Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

October 22, 2025
in Filozofi, Slider, Të përzgjedhurat
Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj
16
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Arthur Schopenhauer (1788–1860), filozofi i njohur gjerman, ka një prej pikëpamjeve më kontraverse dhe negative mbi gratë në histori të filozofisë perëndimore. Për shumëkënd, shkrimet e tij mbi këtë temë duken ekstremisht mizogjene, por ato gjithashtu reflektojnë mendësinë e tij pesimiste mbi jetën dhe natyrën njerëzore në përgjithësi. Ja një pasqyrë e shkurtër e idesë së tij mbi gratë dhe marrëdhëniet gjinore.

Pikëpamja e tij për gratë lidhet ngushtë me filozofinë e tij më të gjerë pesimiste. Schopenhauer besonte se jeta është përmbushur me dhimbje, dëshirë të pashuar dhe vuajtje. Gratë, sipas tij, nuk shpëtojnë nga ky cikël; madje, ai mendonte se instinktet dhe dëshirat e tyre e bëjnë jetën e burrave shpesh më të ndërlikuar dhe problematike.

Në qoftë se bota ka lindur nga një trill i Zotit, dhe me gjasë kjo ka ndodhur, atëherë gruaja është qenia, tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë sa më mirë anën e paparashikueshme të natyrës së saj misterioze.

Që nga kohët e lashta marrëdhëniet ndërmjet filozofëve dhe grave kanë qenë karakterizuar nga një “misalliance” (martesë e pabarabartë) e pandreqshme. Duke vështruar historinë e mendimit filozofik në këtë perspektivë, të krijohet aty për aty përshtypja, se filozofia gjithmonë ka qenë e do të jetë një çështje vetëm e meshkujve.

Marrëdhëniet e vështira me figurën amnore janë, me sa duket, në zanafillë të urrejtjes së grave dhe të përfytyrimit të pambrojtshëm, gati grotesk të gruas që Shopenhaur mëton.

“E marrin martesën vetëm si institute asistence. Kur im atë, i mjerë e i sëmurë përfundoi i paralizuar në karrige, do të qe braktisur fare sikur për të nuk do të ishte kujdesur me dashuri një shërbëtore plakë. Zonja e madhe, nëna ime, jepte pritje, kur ai po shuhej në vetmi, ajo dëfrente kur ai vuante si mos më keq. Ja kjo është dashuria e grave”, do të kushtonte shpirti i drobitur i filozofit.

Për tu mbrojtur nga të ftohtit e dimrit, disa iriq shtrëngohen fort pas njëri-tjetrit që të ngroheshin. Mirëpo kur e bënin këtë shpohen nga gjembat e tyre, prandaj largoheshin, e njëjta gjë ndodh edhe me qëniet njerëzore.

Në njërën gjysmë të jetës së tyre burrat janë kurvarë, ndërsa gjysmën tjetër atyre u vënë brirë, për rrjedhojë, gratë ndahen në të tradhtuara dhe tradhtare.

Të martohesh dhe ky akt të jetë i suksesshëm, kishte pohuar Shopenhaur, do të thotë të fusësh dorën në një thes, me sy të mbyllur dhe të shpresosh të nxjerrësh që andej ngjalën e vetme mes atij grumbulli gjarpërinjsh. Veç kësaj edhe kur shkon mirë martesa, ti përgjysmon të drejtat tuaja, e dyfishon detyrimet.

Për gratë se kam thënë ende fjalën time të fundit, besoj se gruaja kur arrin të shkëputet nga shumica, ose më mirë kur ngihet mbi të, zhvillohet pa ndërprerje më shumë se burri, për të cilin mosha shënon një kufi, ndërsa gruaja rritet gjithnjë e më shumë.

Ja sepse sentence, në vend të përshkrimeve asnjanëse, kthehen më shumë një serë këshillash për ti hapur sytë seksit mashkullor nga gracka fatale dhe konflikti rraskapitës që në mënyrë të pashmangshme fshihen në marrëdhënie me gratë.

Është në natyrën e grave që ata ta shohim çdo gjë vetëm si një mjet për të shtënë në dorë mashkullin dhe interesi i tyre për diçka tjetër është gjithmonë vetëm shtirje, një dredhi fund e krye, pra ai kthehet në ojna e majmunëri.

Prandaj natyra i ka dhënë gruas, ashtu si çdo krijese tjetër, ca armë e ca mjete që i duhen për mbrojtjen e ekzistencës së vet dhe për të gjithë periudhën kur ajo ka nevojë, edhe në këtë rast ajo ka parashikuar gjithçka me nikoqirllëkun e saj të zakontë.

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në to, një kohë të caktuar të rinisë, të gjithë bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbur të burrave, për ti shtyrë ato në tundim, ua mpin çdo mendim dhe i çon në rrënim.

Sa më shumë një gjë është fisnike dhe e përsosur, aq më me vonesë dhe më ngadalë arrin pjekuria. Mashkulli me vështirësi arrin pjekurinë e arsyes dhe të forcës së intelektit para se të bëhet 28 vjeç, ndërsa gruaja që në moshën 18-vjeçare, por arsyeja e saj, pikërisht për këtë është mjaft e kufizuar. Prandaj gratë mbeten fëmijë për tërë jetën, shohin gjithmonë dhe vetëm çfarë është më afër, mbeten të lidhura me të tashmen, ngatërrojnë paraqitjen e gjërave me thelbin e tyre dhe parapëlqejnë çikërrimat ndaj çështjeve më të rëndësishme.

Bukuria e djemve me atë të vajzave është si piktura në vaj e krahasuar me atë në pastel.

Gruaja njësohet më shumë me të tashmen, prandaj di ta gëzojë atë më mirë, mjafton të jetë e durueshme; nga kjo kushtëzohet ajo qetësi karakteristike e gruas që e bën atë të përshtatshme për ti dhuruar orë të këndshme çlodhjeje burrit, të mbytur në telashe.

Gruaja e shlyen fajin e jetës jo duke vepruar, por duke vuajtur dhëmbiet e lindjes, me përkujdesjen për fëmijët, me nënshtrimin ndaj burrit, për të cilin duhet të jetë një shoqe e durueshme dhe e qetë.

Në fshehtësinë e zemrës së tyre, vajzat i quajnë punët shtëpiake ose profesionale, diçka të dorës së dytë, mbase edhe një zbavitje të thjeshtë,  ata mendojnë se i vetmi profesion i tyre serioz është dashuria dhe gjithçka ka lidhje me të, që tek veshja, flokët, zbukurimi, surprizat, dhurata, aventurat, etj.

Padyshim që gratë janë më prozaike se burrat prandaj tek gjërat nuk shohin më shumë se çfarë ndodh në to realisht, ndërsa burri, nëse pasionet e tij janë të trazuara, është i prirura t’i zmadhojë gjërat reale, ose ti shtojë element imagjinarë.

Gratë duke qenë më të dobëta janë të detyruara nga natyra të mos përdorin forcën, por dinakërinë, që këtej rrjedh dinakëria e tyre instinktive dhe prirja e papërmbajtur për të gënjyer. Si sepia, gruaja mbështillet në maskim dhe noton në rehati brenda gënjeshtrës.

Është e pamundur të takosh një grua me të vërtetë të sinqertë, e cila të mos shtiret. po për të njëjtën arsye, gratë zbulojnë pa vështirësi hipokrizinë e të tjerëve dhe për këtë nuk është e këshillueshme që ne të përpiqemi ta përdorim me to.

Të gjithë gratë, me përjashtime të rralla, janë të prirura për të qenë dorëlëshuara. Prandaj çdo pasuri, veç rasteve kur e kanë vënë vetë, duhet të ruhet mirë nga budallallëku i tyre.

Askush nuk do të shkruante kurrë një Iliadë po të kishte pasur për nënë një bibë dhe për baba një gjumash, madje as në rastin kur ai do të studionte në shtatë universitete.

Duke dashuruar ju besoni se ushtroni kultin e bukurisë dhe se futeni në një ujdi qiellore. Mos u dehni nga fjalët, jo, ju do të zgjidhni pa e kuptuar një problem të harmonisë fiziologjike.

Është një iluzion i epshit për të gënjyer burrin, duke e bërë të besojë se do të gjejë në krahët e një gruaje mrekullinë…

Megjithatë qëndrimi kontrovers i Schopenhauer për gratë u kundërshtua nga disa mendimtarë dhe filozofë, si brenda kohës së tij ashtu edhe më vonë, duke theksuar se pikëpamjet e tij ishin tepër negative dhe të njëanshme. Disa prej kritikëve më të njohur janë, Johann Gottlieb Fichte dhe Immanuel Kant.

Kant: Ndërsa nuk e trajtonte temën e grave në mënyrë eksplicite si Schopenhauer, ai i shikonte gratë si subjekte morale të afta për të vepruar me arsye, pavarësisht se i perceptonte disa kufizime të rolit social. Kjo është e kundërt me perspektivën radikale biologjike dhe pesimiste të Schopenhauer, e cila i përjashtonte gratë nga rrethi i racionalitetit të avancuar.

Fichte nga ana e tij mbështeste idenë e barazisë morale të grave, duke theksuar se edukimi dhe arsimi mund të zhvillojnë potencialin e tyre intelektual.

Flora Tristan dhe Mary Wollstonecraft (paraprirës të të drejtave të grave), ishin gjithashtu në oponencë me Schopenhauer.

Tristan dhe Wollstonecraft, aktiviste dhe shkrimtare për të drejtat e grave, argumentuan fuqishëm kundër stereotipeve që i minimizonin aftësitë intelektuale dhe sociale të grave.

Wollstonecraft, në veprën e saj A Vindication of the Rights of Woman (1792), thekson se gratë nuk janë të lindura inferiorë, por që edukimi i kufizuar dhe shtypja sociale i bëjnë të dukshme më pak të afta. Kjo është kundër idesë së Schopenhauer se inferioriteti i grave është natyror dhe i pashmangshëm.

Ironikisht, Nietzsche, që ishte i influencuar nga Schopenhauer, e kundërshtoi qasjen e tij të zezë dhe të përgjithshme mbi gratë. Në veprat e tij, sidomos “Kështu Foli Zarathustra” dhe “Përtej Mirës dhe Keqes”, ai shpesh kritikon stereotipet dhe moralin që e shikonin gruan si inferioritet të natyrshëm, edhe pse Nietzsche vetë nuk ishte plotësisht feminist sipas standardeve moderne. Ai e konsideronte Schopenhauerin tepër pesimist dhe determinist në lidhje me natyrën femërore.

Shumë mendimtarë dhe aktivistë feministë kritikuan Schopenhauerin për mizogjininë e tij të hapur.

Ata theksuan se pikëpamjet e tij nuk kishin bazë empirike, por burojnë nga paragjykime kulturore dhe psikologjike, duke i trajtuar gratë si objekte, jo si subjekte me autonomi.

Në thelb, kundërshtimi më i fortë ndaj Schopenhauer erdhi nga filozofë që theksuan arsimin, autonominë dhe aftësitë intelektuale të grave, si dhe nga feministët që kundërshtuan mizogjininë si të papranueshme dhe të dëmshme për shoqërinë.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajArthur SchopenhauerPer grate
Previous Post

Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

Next Post

Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Next Post
Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

October 22, 2025
Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

October 22, 2025
Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

October 22, 2025
Zinxhiri njerëzor 700 kilometra për liri i “Rrugës Baltike”, solidariteti paqësor që hyri në histori

Zinxhiri njerëzor 700 kilometra për liri i “Rrugës Baltike”, solidariteti paqësor që hyri në histori

October 21, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj