Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit shqiptar, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen dhe dinjitetin

September 22, 2025
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit shqiptar, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen dhe dinjitetin
3
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Mirash Ivanaj mbetet një zë, emër, vlerë dhe vepër ikonike e shërbestarisë plot devocion dhe përkushtim për arsimin dhe dijen në Shqipërinë e kapërcyellit të kohërave dhe epokave. Jeta dhe kontributi i tij nuk do të kishin si njësi matëse, detyra dhe poste, por me shpirtin e tij të ngadhënjimtë për atë që më shumë se e obligonte, ai e besonte, përpjekjen e palodhur dhe të ngulmëta për të ngjallur dritën e dijeve në zemrat e të rinjve, atyre që do të ishin dielli i ditës së zgjimit kombëtar. Edhe pse ai kërkoi me këmbëngulje dhe e përmbushi që arsimi të ishte laik dhe një e drejtë për të gjithë, ai ishte dishepull i vërtetë i arsimit. Ai nuk kursente asnjë sakrificë, duke u përballur me sfida, shtypje dhe padrejtësi, gjithnjë me qëllimin e shenjtë të formimit të një brezi të ditur dhe të lirë në mendim. Blatimet e tij nuk ishin të zakonshme në kohën e rrëmeteve, ishte martirizim i shpirtit për dijen.

Në kujtesën tonë historike ka emra që shndrisin jo për shkëlqimin e pushtetit që kanë pasur gjatë rrugëtimit të tyre në dëshmimin mëtues dhe mëkues, por edhe për peshën e veprës së vlertë që kanë lënë pas, si gurëthemel i aktit kontribues. Një nga këto figura është Mirash Ivanaj (12 mars 1891-22 shtator 1953), reformatori i madh i arsimit shqiptar, i cili me vizionin dhe guximin e tij ngriti themelet e një sistemi shkollor kombëtar, duke e shkëputur arsimin nga varësitë dhe ndikimet e huaja.

Në historinë e arsimit shqiptar, pak emra ndriçojnë me aq forcë sa ai i Mirash Ivanajt.

I lindur në Podgoricë, në një familje të shquar malësore nga fisi Bekaj i Trieshit, me rrënjë në Shkodër, Mirash Ivanaj që në moshë të hershme dëshmoi një prirje të jashtëzakonshme për dije. Studimet e para i kreu në Serbi, ku përfundoi gjimnazin klasik me rezultate të shkëlqyera. Më pas, vijoi studimet universitare në Beograd dhe Romë, duke u diplomuar në dy degë, Filozofi-Letërsi dhe Jurisprudencë, me titullin “cum laude” dhe një tezë mbi Kodin e Stefan Dushanit të shekullit XIV.

Jeta e tij personale u shënua nga humbje të mëdha, vdekja e vëllait, e prindërve dhe e të dashurës së zemrës, trauma që e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Megjithatë, ai nuk u tërhoq nga rruga e dijes dhe përkushtimit publik. Në vitin 1923, u kthye në Shqipëri dhe u emërua mësues në Liceun e Korçës. Po atë vit, themeloi gazetën “Republika” së bashku me kushëririn Nikollë Ivanaj, një platformë e guximshme për ide demokratike, laicitet dhe reformë arsimore.

Në vitin 1933, u emërua Ministër i Arsimit, ku realizoi një reformë të thellë dhe vizionare. Reforma Ivanaj synonte shkollimin shtetëror, barazinë në arsim dhe modernizimin e sistemit edukativ shqiptar. Ai besonte se arsimi duhej të ishte i pavarur nga ndikimet fetare dhe politike, një qëndrim që e vuri në konflikt të hapur me klerin dhe disa qarqe konservatore.

Pas pushtimit italian më 7 prill 1939, Ivanaj u detyrua të largohej nga Shqipëria. Emigrimi e çoi në Greqi, Turqi, Liban, Egjipt dhe Izrael, ku kërkoi punë dhe mbijetoi me dinjitet. Në vitin 1945, me garanci nga qeveria komuniste, u kthye në Shqipëri dhe filloi punë si mësues. Por u arrestua më 15 maj 1947 dhe iu nënshtrua torturave çnjerëzore për gati një vit. Akuzat ndaj tij ishin politike, të pabaza dhe të motivuara nga hakmarrja ideologjike.

– A e more vesh, mor ti?- Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?- Je i dënuar me 7 vjet burg!- Po për ç’ka jam dënue mor zotni?- Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.- Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.- Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.- Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?- Mbylle gojën se je i dënuar!

Akti i fundit i këtij absurdi që tejkalon logjikën kafkiane të absurdit shënoi farsën bolshevike që mbetet dëshmi e hidhur e padrejtësisë që iu bë një figure të madhe të kombit. Të dënosh me shtatë vjet burg një njeri që gjithë jetën e kishte vënë në shërbim të dijes dhe të ardhmërisë së vendit, ishte jo vetëm akt i barbarisë politike, por edhe plagë e rëndë në ndërgjegjen shqiptare.

Në burg, Ivanaj vazhdoi të punonte si përkthyes, duke përkthyer literaturë nga fusha të ndryshme: filozofi, histori, matematikë, art ushtarak. Në një takim me Mehmet Shehun dhe Bedri Spahiun, ai deklaroi me krenari:

“Jam një mendimtar dhe një demokrat që, edhe sikur të kthehesha prapë në jetë, do të ndiqja të njëjtën rrugë.”

Mjerimi i jetës së tij të fundit është i pashlyeshëm, disa javë para lirimit, i rraskapitur nga puna dhe nga vuajtjet, iu lut drejtorit të burgut që ta mbante ende aty, sepse nuk kishte ku të shkonte, asnjë strehë, asnjë të ardhur për të jetuar. Një lutje që tingëllon si epitafi më i dhimbshëm i një njeriu që i dha kombit gjithçka dhe nuk mori asgjë.

Më 22 shtator 1953, vetëm dymbëdhjetë ditë para përfundimit të dënimit, Mirash Ivanaj mbylli sytë përgjithmonë, i thyer nga kushtet çnjerëzore të burgut dhe nga një ndërhyrje e thjeshtë kirurgjikale që trupi i tij i rraskapitur nuk mundi ta përballonte. Ishte 62 vjeç.

Vdekja e tij nuk ishte vetëm humbja e një njeriu, por një kapitull tragjik i një kohe që dënoi mendimin dhe dritën.

Mirash Ivanaj, kryereformatori i arsimit kombëtar, u shua jo mbi bankat e shkollës, jo në sallat e ligjërimit, por në qelitë e errëta të burgut, i detyruar të përkthente për të mbijetuar.

E megjithatë, Mirash Ivanaj nuk u shua. Ai jeton në çdo faqe historie, në çdo brez që mëson, në çdo bankë shkolle që mbetet e hapur. Figura e tij emblematike është thirrje që na kujton se arsimi është themeli i kombit dhe se drita nuk shuhet kurrë, sado errësirë të derdhet mbi të. Kujtimi i tij është një monument i heshtur i dinjitetit dhe i sakrificës, që na mëson se mendimi nuk burgoset, as nuk vdes: ai rron dhe udhëheq

Trupi i tij u përdor pa leje për eksperimente anatomike në Fakultetin e Mjekësisë, një akt që flet për mungesën e respektit institucional ndaj një prej mendjeve më të ndritura të kombit.

Pas vdekjes, figura e Mirash Ivanaj u rehabilitua. Në vitin 1992, iu dha Medalja “Martir i Demokracisë” dhe në 1995 titulli “Mësues i Popullit”. Sot, Mirash Ivanaj mbetet një simbol i dijes, guximit dhe përkushtimit ndaj Shqipërisë.

Mirash Ivanaj mbetet jo thjesht një emër në faqet e historisë sonë arsimore, por një udhëheqës shpirtëror i mendimit shqiptar, një themelues i shkollës moderne që i dha kombit instrumentin më të fuqishëm të mbijetesës: dijen. Ai është figura emblematike e arsimit shqiptar, njeriu që e deshi shkollën si tempull të lirisë dhe si laborator të së ardhmes. Edhe pse jeta e tij u shënjua nga padrejtësia dhe harresa, vepra e tij mbeti si një testament që nuk shlyhet. Në çdo klasë ku ndizet drita e diturisë, në çdo brez që ngrihet mbi themele të qëndrueshme, rron fryma e Mirash Ivanajt. Kujtimi i tij është një dritare që na mëson se kombi bëhet i pavdekshëm vetëm përmes shkollës, përmes dijes, përmes idealit të së vërtetës.

Sot, në një kohë kur arsimi përballet me sfida të reja, kujtimi i Mirash Ivanajt është më aktual se kurrë. Ai na kujton se drita e dijes nuk shuhet kurrë, se mësuesit e vërtetë nuk vdesin, por jetojnë në mendjet dhe zemrat e brezave që formojnë. Të kujtojmë Ivanajn nuk është thjesht një akt nderimi, është një detyrim moral, një thirrje për të rikthyer dinjitetin e arsimit dhe për të ndërtuar një të ardhme mbi themelet që ai hodhi me aq përkushtim.

Tags: Albert VatajArsimiMirash IvanajShqiperi
Previous Post

Historia e Kama Sutra-s jo vetëm si katalog arti pasioni, por kryesisht si filozofi e trajtimit të emocioneve dhe ndjenjave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit shqiptar, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen dhe dinjitetin

Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit shqiptar, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen dhe dinjitetin

September 22, 2025
Kama sutra-fragment i nje grafike indiane me episode nga manifestimi i dashurise-Albert Vataj_2

Historia e Kama Sutra-s jo vetëm si katalog arti pasioni, por kryesisht si filozofi e trajtimit të emocioneve dhe ndjenjave

September 22, 2025
Dostojevski mes Shekspirit dhe Poe-së: Drama e fajit dhe kronika e shpirtit njerëzor

Dostojevski mes Shekspirit dhe Poe-së: Drama e fajit dhe kronika e shpirtit njerëzor

September 21, 2025
21 shtator 2014, shtegtimi apostolik i Papës Françeskut në Shqipërinë martire të besimit, një dëshmi e ringjalljes së shpirtit

21 shtator 2014, shtegtimi apostolik i Papës Françeskut në Shqipërinë martire të besimit, një dëshmi e ringjalljes së shpirtit

September 21, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj