashuri dhe meshkujt seks nuk është vetëm biologji, por edhe një ndërtim shoqëror që ka formësuar rolet dhe pritshmëritë. Gruaja është edukuar të investojë emocionalisht, ndërsa mashkulli të afirmojë veten përmes dëshirës dhe pushtimit.
Kjo ndarje merr një dimension edhe më të mprehtë te Arthur Schopenhauer, i cili e sheh dashurinë si një iluzion të natyrës për të garantuar vazhdimësinë e specieve. Për të, ajo që ne e quajmë dashuri është një strategji e verbër e vullnetit për jetë. Në këtë optikë pesimiste, dallimi mes grave dhe meshkujve lidhet me rolet e tyre në riprodhim, gruaja kërkon siguri dhe përkushtim, ndërsa mashkulli shpërndarje dhe shumëfishim të mundësive.

Në të kundërt, Helen Fisher, një nga studiueset më të njohura të dashurisë në kohët moderne, propozon një model neurobiologjik me tre sisteme, dëshira seksuale, tërheqja romantike dhe lidhja afatgjatë. Sipas saj, këto sisteme mund të funksionojnë së bashku ose të ndara, dhe pikërisht këtu qëndron çelësi i dallimit. Meshkujt, më shpesh, mund ta përjetojnë seksin të shkëputur nga lidhja emocionale, ndërsa gratë kanë tendencë t’i ndërthurin këto sisteme më fort.
Edhe Esther Perel, një nga zërat më bashkëkohorë në psikologjinë e marrëdhënieve, e thekson këtë tension, te, dashuria kërkon afërsi, ndërsa dëshira kërkon distancë. Sipas saj, sfida e marrëdhënieve moderne është të ruhet njëkohësisht intimiteti dhe dëshira, dy forca që shpesh e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Për shumicën e grave, dashuria dhe intimiteti fizik janë të ndërthurura në mënyrë organike. Seksualiteti përjetohet si një vazhdimësi e ndjenjës, si një gjuhë e trupit që buron nga lidhja emocionale. Kur një grua dashuron, ajo shpesh e investon veten në mënyrë të plotë, emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht. Besnikëria, në këtë kontekst, nuk është vetëm normë morale, por edhe një nevojë e brendshme për koherencë ndjenjash.

Në anën tjetër, për një pjesë të konsiderueshme të meshkujve, dashuria dhe seksi mund të funksionojnë si dy sfera relativisht të ndara. Kjo ndarje nuk do të thotë mungesë ndjenjash, por një mënyrë tjetër e organizimit të përvojës intime. Një mashkull mund të dashurojë dhe njëkohësisht të mos e përjashtojë plotësisht aventurën seksuale jashtë lidhjes, pa e perceptuar këtë si një kontradiktë të brendshme aq të thellë sa do ta përjetonte një grua në të njëjtën situatë.
Kjo është arsyeja pse, sipas shumë studimeve, një përqindje më e lartë e meshkujve pranon tradhtinë gjatë një lidhjeje dashurore, ndërsa gratë priren të mbeten më besnike kur janë emocionalisht të përfshira. Për gratë, ndarja mes “dashurisë” dhe “seksit” është më e vështirë për t’u bërë; për meshkujt, kjo vijë ndarëse është shpesh më e lëvizshme.

Megjithatë, kjo diferencë krijon edhe një tension të vazhdueshëm në marrëdhënie. Meshkujt shpesh lodhen nga dyshimet për besnikërinë e partneres, ndonëse statistikat sugjerojnë se shumica e grave të dashuruara janë besnike. Nga ana tjetër, gratë përballen me ankthin më të thellë, jo thjesht nëse tradhtohen, por nëse dashuria e partnerit është autentike apo vetëm një deklarim formal që mbulon një shpërndarje të energjisë emocionale dhe seksuale diku tjetër.
Shenjat e mungesës së dashurisë, në këtë kontekst, nuk janë gjithmonë dramatike. Ato shpesh shfaqen në indiferencë, në mungesë vëmendjeje, në paaftësinë për të ndarë kohë dhe detaje të vogla, në kritika të vazhdueshme apo në një tepricë komplimentesh të zbrazëta që përpiqen të mbulojnë boshllëkun emocional.

Në fund, pavarësisht statistikave dhe teorive, një e vërtetë mbetet, dashuria dhe seksi janë dy dimensione të ndryshme të përvojës njerëzore. Ato mund të bashkohen në mënyrë të përkryer, por mund edhe të ekzistojnë të ndara. Sfida e marrëdhënieve moderne nuk është të mohojë këtë dualitet, por ta kuptojë dhe ta menaxhojë atë me ndershmëri, vetëdije dhe përgjegjësi.
Sepse, në thelb, nuk është çështja kush dashuron më shumë apo kush kërkon më shumë seks, por si, secili prej nesh e kupton lidhjen mes trupit dhe shpirtit, dhe çfarë zgjedh të bëjë me këtë kuptim.

Tags: Alber VatajBurriDashuriaErich FrommEsther PerelFemraFreudGruajaHelen FisherMashkulliNdjenjaSeksiSimone De Beauvoir
Previous Post

Fryma e mermerit që të lë pa frymë. Ndihu edhe ti me faj, se e nguce këtë hir të bëhet me turp

Next Post

Friedrich von Schiller, ai që besonte se dështimi i së vërtetës nuk është dështim i mendjes, por i zemrës

Next Post
Friedrich von Schiller, ai që besonte se dështimi i së vërtetës nuk është dështim i mendjes, por i zemrës

Friedrich von Schiller, ai që besonte se dështimi i së vërtetës nuk është dështim i mendjes, por i zemrës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

March 31, 2026
Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi

Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi

March 31, 2026
“Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme

“Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme

March 31, 2026
Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë

Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë

March 31, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj