Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

“Të dashuruarit e Mantovas”, përqafimi i neolitit që sfidon epokën e nanoshkencës

July 20, 2025
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
“Të dashuruarit e Mantovas”, përqafimi i neolitit që sfidon epokën e nanoshkencës
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Është e vogël, gati e papërfillshme, turma e atyre që ende guxojnë të besojnë në dashurinë e përjetshme. Nuk është disfatizmi, as dëshpërimi i marrëdhënieve të dështuara ajo që shuan këtë mit të lartë; është vetë rrjedha e përvojave njerëzore që, duke shijuar më tepër se ç’duhet konsumimin e ndjesive, përfundojnë duke e mbyllur rrethin me fjalën e fundit të zhgënjimit.
Romantikët, këta endacakë të shpirtit, të cilët ne shpeshherë i vendosim në qiellin e shtatë, nuk kanë arsye të zbresin në truallin e atyre që dyshojnë dhe prodhojnë energji të errëta. Megjithatë, bota, herë pas here, ka qenë e ndriçuar nga pulset e dashurive të mëdha. Romeo e Zhulieta, Tristani e Izolta, dhe një galeri tjetër e ndjenjave të përjetshme, që nuk kanë humbur asnjë grimë shkëlqimi në udhën e shekujve. Ata janë gjallëria e arsyes për të besuar tek ajo që duket e pamundur: që dashuria mund të mos shuhet kurrë.

“Të dashuruarit e Mantovas”,

Dhe ja, si një shenjë, një shfaqje që sfidon jo vetëm skepticizmin, por edhe kohën, na del përpara “Të dashuruarit e Mantovas”, dy skelete njerëzore të përqafuara në një përjetësi të heshtur, të zbuluara në një vendgërmim të periudhës së neolitit, pranë Mantovas, në Italinë e veriut. Fotot e Enrico Pajello për Reuters, të publikuara më 6 shkurt 2007, kanë mbetur një kumt i paharruar për arkeologjinë dhe shpirtin njerëzor. Arkeologët besojnë se çifti është varrosur 5.000 deri në 6.000 vite më parë, dhe se veglat e armët e tyre personale, ende të paprekura, shoqërojnë këtë përqafim që koha nuk e ka mposhtur dot.
Ky zbulim nuk është thjesht një fakt shkencor; është një dorë e shtrirë nga një epokë e largët drejt zemrës së sotme. “Të dashuruarit e Mantovas”, kështu i quajti opinioni publik, u kthyen në një emblemë që shndrit mbi gjerdanin e njerëzimit, një pasaportë e atyre që ende mbajnë gjallë kredon e dashurisë së përjetshme. Përballë tyre, skepticizmi bie heshtur, ndërsa ëndrrimtarët e ndjenjave të mëdha marrin guximin të thonë: çdo dashuri e vërtetë, çdo dashuri e dlirë, e meriton të besojë në përjetësi.
Ky përqafim i gurtë, i dalë nga thellësia e mijëvjeçarëve, është një testament që tejkalon epokat dhe teknologjitë. Ai na kujton se, përtej laboratorëve të nanoshkencës dhe përtej dyshimit modern, zemra njerëzore mbetet e njëjtë: e aftë të dashurojë, të sakrifikojë, të ruajë në heshtje përqafimin e saj deri në amshim.

Tags: “Të dashuruarit e Mantovas”Albert Vataj
Previous Post

Të gjithë dashurojnë, por asnjë dashuri nuk është e njëjtë

Next Post

Shqiponja dhe ligjet e pamëshirshme të natyrës së species, si ndodh seleksionimi

Next Post
Shqiponja dhe ligjet e pamëshirshme të natyrës së species, si ndodh seleksionimi

Shqiponja dhe ligjet e pamëshirshme të natyrës së species, si ndodh seleksionimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Anila Aliu, e talentuara që fiton me shpirtin e një kombi të vogël në skenat e mëdha të botës

Anila Aliu, e talentuara që fiton me shpirtin e një kombi të vogël në skenat e mëdha të botës

October 23, 2025
Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

October 22, 2025
Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

October 22, 2025
Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

October 22, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj